Procedurat e azilit do të përshpejtohen. Këshilli Federal miratoi disa urdhra për të shpejtuar procedurat e azilit. Ai gjithashtu specifikoi listën e vendeve të sigurta ku ben pjesë edhe Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Serbia etj. Me këtë dëshmohet se Zvicra e shtrëngon rripin edhe me shume perballe emigrantëve sidomos atyre nga Ballkanit, per te cilet pas 1 janarit të vitit të ardhshëm (2018) për ta shkelur këtë vend do të jetë vetëm ëndërr, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra. Lista e vendeve të sigurta: Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi… Këshilli Federal ndryshoi dispozitat e tjera deri më…
Author: Rilinda
Në njëfarë mënyre zgjedhjet e sivjetme lokale ishin zhvillim i mëtejshëm i rrëfimit politik të filluar me zgjedhjet parlamentare 2016. Nga këndvështrimi i votave të fituara fillimisht del se kjo ishte periudhë e stabilizimit të trupit votues të SDSM, BDI dhe Lëvizjes Besa, ngritje e fuqishme e Aleancës, rrënie drastike e VMRO-së dhe shfarosje thuajse totale e PDSH-së, shkruan në kolumnën e tij Robert Nesimi. Normalisht një pasqyrë më e mirë e rezultatit të zgjedhjeve fitohet nëse votat e grumbulluara nga secila parti përkthehen në mandate deputetësh. Gjegjësisht shtrohet pyetja se si do të dukej parlamenti sikur këto zgjedhje të…
Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris, të enjten do të udhëtojë për në Shkup për takim me kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin do të dakordohen për bashkëpunim mes dy qyteteve. Siç shkruan gazeta “Kathimerini”, vizita e Butaris vjen në kohën e optimizmit të rritur në Athinë për përmirësimin e marrëdhënieve të cilat u prishën prej kontestit shumëvjeçar për emrin, si dhe “pas dështimit të kryeministrit nacionalist Nikolla Gruevski në zgjedhjet e fundit dhe formimit të qeverisë së re e cila vlerësohet si më e hapur për bisedime”. Butaris në Shkup dp të takohet edhe me kryeministrin…
Partitë shqiptare në Kumanovë do të humbin dy drejtori që kanë pasur gjatë mandatit të kaluar. Shtëpia e pleqve dhe Ndërmarrja komunale “Parking”, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga shqiptarë por të njëjtit do të jenë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, shkruan gazeta Lajm. Kryekomunari Maksim Dimitrievski, i cili fitoi bindshëm që nga rrethi i parë hisen e shqiptarëve sa u përket drejtorive të ndërmarrjeve komunale do t’a ndajë në mes shqiptarëve të LSDM-së dhe partnerit shqiptarë në pushtet lokal, që deri më sot ende nuk është zyrtarizuar. Humbja e drejtorive që kanë poseduar BDI dhe RDK në mandatin…
Në aksidentin e së dielës në rrugën Manastir-Prilep ka humbur jetën një banor shqiptar nga fshati Grashnicë.Ndërsa tre fëmijët e tij që udhëtonin me të në makinë janë lënduar rëndë.Që tregjedia të jetë më e madhe për fëmijët ata para gjashtë muajve kanë humbur nënën nga një sëmundje e rëndë informohet Strugalajm.com nga banorë të Manastirit. Një aksident i tmerrshëm me pasoja vdekjeprurëse e tronditi Maqedoninë këtë pasdite Një person mbeti i vdekur ndërsa 4 të tjerë janë me lëndime të rënda si pasojë e në një aksidenti rrugor që ndodhi në orën 17.20 në rrugën Manastir-Prilep, ka konfirmuar policia…
Ish-ministri dhe i përndjekuri i Tribunalit të Hagës për krim ndaj njerëzimit, Ljube Boshkovski ka shprehur dëshirat e tij për të bërë pjesë në Qeverinë Zaev si ministër pa resor. Ai mund të zë vendin e tij në Qeveri pasi ka mbështetur me gjithë partinë e tij kandidatët e LSDM-së për zgjedhjet lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni nga mediat në gjuhën maqedone. Përveç Boshkovskit, në Qeveri duhet të emërohen edhe zëvendësuesit e Visar Ganiut, Arben Taravarit dhe Ramiz Merkos, të cilët u zgjodhën kryetarë nëpër komunat e tyre përkatëse. Boshkovski ka kërkuar që të jetë udhëheqës i një ministrie par resor.
Me më shumë manifestime kulturore, humanitare dhe sportive sot do të shënohet 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit. Me këtë rast, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov do të takohet me përfaqësuesit e Këshillit të qytetit të Lidhjes së luftëtarëve të Luftës nacionalçlirimtare antifashiste të Maqedonisë. Më pas, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i Qytetit të Shkupit do të vendos lule para Përmendores së çlirimtarëve të Shkupit në varrezat partizane dhe para përmendores së gjeneralit Mihajllo Apostollski në Varrezat e qytetit “Butel”. Në orën 12:30, para Përmendores së çlirimtarëve të Shkupit, në pllajën…
Vikendin që kaloi, iniciativa qytetare “S’je i Shkupit nëse…” e shoqëruar nga më shumë se 200 qytetarë të Shkupit vendosën kosh të ri në komunën Çair. Të organizuar në rrjetet sociale, shumë qytetarë nga të gjitha moshat u mblodhën në parkun që gjendet në rrugën Kërste Asenov në Çair. Përveç që vendosën kosh të ri në këtë hapësirë, ata mbuluan gropat në fushën e basketbollit, vizatuan viza të reja dhe pastruan të gjithë hapësirën përreth fushës së lojës. Gjatë aksionit u krijua edhe atmosferë e mrekullueshme nga DJ lokal, duke u mundësuar qytetarëve të shoqërohen e të kalojnë pasdite të…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, filluan vizitën dyditore në Bruksel me mëngjesin e punës me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku referuan për progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues. Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht prezantoi rezultatet dhe arritjet në implementimin e pjesës 3 të Planit 3-6-9, i cili u kurorëzua me mbajtjen e zgjedhjeve fer, të lira dhe kredibile. “Fokusi i masave dhe aktiviteteve të pjesës së parë të Planit – pjesës tre, ishte krijimi i…
Me ligjin parashikohet që të gjitha organet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime në pajtueshmëri të ligjit dhe institucione të tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase do të jetë edhe gjuha e tyre që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë , (gjuha shqipe). Në debatin për leximin e parë të ligjit për të debatuar u paraqitën rreth 60 deputetë. Në rrjedhën e deritanishme të debatit për këtë ligj, dhe në debatet e komisioneve dhe vazhdimet e seancave plenare, opozita akuzoi…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa.. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve urbane i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut. Në grykat është e mundur rrëshqitje të tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi…
Delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Kryeministri Zaev sot do të realizojë tet-a-tet takim me kryeministrin slloven Miro Cerar, ndërsa ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, do të kenë takime bilaterale me kolegët e tyre nga Qeveria sllovene, me ç’rast do të pasojë edhe takim i përbashkët, plenar i ministrave në delegacionin e Republikës së Maqedonisë dhe ministrat homologë në Qeverinë e Republikës së Sllovenisë. Në kuadër të ditës së parë të vizitës, kryeministri i Maqedonisë do të ketë takim me pjesëtarët e MPB-së…

