Avokati Mefail Asllani në emisionin Click PLus të televizionit 21 theksoi se në gjyqësorin tonë ndryshe dënohet shqiptarët dhe ndryshe maqedonët. https://www.youtube.com/watch?v=oRitjPXDlaY
Author: Rilinda
Këshilli për Verifikimin e Fakteve nga nesër do të fillojë të dëgjojë gjyqtarët e Gjykatës Themelore, Apelit dhe Gjykatës Supreme për të cilën kanë parashtruar ankesa për punën e tyre jo etike dhe mes tyre edhe ata që vendosën për ndalimin e Goran Grujevskit, ish-kreu i Bordit të Pestë dhe Nikola Boskoski, punonjës i UBK-së. Kjo ishte për shkak të vendimmarrjes së pandërgjegjshme të gjyqtarëve të përfshirë në rastin kundër Gruevskit dhe Boshkoskit, që u lejuan të iknin nga vendi dhe të kapeshin në Greqinë fqinjë pas pothuajse katër muajsh. Sasho Popevski, kryetar i këshillit për Verifikimin e Fakteve ,…
VMRO-DPMNE nuk do të paraqesë propozim për një nga pesë nënkryetar e Parlamentit, që i takon opozitës sipas rregullave procedurale, tha para gazetarëve Ilija Dimovski nga DPMNE. “Qëndrojmë në atë se jemi kundërt të ketë pesë nënkryetar. Ne nuk do ta mbështesim këtë propozim dhe nuk do ta plotësojmë vendin me propozimin tonë. Ne kemi deklaruar shumë kohë më parë që Kuvendi nuk funksionon si duhet. Ngjarja e djeshme, kur rekomandimet për të drejtat e njeriut nuk u miratuan, është një konfirmim për këtë. Kishte deputetë, por qesharak fakti që ata nuk kanë dhënë mbështetje – tha Dimovski./Almakos
Përmirësimi i sistemit “Termini im”, masat për përforcimin e kontrollit në MPB dhe Prokurori Publike, mospërdorimi i plumbave të gomës dhe stabilizatorëve elektrik, fëmijët fantom nga rrugët që të regjistrohen në regjistrat amë, të mos ketë shpalle për punësim grupor në administratë pa nevojë, të realizohet projekti për deponi rajonale. Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, të cilat dje deputetët nuk arritën që t’i votojnë, reagon ombucmani, Ixhet Memeti, përcjell Almakos. Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit të cilët dje deputetët dështuan të votojnë, reagon Avokati i Popullit Ixhet Memeti.…
Automjetet të mos përdoren pa nevojë, më shumë persona të udhëtojnë me një automjet, të shfrytëzohet transporti publik, për ngrohje të shtëpive të mos përdoren materie të mbeturinave dhe të rriten kontrollet e inspeksioneve të oxhaqeve nëpër shtëpitë, objektet dhe impiantet industriale dhe të zejtarisë nga ana e inspektorëve shtetërorë. Këto janë pjesë të rekomandimeve deri te qytetarët dhe deri te institucionet në rast të tejkalimit të koncentrimit të PM10 grimcave në ajër gjatë 5 ditëve në vijim mbi 50 mikrogramë në metër kub, që i publikuan sot nga zyra e kryetarit të Qytetit të Shkupit. Siç kumtoi Qyteti i…
Një shkupjan ka paraqitur rast në polici se në shkollën fillore “26 korriku” personi Z.K (50) nga Shkupi, i punësuar si arsimtar në shkollë, në mënyrë fizike e ka sulmuar nxënësin e tij 12 vjeçar, njofton nga MPB-ja. Sipas paraqitjes, ai e ka goditur fëmijën në pjesën e fytyrës, me çka i ka shkaktuar lëndim të dukshëm nga ana e majtë e fytyrës. Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, njoftoi se do të ndalojë lëvizjen e automjeteve në ‘Sredno Vodno’ nga 15 nëntori. Nga mesi i muajit, makinat do të lejohen të ngjiten vetëm në pjesën e rrugës së re që të çon në qytetin “Sonçev grad” (Qyteti i Diellit). “Që t’u mundësojmë qytetarëve që të arrijnë në Srednje Vodno, ne do të lëshojmë më shumë linja të autobusëve. Përveç linjës ekzistuese nga Qendra e Transportit në Sredno Vodno, do të hapim dy pika të reja, njëra me ish-‘Nova Makedonija’ dhe tjetra përballë ‘Tregut të Luleve’, shton Shilegov. Lëvizja e re në…
