Ndërmarrja publike “Parqet dhe Gjelbërimi” pranë Poliklinikës kanë prerë pemët dhe nga kabineti i kryetarit të Komunës së Shkupit, Petre Shilegov nuk dinë gjë për këtë të fundit, ata thonë se duhet të paralajmërohen në të ardhmen për prerjen e drurnjëve para se të bëheshin.
Qytetarët që jetojnë në ndërtesat përreth kërkojnë një shpjegim nga qyteti i Shkupit përse gjysmës së parkut i janë prerë drunjë, ndërkaq që Shkupi ndeshet me ndotje të lartë të ajrit.
Nga ndërmarrja publike”Parqet dhe Gjelbërimi” thonë se janë prerë pemët, sepse paraqesin rrezik!
“Prerja është sipas programit të Qytetit të Shkupit. Pikërisht këta pemë mund që të bien nëpër ndërtesa. Për shkak të rasteve të tilla ne ju paguajmë dëmshpërblim qytetarëve, vetëm pak javë më parë kemi paguar një milion denarë, një qytetarit sepse pema i ra në makinë. Është parashikuar prerje dhe pranë ish-Nova Makedonija në periudhën e ardhshme “, tha drejtori i Parkut dhe Gjelbërimit të Parqeve Publike, Dushan Aviroviq./Almakos

