A do të kemi së shpejti një konfiguracion të ri të shumicës parlamentare? Përse Lëvizja Besa së fundmi nuk përjashton mundësinë e përfshirjes në qeveri? Nga vijnë këto porosi pa alternativa që partitë ndryshojnë qëndrime brenda natës? Si mund të dukej skena politike me VMRO-DPMNE-në si parti e vetme opozitare kundrejt një pushteti që përfshin të gjitha partitë e tjera? A do të mjaftojë zgjerimi i shumicës për të forcuar stabilitetin e saj, apo zgjedhjet e parakohshme janë kusht i domosdoshëm? Të ftuar: Fadil Zendeli, Lëvizja Besa Rexhail Ismaili, BDI Mersel Bilalli, Ekspert Mersim Maksuti, Ekspert https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1119485921514944/ Shihemi sonte në…
Author: Rilinda
Ne shprehim kënaqësinë tonë me vendimin e Gjykatës Penale, doli në dritë drejtësia, tha Lence Ristoska nga PSP, pasi Gjykata Penale shpalli fajtor të shtatë të pandehurit në rastin Kalaja 2, duke përfshirë ish-Shefin e Administratës së Pestë, Goran Grujevski. “Ky vendim është brenda pritjeve tona. Ne thamë se kemi prova të forta kundër të pandehurve dhe gjykata e konfirmoi atë “, – tha Ristoska. Lidhur me faktin se gjykata shpalli fajtore dhe gjashtë oficerë të punësuar në DSK, Ristovska vuri në dukje se kjo dërgon një mesazh deri tek oficerët që kryejnë urdhra, që nuk duhet të amnistohen. “Vartësit…
Nga Luljeta Progni Tonelata me kanabis u kultivuan në Shqipëri dhe u kapën nga policia italiane e ajo greke. Shifrat katastrofike të drogës, që u kultivua në Shqipëri dhe kaloi kufirin italian pa asnjë shqetësim nga policia shqiptare janë provë e padiskutueshme e përfshirjes së strukturave të shtetit në trafik droge. Me dhjetëra raste të deputetëve socialistë e zyrtarëve të lartë të qeverisë Rama, u faktuan se vinin nga bota e krimit, u formuluan qindra akuza për afera korruptive të ministrave e zyrtarëve të tjerë të qeverisë Rama, por edhe kryebashkiakëve socialistë në katër vitet e kaluara. Për këtë bilanc…
Banorët e Shkupit në gjitha rajonet ku është matur cilësia e ajrit kanë thithur ajër të ndotur, me koncentrim të lartë të grimcave PM10. Në prag të stinës së dimirt, kur ajri i ndotur është për çdo ditë, shkupjanët në 10 muajt e fundit kanë thithur ajër të ndotur në 79 deri 139 ditë. Të dhënat e Ministrisë së Ambientit Jetësor tregojnë se më shumë ose 139 ditë me ajër të ndotur ka pasur në Gazi Babë, Lisiçe, Karposh dhe Qendër. Koncentrimi maksimal i grimcave PM10 është 50 mikrogram në metër kub, ndërsa koncentrimi në muajt e dimrit ka arritur…
Niveli i Liqenit të Dojranit është tri herë më i lartë se mesatarja për nëntor, ndërsa Liqeni i Prespës dhe Ohrit nuk kanë dallime të mëdha, kumtoi DPHM. Gjendja e sotme hidrologjike tregon katër deri në pesë herë më të ulëta nivelet në Drinin e Zi afër Lozhanit, Vardarit afër Jegunivcit dhe Cërna Rekës afër Novacit, si dhe pothuajse të përgjysmuar nivelet të Pçinjës afër Banjës së Kumanovës, Vardarit afër Shkupit, Zajçev Rid, Bregallnicë afër Berovës, Sateska afër Botunit dhe Kriva Rekës afër Kriva Pallankës.
