Moti në Maqedoni sot do të jetë i paqendrueshëm me vranësira dhe erë Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 9 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 12 deri 18 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 7 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 15 gradë.
Author: Rilinda
Vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm në grupin e ‘Kumanovës’, ka rrëfyer disa detaje të pathëna deri më tani për këtë konflikt. Çfarë i kishte thënë asaj babai kur kishte vendosur të merrte pjesë në konfliktin në Kumanovë? Pse ndihet i tradhtuar babai i saj? Cila ishte biseda e Ali Ahmetit me komandant ‘Sokolin’ dhe çfarë u kishte thënë ai pjesëtarëve të këtij grupi? Kush u tha atyre se në krye të kësaj pune është një komandant amerikan dhe çfarë doli në të vërtetë. Të gjitha këto i gjeni në rrëfimin e Melisës dhënë për Gazetën Insajderi. Lidhjet…
Kryeministri Zoran Zaev do të drejtojë delegacionin qeveritarë në vizitë zyrtare në Sloveni që pritet të mbahet më 13 dhe 14 nëntor. Në përbërje të delegacionit do të jenë edhe ministrat Oliver Spasovski, Kreshnik Bekteshi, Lupço Nikollovski, Edmond Ademi si dhe sekretari shtetërorë në MPJ, Viktor Dimovski. Zaev pritet të takojë kryeministrin Miro Cerar ndërkohë që ministrat do të takojnë kolegët e tyre të dikastereve të ndryshme, ndërsa më pas Zaev do ketë takim edhe me kryeparlamentarin Milan Brglez dhe kryetarin sloven Borut Pahor.
Klubi i Diplomatëve të Shkupit kërkon që që Aeroporti i Shkupit të mbajë emrin e presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Me emërimi i Aeroportit të Shkupit me emrin e Gligorovit, në mënyrë më të qasshme do të materializohet vlerësimi për rolin e madh në procesin e krijimit të Maqedonisë si shtet bashkëkohor, konsiderojnë nga Klubi i diplomatëve. Nga Klubi i Diplomatëve rikujtojnë se këtë vit shënohet edhe jubileu i 100-vjetorit të lindjes së kryetarit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Glogorov. Për dallim prej tyre, në qarqe intelektuale shqiptare është paraqitur një iniciativë që Aeroprti i Shkupit të quhet…
Në të gjitha komunat e Shkupit, gjatë 24 orëve banorët kanë thithur ajër të ndotur. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në të gjitha stacionet matëse kanë regjistruar përqendrime më të larta të grimcave PM10 më të larta janë shënuar në Lisice. Në stacionin matës në Qendër, vlera më e lartë prej 112,6 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10 janë regjistruar në orën 9.00. Në pjesën tjetër të ditës përqendrimet kanë lëvizur nga 70 deri në 105 mikrogramë. Matjet e mëngjesit në këtë stacion tregojnë vlera prej rreth 60 mikrogramë, që është mbi 50 mikrogramë nga…
Vëzhguesit e Civilit kanë konstatuar fillim të qetë dhe në kohë në rivotimin të raundit të dytë të Zgjedhjeve lokale në vendvotimin 2901 në shkollën “Idnina” në Çair. Siç kumtojnë nga Civil, deri në orën 9 kanë votuar 24 votues votues. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë vendvotim kanë votuar 278 nga gjithsej 719 votues. Dallimi mes kandidatëve për kryetarë të komunës Zekirja Ibrahimi dhe Visar Ganiu ishte 66 vota epërsi për Ibrahimin. Pas ankesës së Besës për vendvotimin 2901 në shkollën fillore “Idnina”, Çair, Gjykata Administrative e Shkupit mori vendim për rizgjedhje, duke e pranuar ankesën…
