Pacienti i ndjerë ishte shtruar në klinikë para 15 ditësh, në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë, me pasqyrë të rëndë klinike dhe, pavarësisht të gjitha masave intensive të ndërmarra në Departamentin e Mjekimit Intensiv, dje pasdite ka ndodhur vdekja.
Edhe një pacient ka ndërruar jetë nga ethet e Nilit Perëndimor dje pasdite dhe ky është rasti i gjashtë me pasojë vdekjen, konfirmoi sot drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana. Bëhet fjalë për një pacient 72-vjeçar nga Shkupi. Pacienti kishte sëmundje të rënda shoqëruese.
– Për fat të keq, duhet të njoftoj se dje pasdite ndërroi jetë edhe një pacient – njoftoi drejtori.
Pacienti i ndjerë ishte shtruar në klinikë para 15 ditësh, në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë, me pasqyrë të rëndë klinike dhe, pavarësisht të gjitha masave intensive të ndërmarra në Departamentin e Mjekimit Intensiv, dje pasdite ka ndodhur vdekja.
Në një deklaratë për mediat, Cana informoi se deri më sot, në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë qenë ose janë të shtruar 51 pacientë, nga të cilët 27 deri tani janë shëruar dhe janë lëshuar nga klinika.
– Aktualisht në këtë klinikë janë 18 pacientë, nga të cilët 15 me infeksion të konfirmuar laboratorikisht nga Nili Perëndimor, në formën neuroinvazive, ndërsa tre pacientë janë klinikisht të dyshimtë për infeksion nga Nili Perëndimor në formën neuroinvazive – njoftoi drejtori.
Aktualisht, pacienti më i ri në klinikë është 26-vjeç dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në Departamentin e Kujdesit Intensiv, me pasqyrë të rëndë klinike, ndodhen ende pesë pacientë. Të gjithë janë në moshë të shtyrë.



