Përmirësimi i sistemit “Termini im”, masat për përforcimin e kontrollit në MPB dhe Prokurori Publike, mospërdorimi i plumbave të gomës dhe stabilizatorëve elektrik, fëmijët fantom nga rrugët që të regjistrohen në regjistrat amë, të mos ketë shpalle për punësim grupor në administratë pa nevojë, të realizohet projekti për deponi rajonale. Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, të cilat dje deputetët nuk arritën që t’i votojnë, reagon ombucmani, Ixhet Memeti, përcjell Almakos.
Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit të cilët dje deputetët dështuan të votojnë, reagon Avokati i Popullit Ixhet Memeti.
Reagimet e Ombudsmanit vijojnë pasi që nuk kishte mjaftueshëm deputetë në Kuvend dhe u miratuan masat e propozuara me të cilat do të obligohej Qeveria që të miratojë vendime për përmirësimin e gjendjes në fushën e të drejtave të njeriut.
Memeti u takua me deputetët e LSDM-së, VMRO-DPMNE dhe BDI, ata pranuan gabimin dhe u pajtuan se ata duhet të kishin votuar rekomandimet, por Avokati i Popullit paralajmëroi se sot të njëjtat do t’i dorëzojë në Qeveri që t’i shqyrtojë në seancë.
“Do të kërkoj që t’i shqyrtojnë në seancë dhe t’i konfirmojnë masat, por edhe t’i obligojë organet udhëheqëse që t’i zbatojnë, ndërkaq pas gjashtë muajve të raportojnë për implementimin” – tha Memeti.
Ai beson se Avokati i Popullit duhet të ketë mbështetjen më të madhe pikërisht nga Parlamenti, i cili duhet të jetë kontrolluesi më i madh i qeverisë.
Asambleja nuk arriti të luajë rolin që i është dhënë Kushtetutës, të jetë kontrollues i degës ekzekutive. Unë apeloj të mos heq dorë nga një rol i tillë – tha Avokati i Popullit.
Miratimi i masave nga raporti i Ombudsmanit nga ana e deputetëve dhe angazhimi i qeverisë për ta zbatuar atë do të ndodhte për herë të parë që nga ndryshimi i Ligjit të Avokatit të Popullit pas krizës politike në vend dhe u rekomandua nga grupi i ekspertëve të Priebe.
Ndyshe, dje vetëm 37 deputetë votuan “për”, pesë ishin “kundër” dhe një abstenim./Almakos

