Me më shumë manifestime kulturore, humanitare dhe sportive sot do të shënohet 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit.
Me këtë rast, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov do të takohet me përfaqësuesit e Këshillit të qytetit të Lidhjes së luftëtarëve të Luftës nacionalçlirimtare antifashiste të Maqedonisë.
Më pas, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i Qytetit të Shkupit do të vendos lule para Përmendores së çlirimtarëve të Shkupit në varrezat partizane dhe para përmendores së gjeneralit Mihajllo Apostollski në Varrezat e qytetit “Butel”.
Në orën 12:30, para Përmendores së çlirimtarëve të Shkupit, në pllajën para Qeverisë, delegacione shtetërore, përfaqësues të Armatës së Republikës së Maqedonisë, prej komunave të Qytetit të Shkupit, anëtarë të institucioneve të tjera si dhe delegacioni zyrtar i Qytetit të Shkupit do të vendosin lule.
Aksioni tradicional i dhurimit të gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit do të mbahet sot prej orës 9 deri në orën 17 në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz”.
Ngjarjet për festimin e Ditës së çlirimit të Shkupit do të vazhdojnë sonte në Muzeun e Qytetit të Shkupit ku do të promovohet libri “Shkupit me dashuri”.
Në foajenë e Operës dhe Baletit të Maqedonisë do të ekspozohen vepra të Kolonisë artistike ndërkombëtare të 12-të “Shkupi 2017”.
Deri në fund të muajit janë paraparë më shumë aktivitete.
Më 13 nëntor para 73 viteve luftëtarët e Divizionit 42 dhe të 50-të të ushtrisë së Maqedonisë dhe të brigadës së 16-të të Maqedonisë e çliruan Shkupin nga okupimi fashist.
Pas luftimeve të rënda disaditëshe me pjesëtarët e divizionit të 22-të, gjerman, të përbërë nga regjimenti i 47-të dhe 65-të dhe pjesë të divizionit të 11-të ajror desant, si dhe me brigadën gjermane “Angermiler” e cila ishte e vendosur para grykës së Kaçanikut, luftëtarët me marsh trimfues hynë në qytet.
Shkupi për herë të parë përmendet nga Klaudij Diolomej me emrin antik Skupi. Emri Skupi (kasolle, strehimore, strehë) për herë të parë paraqitet tek fisi Peonë.
Sipas të dhënave historike qyteti është formuar nga Dardanët në shekullin e tretë para erës sonë, ndërsa më vonë në vitin 1964 para erës sonë bie nën pushtetin e romakëve dhe bëhet pjesë e provincës Mezia, pjesë e rajonit Dardani.
Në kohën e imperatorit Oktavia August, nga viti 13 deri në vitin 11 para erës sonë, Skupi nga llogori i legjioneve të Maqedonisë – Legjioni i 5-të i Maqedonisë dhe Legjioni i 4-të i Skitit është shndërruar në qytet.
Më vonë në vitin 84 apo 85 imperatori Domician e ka themeluar koloninë Flavia Skupi, qytet me të drejta vetëqeverisëse romake, i cili ka qenë më i madhi në hapësirën nga Selaniku në jug deri në Danub në veri.
Në atë kohë Shkupi përjeton zhvillim të madh dhe bëhet qytet me ipeshkv të vetin. Qyteti është shkatërruar në tërmetin katastrofik më 28 prill të vitit 518. Pas tërmetit Skupi nuk përmendet më, ndërsa lugina e Shkupit fiton qytet të ri me emrin Justiniana Prima.
Në vitin 1555 qyteti përsëri shkatërrohet nga një tërmet katastrofik por së shpejti është rindërtuar dhe është bërë strehimore ushtarake turke. Në shekullin e 16 dhe 17-të Shkupi bëhet qyteti më i madh dhe më i pasur në pjesën evropiane të Perandorisë osamne.
Gjatë Luftës së Parë Botërore Shkupi ndodhet nën okupimin e bullgarëve dhe të forcave austro-hungaze, ndërsa pas përfundimit të luftës u bë pjesë e Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.
Në Luftën e Dytë Botërore Shkupi përsëri është okupuar nga Bullgaria, aleate e Gjermanisë naziste.
Pas çlirimit nga okupatori fashist më 13 nëntor të vitit 1944 qyteti së shpejti zhvillohet dhe bëhet qendër industriale, kulturore dhe administrative e Republikës Socialiste të Maqedonisë, e cila ishte nën përbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5 e 17 minuta Shkupi përjeton shkatërrim të tretë nga tërmeti katastrofik. Qyteti ishte shkatërruar pothuajse tërësisht nga tërmeti me intensitet prej 9 ballësh sipas shkallës së Merkelievit.
Në tërmet kanë vdekur 1.070 njerëz, ndërsa rreth 2.900 janë lënduar.
Mbi 80 për qind e popullatës së mbijetuar kanë mbetur pa shtëpitë e tyre. Me ndihmën e 87-të shteteve të botës Shkupi u ndërtua përsëri dhe prandaj qyteti e mban epitetin “Qyteti i solidaritetit”.

