Projekti “Përmirësim i menaxhimit me rajonet e mbrojtura”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe UNDP, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të promovohet sot në Shkup.
Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP filloi me realizimin e projektit, qëllimi i të cilit është që ta përmirësojë mbrojtjen e natyrës dhe të promovojë shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve natyrore.
Projekti parashikon ndarje të granteve për projekte në rajonet e mbrojtura dhe për projekte për mbrojtje të resurseve natyrore.

