Author: Rilinda

Trafiku në vendkalimet kufitare drejt Greqisë, i cili ishte ndërprerë për shkak të grevës nga doganorët grekë, sot është normalizuar, kumtoi në mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Vendkalimet kufitare Evzoni dhe Dojran ishin të mbyllura deri në mbrëmje deri në orën 23, ndërsa greva në vendkalimin kufitar Mexhitli zgjati deri në orën 5 të mëngjesit. Në vendet e tjera kufitare nuk ka më ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Trafiku rrugor në të gjithë vendin këtë mëngjes zhvillohet përgjatë rrugëve të lagështa.

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Ivo Vajgëll, sot do t’i vazhdojë bisedimet me përfaqësues të partive parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për, siç deklaroi, projektin Zhan Mone të Parlamentit Evropian. Vajgëll paradite në Parlamentin e Maqedonisë do të takohet me koordinatorët e VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, si dhe me Meral Uzeiri Ferati nga PDSH-ja. “Dëshirojmë të bisedojmë për projektin “Zhan Mone” të Parlamentit Evropian, që do të thotë ngritjen e dialogut të aktorëve politikë në Maqedoni dhe interaksion me parlamentarët nga Parlamenti i Evropës”, tha shkurt Ivo Vajgëll në një deklaratë për mediat. Ajo që e pret, siç…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me dukuri të mjegullës së mëngjesit dhe vranësirave të ulëta nëpër fushëgropa. Pasdite vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë prej katër deri nëntë gradë, ndërsa e ditës prej 12 deri 18 gradë. Në Shkup paradite do të mbajë mot i ndryshueshëm me dukuri të mjegullës së mëngjesit me vranësira të ulëta Pasdite vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin prej shtatë deri 15 gradë. Sot. të…

Lexo më Shumë

Organizatat për mbrojtjen e ambientit jetësorë përshëndesin masat që po ndërmarrin autoritet lokale e qendrore të Maqedonisë për të ulur shkallën e lartë të ndotjes së ajrit, shkruan REL. Shkupi, Tetova dhe Velesi për disa ditë me radhë kanë shënuar indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit. Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku paralajmëroi kontrolle të forcuara të kapaciteteve industriale, subvencionimin e filtrave, si dhe inkurajimin e përdorimit të automjeteve elektrike. Ndërkohë që janë paralajmëruar ndryshime ligjore, sipas të cilave, për automjetet në qarkullim do të nevojitet të sigurohen etiketa ekologjike para kontrollit teknik. Ndërkaq ato…

Lexo më Shumë

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë dhe Universiteti “Nëna Terezë” vendosin bashkëpunim afatgjatë. Memorandum për bashkëpunim sot nënshkruan zëvendësdrejtori i Drejtorisë së doganave, Lavdrim Veliu dhe u.d. rektori i Universitetit “Nëna Terezë”, prof.dr. Aziz Pollozhani. Memorandumi, siç kumtoi Drejtoria e doganave e RM-së, e shpreh qëllimin e palëve nënshkruese për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe qëllim të përbashkët për vendosje të bashkëpunimit afatgjatë në fushën e teknikës, arsimit dhe shkencës përmes organizimit dhe kryerjes së mësimit praktik për studentët e universitetit në kuadër të veprimtarisë së tij dhe hulumtimeve shkencore nga sfera e punës doganore. Me nënshkrimin e Memorandumit, Drejtoria…

Lexo më Shumë

Ky është një peticion qe i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë lidhur me rastin e Kumanovës. Peticioni kërkon një rishikim te rastit nga ana ndërkombëtare dhe synon qe te grumbulloje 10.000 nënshkrime te cilat mund te përdoren për te kërkuar rishqyrtimin e lendes, shkruan gazeta Lajm. “Mirëpo nëse tejkalohet kjo shifër është edhe me mire. Ju lutemi ta ngrisni zërin tuaj. E tera qe kërkohet është ta nënshkruani peticionin duke vendosur email adresën tuaj, emrin, mbiemrin dhe vendin”, apelon njëri nga iniciatorët e peticionit, Artmir Galica. Peticionit mund t’i bashkëngjiteni në këtë Link. https://secure.avaaz.org/en/petition/International_Court_of_Justice_Call_for_an_international_trial_for_the_recent_heavy_sentences_in_Macedonia/?ftNIzmb&utm_source=sharetools&utm_medium=facebook&utm_campaign=petition-456686-International_Court_of_Justice_Call_for_an_international_trial_for_the_recent_heavy_sentences_in_Macedonia&utm_term=tNIzmb%2Ben