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i aktivistëve dhe këshilltarëve të LSDM-së, pas sfilatës së krerëve të BDI-së dhe këshilltarëve komunal të së njëjtës parti në rrugën Tode Mendoll. Rrugë kjo për të cilën autoritetet kanë nisur rinovimin. “Boll mo me rrena, rruga po shtrohet falë LSDM-së dhe Maksim Dimitrievskit”, njëzëshëm janë deklaruar, të irrituar, në rrjete sociale aktivistë të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, duke i kujtuar opinionit se sa ka qenë diferenca në vota mes LSDM-së dhe BDI-së, pikërisht në Lagjen e Trimave. BDI siç shihet në fotot e mëposhtme ka dalë në terren, duke pretenduar se me foto…
Një studim i ri që merret me aspektet praktike, juridike dhe teknike të zgjerimit të ardhshëm të BE-së, vjen në përfundim se vetëm Maqedonia mund të përmbush gjitha kriteret për anëtarësim para vitit 2023.. Sipas një studimi nga profesorja Tina Freiburg nga Universiteti i St.Gallenit në Zvicër, ndër vendet që shpresojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia është me mundësi më të mëdha, . Studimi, i botuar fillimisht në portalin “EurActiv”, tërhoqi vëmendjen e medias gjermane, dhe gjithashtu gjendet në faqet e gazetës “Tagesspiegel”. Qëllimi i studimit ishte përcaktimi i shanseve të pesë vendeve kandidate: Shqipërisë, Maqedonisë, Mali i Zi,…
Dje më datë 06.11.2017 u mbajt mbledhja e Këshillit të Komunës Dibrër. Ashtu sic ishte e paraparë në rend dite për përcaktimin e Kryetarit të Këshillit Komunal u propozuan dy emra: Bashkim Mashkulli nga BDI dhe Prof. Mirela Korumi nga koalicioni “Aleanca me Besë”. Për kryetar këshilli u zgjodh Bashkim Mashkulli nga BDI. ( Me 10 vota pro: 5 nga BDI, 2 VMRO dhe 3 LSDM) . Duke pasur si pikë të 5 në rend dite; Zgjedhja e antarëve te Komisionit për cështje mandatore, zgjedhje dhe emerime. Në këtë pikë duke mos respektuar regulloren ( përfaqsimi proporcional i partive politike…
Vendimi i fundit i Qeverisë që, me fillimin e janarit të vitit të ardhshëm të rrit akcizën e naftës për 3 denarë, sipas ekspertëve ekonomik, do të sjellë efekti negativ e që mund të kenë implikime mbi standardit jetësor të qytetarëve. Komponenti social në Buxhetin e vitit 2018 aspak nuk dallon nga buxhetet e mëparshme e që tashmë është përgatitur nga Qeveria e re, shkruan gazeta KOHA. Përveç që dominojnë transfertat sociale, siç janë rritja e rrogave pothuajse në të gjithë institucionet shtetërore, me buxhetin e vitit 2018 parashihet edhe rritje e tatimeve, por jo e tatimit progresiv siç paralajmëronte…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë vazhdimet e seancës së gjashtë dhe të shtatë. Në rend dite të vazhdimit të seancës së gjashtë kuvendore, mes tjerash janë Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës në lexim të parë dhe informacioni për situatën me dy deponitë në Strugë, të parashtruar nga shumë deputetë të opozitës. Deputetët në vazhdimin e seancës së tetë duhet t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal në lexim të parë dhe propozim vendimin për emërimin e funksionit të zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit. Në rend…

