Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare të NATO-s dhe vendeve-kontribuese në misionin “Mbështetja vendimtare”.
“Ministrja do të marrë pjesë edhe në mbledhjen me vendet që janë pjesë e Komandës rajonale Veri, i kryesuar nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Lejen. Në kuadër të vizitës, ministrja do të takohet edhe me ndihmës-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për planifikim dhe politikë, Hajnrih Braus dhe me ndihmës-sekretarin e përgjithshëm për marrëdhënie politike dhe politikë të sigurisë, Alehandro Alvargonzalos”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

