Ndotja e ajrit në Maqedoni është problem struktural i cili kërkon zgjidhje me vite, ndërsa ndotësit më të mëdhenj janë PM10 dhe PM 2,5 që gjenerohen nga mënyra e ngrohjes edhe atë ngrohjes me dru. Ndërsa, kështu ngrohen 62 përqind e amvisërive, shkruan “Vërtetëmatësi“. VMRO-DPMNE dha një seri deklaratash në të cilat rritjet e vlerave të grimcave PM i shfrytëzoi për spinim, me qëllim që të kritikojë punën e partisë konkurruese në qeveri, LSDM-së: Spin: Tashmë 6 muaj LSDM premton por nuk ka ndërmarr asgjë që të ul ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë. Përgjegjësia në përgjithësi dhe e…
Author: Rilinda
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni z. Xhes Bejli. Z. Ahmeti dhe Ambasadori Amerikan Bejli shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale postzgjedhore në vend, reformat sistemore dhe integrimin EuroAtlantik të vendit. Lideri Ahmeti theksoi që BDI është përcaktuar tërësisht për ti përkrahur dhe prirë reformave në gjyqësor, reformave sistemore bashkë me sundimin e së drejtës dhe vlerësoi se të gjitha energjitë tona duhet fokusuar në këtë drejtim tash pas përfundimit të zgjedhjeve. Z. Ahmeti dhe z. Bejli diskutuan edhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe…
Propozim-buxheti për vitin 2018 i prezantuar nga Ministri i Financave të Maqedonisë, Dragan Tevdovski, ka nxitur reagime të shumta jo për shkak të shumës së tij apo projektimeve tjera, por për shkak të dy masave që kanë të bëjnë me rritjen e rrogave për pesë për qind dhe rritjen e akcizës për naftën për tre denarë. Rritje të pagave do të ketë për punonjësit e shëndetësisë, arsimit dhe të atyre në çerdhe, por ata këtë rritje e vlerësojnë jo vetëm si qesharake, por edhe nënçmim për punën që bëjnë. Me projekt-buxhetin rritja është paraparë madje të nisë të aplikohen nga…
Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare të NATO-s dhe vendeve-kontribuese në misionin “Mbështetja vendimtare”. “Ministrja do të marrë pjesë edhe në mbledhjen me vendet që janë pjesë e Komandës rajonale Veri, i kryesuar nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Lejen. Në kuadër të vizitës, ministrja do të takohet edhe me ndihmës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për planifikim dhe politikë, Hajnrih Braus dhe me ndihmës-sekretarin e përgjithshëm për marrëdhënie politike dhe…
Qendra për komunikime civile sot në Shkup organizon debat me temë “Përfaqësimi dhe cilësia e teksteve hulumtuese gazetareske”. Në debat do të prezantohen evidentimet nga monitorimi i dytë i njëpasnjëshëm i mediave për përfaqësimin dhe cilësinë e teksteve hulumtuese dhe analitike gazetareske, si dhe për temat dhe fushat për të cilat kanë të bëjnë. Lëndë e monitorimit të drejtpërdrejtë ishin 10 media në vend, respektivisht shkrimet gazetareske të publikuara në to në periudhën mars, prill dhe maj të vitit 2017. Bëhet fjalë për kombinim të monitorimit cilësor dhe sasior, për të cilin si rezultat, krahas të dhënave numerike do të…
Sekretari i shtetit dhe ushtrues i detyrës ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Republikës Sllovake Ivan Korçkov sot dhe nesër do të jetë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. Në takimin me homologun e Maqedonisë, Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, siç kumtoi MPJ-ja, pritet të diskutohen marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, situata e brendshme politike në vendin tonë dhe marrëdhëniet me fqinjët. Do të shkëmbehen edhe mendime për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë vizitës, është paraparë nisje zyrtare e projektit “National Convent for European Union in the Republic of…
Liqeni i Treskës nga vera e vitit të ardhshëm me gjasë do të jetë funksional dhe e hapur për vizitorë, pasi në këtë drejtim do të punojnë intenzivisht autoritetet komunale. Kështu për gazetën KOHA është shprehur Blerim Bexheti, i cili ka informuar se tashmë është gati Plani urbanistik për këtë pjesë të Sarajit. “Ne do të punojmë intenzivisht që është obligim i komunës. Për çdo ditë jemi të gatshëm dhe punojmë. Duke pas parasysh se edhe gjatë përbërjes dhe mandatit të kaluar është punuar në këtë drejtim, jam optimist së vitin e ardhshëm, Liqeni i Treskës do të jetë funksional”,…
ipas LAMM-së, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në vende të caktuara. Intensiteti i qarkullimit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Nëpër grykat malore është e mundur shembje e dheut, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar –…
Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut të rastit me intensitet më të dobët në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fryjë mesatare deri në të përforcuar juglindore. Gjatë natës, duke filluar nga pjesët perëndimore, reshjet do të intensifikohen dhe zgjerohen drejt lindjes. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende përkohësisht e përforcuar juglindore. Temperatura do të lëvizë prej 8 deri në 14 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do…
Opinionisti Arsim Zekolli është pyetur gjatë emisionit “Studio e hapur” se çka e dallon LSDM-në e Zaevit nga ajo e Branko Cërvenkovskit. Zekolli tha se ky i fundit e bëri një tranzicion të qetë drejt integrimeve dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Sipas Zekollit, Cërvenkovski është mbështetur në kuadrot e dala nga ish-sistemi jugosllav, konkretish në elitën urbane, por e përbërë nga bijtë dhe bijat e barëtsve të shërbimeve policore e ushtarake. “Zoran Zaev është një ali-ahmet maqedonas. Një njeri që vjen nga provinca dhe ka urrejtje nga çdo që është urbane në Shkup. Dhe kjo vëretet tash në rivalitetin ndëmjet…
Sonte në #Click Plus që emitohet në Tv 21 u debatua rreth Zgjerimit të shumicës, mbi çfarë parimesh, nëse do të ketë së shpejti një konfiguracion të ri të shumicës parlamentare, përse partitë ndryshojnë qëndrime brenda natës, dhe se Lëvizja Besa së fundmi nuk përjashton mundësinë e përfshirjes në qeveri, si mund të dukej skena politike me VMRO-DPMNE-në si parti e vetme opozitare kundrejt një pushteti që përfshin të gjitha partitë e tjera dhe nëse do të mjaftojë zgjerimi i shumicës për të forcuar stabilitetin e saj, apo zgjedhjet e parakohshme janë kusht i domosdoshëm.. Të ftuar: Fadil Zendeli-Lëvizja Besa,…
Kompania e distribuimit Fluidi M, ka marr të drejtën e distribuimit të vajit ushqimor Floil. Floil është vaji me i ri në tregun e Maqedonisë, i prodhuar me shumë dashuri dhe kujdes. Floil është vaj luledielli i rafinuar në teknologjinë italiano-gjermane,i pasuruar me vitamin E dhe K, pa aromë dhe i certifikuar për kualitet të lartë. Deri tani ushqimit tuaj i ka munguar një shije e veçantë pasi që në kuzhinën tuaj nuk ka qenë prezent përbërësi kryesor, por që nga nesër vajin Floil, imazhin e padiskutueshëm të produkteve vendore do ta keni në kuzhinen tuaj. Prite të mirën, prite…

