Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa..
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve urbane i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut. Në grykat është e mundur rrëshqitje të tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

