Author: Rilinda

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e mëngjesit, nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave të dobëta. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurta të shiut. Temperatura maksimale do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e…

Lexo më Shumë

Bashkinë e Shkupit ka kuadro jo të kualifikuar, kemi administratë joprofesionale për atë që e punon dhe do të tentojmë që këtë në afat të mesëm ta rregullojmë, tha kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov. Ai sot deklaroi se Bashkia e Shkupit do të fillojë me punën në dy ndërrime, prej orës 7:30 deri 19:30 dhe do të ketë dy pauza gjatë punës. Gjithashtu Shilegov njoftoi se në komunë do të zbatohet sistemi i një sporteli, me qëllim që sipas tij, shërbimet të jenë transparente dhe të thjeshta. Ndërsa sa i përket ndotjes së ajrit, Shilegov tha se pas…

Lexo më Shumë

Senca gjyqësore për rastin “Transportuesi”, në të cilën i akuzuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, edhe sot është shtyrë për shkak munvesës së njërit prej të akuzuarve. Kjo është hera e dytë që është shtyrë seanca kundër Taleskit dhe 20 personave tjerë, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me ç’ka kanë shpërdoruar rreth 360 mijë euro. Seanca e kaluar më 28 shtatori, u shty për shkak të mungesës së të akuzuarës Jasmina Nikiq Desanovska.

Lexo më Shumë

CIVIL – Qendra për Liri fton të gjithë përfaqësuesit e mediave, shoqërisë civile, qytetaret dhe qytetarët për shoqërim dhe diskutim mbi shoqërinë e hapur. Takimi do të mbahet në Klubin e Gazetarëve, të hënën, më 6 nëntor, me fillim në orën 16. Nisur nga parimi nuk ka liri pa media të lira, ekipi i Civilit dëshiron të takohet me më të rëndësishmit e kësaj fushe – njerëzit të cilët për çdo ditë i ofrojnë faktet për ngjarjet dhe proceset te qytetaret dhe qytetarët. Kontributi i mediave në ndërtimin e shoqërisë së lirë shpesh është i lënë pas dore ose i…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative, refuzoi 15 ankesa të parashtruara për rrethin e dytë zgjedhor, në ankesën e 16-të ka sjell aktvendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit, për siç thuhet në sqarimin e Gjykatës, me arsyetimin se rezultati i këtij vendimi “ndikon rezultatin zgjedhor”. Siç bëri të ditur për Portalb.mk, anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi, rivotimi në vendvotimin 2901 do të mbahet këtë të diel, 12.11.2017. “Po, Gjykata Administrative ka sjell aktvendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2901 me arsyetimin se ‘rezultatet e këtij vendvotimi e ndikojnë rezultatin zgjedhor’. Votimi do të mbahet këtë…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Mjedisit Hapësinor, Jani Makraduli në konferencë pë shtyp tha se ekzistojnë probleme serioze me transportimin, deponimin dhe riciklimin e kapakëve të mledhur, por, siç tha, Ministria u përpoq dhe gjeti një zgjidhje. “Prej kur u njoftua se ekzistojnë probleme serioze me transportimin, deponimin dhe riciklimin e kapakëve të mledhur, Ministria u përpoq dhe gjeti një zgjidhje se si të ndihmojë që ky aksion i bukur, edukativ dhe tashmë i përhapur të mbijetojë. Duke rritur resurset tona dhe ato të partnerëve tanë nga bashkësia e biznesit përcaktuam modelin që do të mundësojë rrjedhën e qetë të aktiviteteve. Aktivitetit iu…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave javën e ardhshme do të njoftojë se cili është qëndrimi i tyre për rritjen e pagave në sektorin publik. Në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm, paga më të larta parashihen për shëndetësinë, mbrojtjen dhe arsimin. “ LSM apelon dhe inkurajon Qeverinë e Maqedonisë dhe ministrin e Financave, Dragan Tevdovski që në periudhën e ardhshme të fillojë me përforcimin e dialogut social me sindikatat, me qëllim që sa më lehtë të tejkalohen disa situata dhe të krijohen kushte për rritjen e pagave në sektorët e tjerë”. Mile Boshkov nga Konfederata e Punëdhënësve konsideron se është mirë që…

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës Administrative për të pranuar njërën prej ankesave të Lëvizjes BESA për parregullsi në vendvotimin 2901 e ka kthyer nga fillimi të gjithë procesin zgjedhor në Komunën e Çairit, bën të ditur Tv Shenja. Tashmë ka mundësi që të përmbyset rezultati që e nxirrte fitues Visar Ganiun me vetëm 209 vota diferencë me kandidatin e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. Pas përfundimit të votimeve të rrethit të dytë të zgjedhjeve, përfaqësuesit e Lëvizjes BESA deklaruan se procesi ishte përplot parregullsi, presione dhe blerje të votave, diçka që u materializua më pas me 86 ankesa vetëm për Komunën e Çairit.…

Lexo më Shumë

Policia është duke hetuar për rastin ku futbollisti nga Aerodrumi ndërroi jetë si pasojë e sulmeve të marra. Sipas informatave të deritashme, i ndjeri, Martin Janushev për një kohë të gjatë ka qenë i kërcënuar. Sipas burimeve të “TV Telma”, Janushev për një kohë të gjatë ka qenë i shqetësuar, ka marrë porosi kërcënuese në telefon kurse disa nga dëshmitarët thonë se gjatë ditës së sulmit vdekjeprurës i njëjti është parë në shoqëri të sulmuesve të tij. Sërish, motivet ende janë të paqarta. Përndryshe, rasti i futbollistit Martin Janushev u bë i njohur në opinion pasi që ai të premten,…

Lexo më Shumë

Projekti “Përmirësim i menaxhimit me rajonet e mbrojtura”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe UNDP, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të promovohet sot në Shkup. Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP filloi me realizimin e projektit, qëllimi i të cilit është që ta përmirësojë mbrojtjen e natyrës dhe të promovojë shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve natyrore. Projekti parashikon ndarje të granteve për projekte në rajonet e mbrojtura dhe për projekte për mbrojtje të resurseve natyrore.

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur në rrugën magjistrale Strugë-Ohër në afërsi të Hotel “Prestige” raportojnë dëshmitarët okular, transmeton Express. Siç bëhet e ditur janë përplasur dy makina fatmirésisht pa pasoja për pjesëmarrësit,ndërsa makinat janë dëmtuar pjesërisht. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia.

Lexo më Shumë

Një grup i anëtarëve të Plenumit të mësimdhënësve dje ka mbajtur këshill inicues për formimin e sindikatës. Këshilli ka formuar grupe të punës të cilat do ta hartojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e sindikatës së Plenumit të mësimdhënësve në regjistrin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. “Ideja për sindikatë e cila do të kultivojë transparencë në financat dhe vendimmarrje, por edhe si e tillë që do ta mbajë praktikën e plenumit të demokracisë të drejtpërdrejtë, një kohë të gjatë u shndërrua në plenum”, kumtoi Plenumi i mësimdhënësve i cili thekson se është një grup joformal i cili nga…

Lexo më Shumë