Qendra për komunikime civile sot në Shkup organizon debat me temë “Përfaqësimi dhe cilësia e teksteve hulumtuese gazetareske”.
Në debat do të prezantohen evidentimet nga monitorimi i dytë i njëpasnjëshëm i mediave për përfaqësimin dhe cilësinë e teksteve hulumtuese dhe analitike gazetareske, si dhe për temat dhe fushat për të cilat kanë të bëjnë.
Lëndë e monitorimit të drejtpërdrejtë ishin 10 media në vend, respektivisht shkrimet gazetareske të publikuara në to në periudhën mars, prill dhe maj të vitit 2017. Bëhet fjalë për kombinim të monitorimit cilësor dhe sasior, për të cilin si rezultat, krahas të dhënave numerike do të japë edhe informacione për cilësinë e shkrimeve të analizuara, në kuptim të ruajtjes së standardeve profesionale gazetareske.
Pritet që në debat të hapen çështjet për zbatimin e dobët të teknikave të gazetarisë investigative në vend dhe për mënyrat e tejkalimit të një pjese të faktorëve kufizues.
Debati organizohet në kuadër të projektit “Gazetari hulumtuese për nxitje të reformave” i financuar nga Bashkimi Evropian.
Projektin e zbaton Qendra për komunikime civile në partneritetit me Rrjetin hulumtues ballkanik BIRN dhe OJQ infoqendër.