Deputetja e LSDM dhe ish ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski ka bërë të ditur se padia ndaj saj nga ish ministri i punës dhe politikës sociale nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, Dime Spasov është tërhequr pasiqë sipas saj, as ai e as avokatët e tij nuk janë paraqitur në seancë. Me këtë rast, kur as paditësi e as ndonjë përfaqësues ligjorë nuk paraqiten në gjykatë e madje edhe për padinë që ato vet e kanë kryer, bie që automatikisht padia të hidhet poshtë. Sipas dokumentit, në seancën e cila duhej të mbahet më 2 tetor në Gjykatën themelore…
Gazetari që është shpallur ”non grata” në Greqi dhe që nga mediat në gjuhën maqedone që ”titulli” i njejtë t’i jepet edhe në Maqedoni, tani ka paralajmëruar që do të nxjerr fakte tronditëse për Manastirin qytetin e humbur nga shqiptarët në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni. Udhëheqësi i emisionit ”Shqipëria tjetër” emisionin për Manastrin e ka paralajmëruar në faqen e tij në Facebook. Ai në paralajmërimin për emisionin për Manastirin ka shkruar ”E vërteta do të flas sërish. Pavarësisht presioneve, ndalimeve në komisariate, problemeve të tjera, asgjë nuk do të ndalet. Këtë herë i takon kryeqndrës së lëvizjes kombëtare të flasë,…
Ndërmarrja publike “Parqet dhe Gjelbërimi” pranë Poliklinikës kanë prerë pemët dhe nga kabineti i kryetarit të Komunës së Shkupit, Petre Shilegov nuk dinë gjë për këtë të fundit, ata thonë se duhet të paralajmërohen në të ardhmen për prerjen e drurnjëve para se të bëheshin. Qytetarët që jetojnë në ndërtesat përreth kërkojnë një shpjegim nga qyteti i Shkupit përse gjysmës së parkut i janë prerë drunjë, ndërkaq që Shkupi ndeshet me ndotje të lartë të ajrit. Nga ndërmarrja publike”Parqet dhe Gjelbërimi” thonë se janë prerë pemët, sepse paraqesin rrezik! “Prerja është sipas programit të Qytetit të Shkupit. Pikërisht këta pemë…
Pasi që dispozita është fshirë, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta rrikthej, tha ish-gjykatësja në Gjykatën Kushtetuese, Natasha Gaber-Damjanovska, në një intervistë për “360 shkallë”. Ajo ka folur për abolimin e presidentit, Gjorge Ivanov gjatë vitit të kaluar dhe nenin 11 të ligjit për abolim në të cilin ai është thirrur. “Teksti themelor i ligjit u shpall në vitin 1993 dhe aty është edhe neni 11 për të cilin u ftuan dy kryetarët Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski, kështu që në vitin 2009 janë miratuar ndryshime me të cilin është fshirë neni, ndërkaq janë shtuar edhe 4 vepra penale të cilat…
Kryeministri Zoran Zaev sot tha se preferon që aeroporti të quhet me emrin e ish kryetarit të Maqedponisë Kiro Gligorov. Në lidhje me këtë propozim, në rrjetin social Facebok, gazetari Lirim Dullovi, është shprehur kundër, duke preferuar që nëse do të zgjedhë njërin prej këtyre dy emrave (Aleksandri i Madh apo Kiro Gligorov), si qytetar i Maqedonisë, ai do të përcaktohet për të parin, pra Aleksadri i Madh, pasi sipas tij, Kiro Gligorovi është sinonim i pabarazisë dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve.
EJUP BERISHA Artan shqiptarët janë të pabarabartë në mesin e të barabartëve Artan,Artan Artan Grubi mos të lutem mos trego përralla të thjeshta për fëmijë për diell reformash dhe barazi. Se më duket se është ka të duket ty sepse je në Qeveri. Për këto qështje ti mundesh të flasish në emrin tënd personal dhe të funkcionarëve por edhe të militantëve të Partisë tënde amë BDI-së por e ke të ndaluar rreptësisht ta thuash këtë gjë në emër të të gjitë shqiptarëve të Maqedonisë . Artan shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë janë dhe do të jenë të barabartë vetem në…