Lexo më Shumë

Në pesë vitet e fundit në Maqedoni 28 vrasje janë shënuar si dhunë në familje. Buletinet e MPB-së për çdo ditë janë plot me incidente me gra, me bashkëshorte e me vajza të rrahura. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti policia kundër gjithsej 388 personave ka dorëzuar kallëzime penale për dhunë në familje. Prej tyre, madje në 94 për qind të rasteve dhunues janë meshkujt. Organizatat joqeveritare me vite tërheqin vërejtjen se ligji ekziston në letër, porse mungon sistemi i integruar i institucioneve që e trajtojnë këtë problem. Qeveria paralajmëroi se do të angazhohet për zgjidhjen e…

Lexo më Shumë

Feni Industri SHA ka biznes të mirë të potencialit, ndërsa hapja e procedurës së falimentimit në këtë moment është mënyra e vetme për ruajtjen e pronës, parandalimit të shkaktimit të dëmeve dhe gjetjen e zgjidhjes sa më të shpejtë të mundur për rifillimin dhe angazhimin e të punësuarve në mbajtjen e minimumit teknologjik, me gjetjen e investitorit të ri strategjik dhe kalim të shpejtë ndaj funksionimit normal, porosit drejtuesi i përkohshëm në falimentim Mirosllav Anastasievski. “Në fazë finale është përgatitja e Raportit për zbatimin e procedurës paraprake e cila do të parashtrohet deri te Gjykata Themelore Veles. Nga analizat e…

Lexo më Shumë

850 punëtorët e rrezikuar nga falimentimi i kompanisë ”Feni” sot kanë nisur protestat për të penguar mbylljen e vendeve të tyre të punës. Ata kanë bllokuar të dy anët e rrugës Gradsko-Veles duke ndaluar qarkullimin e veturave në të dy anët. ”Përfaqësuesit e protestuesve kanë thënë se deputeti i zonës, kryetari i komunës dhe kryetari i sindikatës së punëtorëve kanë shkuar të takohen me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Koço Angjushev” njofton AIM.

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja ka vazhduar me kritika ndaj LSDM-së që është duke udhëhequr me Qeverinë e Maqedonisë. Nga partia e Gruevskit thonë se LSDM-ja premtoi jetë të re në Maqedoni por janë duke i rritur çmimet për çdo formë të jetesës. ”Në vend që të përmbushin premtimet për jetë më të mirë në Maqedoni, LSDM-ja për një javë paralajmëroi se do t’i rris akcizat për derivatet me çka e dëmton buxhetin familjar dhe do të merr shuma të majme nga buxheti familjar. Gjithashtu do ta rrisin nivelin e tatimit personal dhe do t’i rris çmimet e parkingut” thonë nga OBRM-PDUKM-ja. Nga kjo…

Lexo më Shumë

Raporti i ri për pakicat pa shtetësi në momentin apo në të kaluarën “Kjo është shtëpia jonë: Pakicat pa shtetësi dhe kërkimi i tyre pas nënshtetësisë” do të promovohet sot në Shkup në suaza të fushatës së tretë vjetore të UNHCR për t’i dhënë fund pa nënshtetësisë #IBelong. Pas promovimit të Raportit do të projektohen edhe dy video klipe të shkurtra të cilat do ta prezantojnë tregimin e personave të padokumentuar në vend. Në prezantim, siç paralajmëruan nga UNHCR, duhet të marrin pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe përfaqësuesi i UNHCR-së Dag Sigurdson të cilët…

Lexo më Shumë

Ekpertë të njohur dhe zyrtarë të deparatementit të shtetit kanë diskutuar mbi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, tashmë që ndikimi rus në këtë rajon sa vjen edhe shtohet. Në një tryeze të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë ata ndanë mendimin se rryma të rrezikshme janë shfaqur në Ballkan, të cilat kërkojnë një angazhim më aktiv dhe më të dukshëm të Shteteve të Bashkuara për të mos lejuar zhbërjen e sukseseve të shënuara që nga ndalja e konflikteve të përgjakshme të viteve 1990. Me paralajmërime për rrezikun që paraqet ngecja e reformave, ambicjet gjeostrategjike ruse dhe penetrimi…

Lexo më Shumë