Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut të rastit me intensitet më të dobët në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fryjë mesatare deri në të përforcuar juglindore.
Gjatë natës, duke filluar nga pjesët perëndimore, reshjet do të intensifikohen dhe zgjerohen drejt lindjes. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende përkohësisht e përforcuar juglindore.
Temperatura do të lëvizë prej 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të arrijë deri 12 gradë.
Në dy ditët e ardhshme do të ketë stabilizim të kalueshëm të motit, ndërsa për fundjavë pason periudhë e ndryshueshme me vranësira dhe me shi.

