Sonte në #Click Plus që emitohet në Tv 21 u debatua rreth Zgjerimit të shumicës, mbi çfarë parimesh, nëse do të ketë së shpejti një konfiguracion të ri të shumicës parlamentare, përse partitë ndryshojnë qëndrime brenda natës, dhe se Lëvizja Besa së fundmi nuk përjashton mundësinë e përfshirjes në qeveri, si mund të dukej skena politike me VMRO-DPMNE-në si parti e vetme opozitare kundrejt një pushteti që përfshin të gjitha partitë e tjera dhe nëse do të mjaftojë zgjerimi i shumicës për të forcuar stabilitetin e saj, apo zgjedhjet e parakohshme janë kusht i domosdoshëm..
Të ftuar: Fadil Zendeli-Lëvizja Besa, Rexhail Ismaili-BDI, Mersel Bilalli-ekspert dhe Mersim Maksuti-ekspert.
Zendeli rreth dilemës nëse është e gatshme Lëvizja Besa të hyjë në qeveri, ai thot se do të ishim pjesë e qeverisë mbi bazën e një marrëveshje konkrete, me fazat e realizimit të kërkesave tona, ku do të jenë të qarta projektet dhe platformat që do përfaqsojmë megjithse shumica parlamentare akoma ska një qasje të tillë. Ne përkrahim çdo gjë që është pjesë e reformave dhe proceseve eurintegruse por kjo s’do të thotë se do jemi pjesë e qeverisë, njëkohesisht do të jemi dhe kritik, përcjell Almakos.
“Nënkuptohet se kjo është si rezultat i brishtësisë që ka shumica parlamentare, ku shpesh dhe gazetarët janë dëshmitar ku ka probleme në formimin e shumicës parlamenatre, pozicioni i Lëvizjes Besa është në vazhdimsi i njejtë, kemi parashtruar kushte dhe parimet tona nëse do të hyjmë në qeveri, ne paraprakisht nuk kemi ndryshime të qëndrimeve deri sa ato kërkesa nuk nënshkruhen nga subjeketet poltike se mbi bazën e cila parimeve do ti ishim bashkangjitur qeverisë. Ska patur ndonjë kontakt apo bisedime në këtë drejtim, më shumë janë muhabete të qarqeve të ndryshme që hapin debate të tilla, dhe kjo është nromale të bisedohet për politikat e qeverisë, deklaroi Zendeli në Click Plus.
Ai theskon se Besa i ka politikat e veta të panvarura, jemi nënshkrues të deklaratës shqiptare por nuk jemi pjesë e lojrave politike, psh kemi rastin e gjuhës shqipe ku nuk është konform deklaratës. Nga viti 2011 kemi një çështje të zyrtarizimit të shqipes ku edhe me këtë propozim ligjin aktual kemi avancim të shqipes gjatë përdorimit të saj, por jo zyrtarizim. Sa i takon kualcionit Aleanca me Besë u krijua ndërmjet dy ciklve zgjedhore, është synim i jonë që të vazhdojmë bashkëpunimin meqë shohim pika të përbashkëta deri në realzimin e kërkesave shqiptare në maqedoni, konkretisht të politkave tona substanciale.
Ismaili thot se sa i takon përditshmërisë të parlmanetit dhe punës së tij me shumciën parlamentare, opozita ka luajt rolin e tij konstruktiv. Ai vlerëson se elektoratit shqiptar i duhet një opozitë e fortë dhe vëzhgues i mirë i proceseve që përvijon të ndjek shumica parlamentare. Besa e ka më mirë të bëj opozitën.
“Sa i takon çështjes së inkuadrimit të Besës në qeveri është cështje e Besës për të vendosur nëse do të jenë pjesë e qeverisë, por ne mendojmë si BDI që njëra të jetë pjesë e qeverisë dhe tjetra të mbetet opozitë. Për të shtyrë çështjet integruse na duhet një opozitë konstruktive që do të ndihmonte dhe do të jetë korektor i mirë në sfidat qeveritare. Besa duhet ta gjej vendin e vet në parlament dhe në strukturat shqipatrë në maqedoni, dmth roli më i mirë i Besë është të jetë një opozitë konstruktive, shton Ismaili.
Profesor Bilalli mendon se kemi nevojë për një shumicë të besushme dhe kredibilitet relevant konform Pribes dhe komisionit europian.
” Gjithë këto bisedime inkurajojnë që mund të kemi një shumice funksionale dhe çëshjta e shpirt ngushtësisë partiake të mënjanohet meqë kemi eurointegrimet që e tejkalon reston, shton Bilalli.
Sipas Maksutit Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje parlamentare, këtë e bënte VMRO-ja për të zgjatur jetën e tij në pushtet. Maqedonia ka sfida të tjera që e presin. Nisur nga politika momentale Maksuti vlerëson se qeveria në funksion duhet të ketë vlerat që i promovoi në zgjedhjet e dhjetorit.
Ai bën dhe një analizë të shkurt për opinionin ku vë në dukje gabimet që ndoqën Lëvizjes Besa sipas tij.
“Tre gabime esencale i bëri Besa: Nuk e votoj kryeparlamentarin shqiptar, gabimi i dytë fatal që e pagoi Besa me një kosto të dukshme është rënja e votuesve dhe kjo vjen si rezultat i mosvotimit të qeverisë, nuk votuan një qeveri reformatore të mbështetur dhe nga ndërkombëtaret, dhe i treti është që Besa gjatë procesit të negocimit të formimit të qeverisë nuk u dëshmua e aftë në këtë pjesë, nuk tregoi aftësi politke:. Gjithë kjo situat mendoj se ka ndodhur padashje, përfundon Maksuti. /Almakos