Ajvari, havjari ballkanik, produkt ushqimor nga speca të kuq, në Ballkan ka status kulti. Pa marrë parasysh atë nëse lyhet në copë buke apo shërbehet me djathë apo prodhime të thata mishi, ajvari është pjesë prëbërëese e secilës turshi. Përgatitet në vjeshtë. Paraprakisht piqen specat, qërrohen, bluhen dhe fërgohen. Në fund shtohet vaji i lulediellit dhe kripa. E tërë ajo ia jep ngjyrën e njohur të tij, ngjyrë “ndryshku”. Shijet dallojnë në vendet e ish-Jugosllavisë. Në Maqedoni, në ajvar shtojnë edhe patëllxhanë të zi, boshnjakët shtijnë hudhër, ndërsa serbët kripë, sheqer dhe uthull. Këtu fillojnë debatet se ajvari i kujt…
Prokuroria ishte joefikase, e njëanshme dhe e varur. Nëse unë zgjidhem, PP do të veprojë në përputhje me ligjet dhe do të lirohet nga kufizimet e partive dhe qendrat e pushtetit tha për DW kandidati për prokuror Publik në Maqedoni, Lubomir Joveski, përcjell Almakos. Në seancën e djeshme, Qeveria miratoi vendimin të propozuar nga Kuvendi për Prokurorin Publik në Republikës së Maqedonisë në emërimin e Ljubomir Joveski, aktualisht anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Ky vendim është bërë nga Qeveria në bazë të biografisë profesionale të Ljubomir Joveskit dhe në bazë të mendimit pozitiv të dhënë nga Këshilli i Prokurorëve…
Propozimi buxheti i 2018’së i paraqitur nga Ministria e Financave javën e kaluar, duhet të miratohet nga Qeveria dhe më pas të dërgohet në Parlament, sipas kryeministrit Zoran Zaev, ky buxhet përfaqëson stabilizimin financiar për shtetin. “Ky është një buxhet për stabilizimin financiar. Ne vazhdojmë me marrjen e kredive që do të mbështesim projektet e infrastrukturës. Por çfarë do të thotë stabilizimi, ne jemi përpara ngritjes së akcizës me naftë prej tre denarë, në mënyrë që të mbulojmë ato detyrime që janë të rëndësishme për qytetarët dhe jo vetëm huamarrje”, tha Kryeministri Zaev në debatin e mbrëmshëm në MTV të…
Komisioni kuvendor për arsim, shkencë dhe sport sot duhet të mbajë seancë në rend dite të së cilës është Statuti i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup (faza e parë). Anëtarët e Komisionit duhet të debatojnë edhe për vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Universitetit për shkenca Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostol Pavle” – Ohër, gjithashtu në fazën e parë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa në vende të caktuara. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vend kalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedoni. Rekomandohet vozitje me kujdes, përshtatje e shpejtësisë dhe respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
I ftuar në emsionin e sontëm në #Click Plus që emitohet në Tv 21 ishte dhe Sejfulla Osmani (avokat) i cili foli mbi drejtësinë dhe reformat, rreth çëshjes se për sa raste lypin shqiptarët drejtësi, Osmani ndan një vijë të hollë mes rastit ‘Kumanova’ dhe rastit të 27 prillit: “Ne kemi rastin e 27 prillit për mua si jurist është po e njejta gjë, poqese e llogarisim si akt terrorist edhe ndikim për rrëzimin e sistemit juridik tek rasti në ‘Lagjen e Trimave’, atëher po të njejtën gjë e kemi me rastin e 27 prillit, dhe këtu kemi ndërmarrje të…
sh-gjykatësi Fadil Xhelili sonte në ClickPlus në tv 21 u shpreh se gjyqësori në Maqedoni është i partizuar. “Të gjitha raportet nga institucionet ndërkombtare, siç është Këshilli Evropës. Komisioni Evropian, raporti i fundit i Pribes, flasin se Gjyqësori në Maqedoni është i ndikuar nga politika, pse jo edhe i partizuar, ku edhe institucionet evropiane thanë se shteti është i kapur nga partitë politike në qeveri” u shpreh ish gjykatësi Xhelili. https://www.youtube.com/watch?v=aHC8LddWt2w

