Author: Rilinda

#ClickPlus (e martë, 14 nëntor) Tema: Shtetësia e mohuar! Të ftuar: Elmi Aziri – Zv/ministër i Punës dhe Politikës sociale, Ibrahim Beqiri – Ndihmës-ministër në Ministrinë e Brendshme Gazmend Gudaçi – UNHCR, Zyra e Komisariatit të Lartë të Refugjatëve në Maqedoni, Hajrullah Misini – ish-deputet Apatrid, të mohuar, të padukshëm ose njerëz të harruar, janë disa nga emrat me të cilët karakterizohen qytetarët të cilët nuk kanë arritur të kenë shtetësi në vend! Statusi, pasojat dhe ardhmëria e shumë qytetarëve të Maqedonisë, të lindur dhe të rritur në këtë shtet, vazhdon të jetë në pikëpyetje, por çfarë planesh ka pushteti…

Lexo më Shumë

Presionet partiake duhet të ndalen. Për qasjen selektive dhe joefikasitetin, do të kërkohet përgjegjësia dhe lëndët që kanë qenë në sirtarë për vite do të kalohen përfundimisht në masat e prokurorëve. Kushdo që shkel ligjin do të ndiqet, panvarësisht nëse ai është qytetar ose funksionar… Ljubomir Joveski, kandidati për prokuror të ri të shtetit, mbetet për t’u kaluar në Parlament. Nëse ai merr besimin e 61 deputetëve në Kuvend, ai do të zotërojë Zvrlevskin në pozitën nga e cila duhet të frikësohen të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, pavarësisht nëse janë zyrtarë, biznesmenë, politikanë nga qeveria dhe opozita ose…

Lexo më Shumë

Assesi të merren vesh për drejtoritë që duhet t’i ndajnë në Komunën e Kumanovës, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe 1 muaj pas zgjedhjeve lokale. Maksim Dimitrievski insiston që drejtoritë, të cilat u takojnë shqiptarëve, duhet t’i ndahen shqiptarëve që kanë bërë aktivitet për LSDM-në dhe përfaqësuesve të BDI-së që kanë vrapuar për t’u bërë drejtor, shkruan gazeta Lajm. Burime tona thonë se BDI këmbëngul në atë se eksluzivitetin për hisen shqiptare në Kumanovë duhet ta ketë vetëm BDI, duke harruar se pikërisht këta i dhanë fitoren absolute Maksim Dimitrievskit, tashmë të parit të komunës.…

Lexo më Shumë

Numri artikujve hulumtues, edhe pse është rritur dyfish, edhe më tej ngelet nën 1 përqind. Vitin e kaluar ka arritur vlerën 0,4 përqind, këtë vit 0,8 përqind. Kjo në praktik do të thotë se nga 1.000 artikuj të publikuar në mediumet tradicionale , vetëm 8 prej tyre mund të klasifikohen si hulumtuese, shkruan “Vërtetëmatësi” Mungesa e teksteve hulumtuese dhe analitike te mediumet tradicionale në Maqedoni edhe më tej është shqetësues, edhe pse në vitin 2017 në raport me vitin 2016 gjendje është përmirësuar. Ky është përfundimi i përgjithshëm që doli pas hulumtimi të bërë mbi 10 mediumeve tradicionale në vend…

Lexo më Shumë

Në Republikën e Maqedonisë 147.000 njerëz vuajnë nga sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive (SKOM). Nën moton “Fytyrat e shumta të SKOM”, nesër do të shënohet Dita Botërore e SKOM, ndërsa qëllimi është ngritja e vetëdijes, informimi i publikut për manifestimet, pasojat e mundshme dhe mundësitë parandaluese dhe terapeutike, me ç’rast do të mundësohej diagnostifikim në kohë dhe përmirësim i kujdesit për pacientët. Të dhënat për të sëmurët që trajtohen në ambulanca dhe të hospitalizuar me SKOM në Klinikën për Pulmologji dhe Alergji tregojnë trend rritës në katër vitet e fundit (në vitin 2014 – 3.195 pacientë në ambulancë dhe 523…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot(e martë) duhet të mbahet seanca për rastin “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Seat Koçan. Specialja i ngarkon kompaninë “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” se me dokumente të falsifikuara kanë bërë konsorcium dhe kanë fituar tender në vlerë prej mbi 17 milionë euro. I dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan. Për të dyshuarin e dytë, nënshkruesi i autorizuar në kompaninë “Sileks Nemetali” gjykata përcaktoi masën e kujdesit. Në kuadër të rastit “Trust”, në të cilin Prokuroria Speciale shpalosi dyshimet për veprime të jashtëligjshme dhe falsifikim të dokumenteve, nëpërmjet të…

Lexo më Shumë

Arsim ZEKOLLI Ne rethanat e reja post-zgjedhore, shqiptarët kanë një përparësi, në krahasim me maqedonasit, dhe posaçërisht klasen e tyre intelektuale-mediale. Sjellja e LSDM-së gjatë këtyre 5 muajve qeverisjeje, dëshmon jo vetëm mungesën e vizionit vetanak, por aq më shumë vë në spikamë, prirjen e tyre per te kopijuar sjelljen dhe stilin, e BDI-së. Shqiptaret sjelljne e LSDM-së me lehtësi e detektojnë, falë eksperiencës me BDI-në, por për maqedonasit do duhet të kalojë kohë deri sa t’u bie ‘zhetoni” dhe buxheti. Largojeni pompozitetin, narcisizmin, prepotencen dhe arrogancen e LSDM-istëve dhe megafonet e tyre medialë, do të kuptoni se ne politikberjen…

Lexo më Shumë

Moti sot parashikohet të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut me karakter lokal. Në pjesët jugore, ndërsa posaçërisht në ato juglindore, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe me paraqitje të bubullimave. Do të vazhdojë të fryjë erë jugore e cila në disa vende do të jetë e përforcuar, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe pjesët lindore. Temperaturat ditore do të jenë në interval nga 11 deri në 18 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me temperaturë deri në 16 gradë Celsius. Reshje më të rrëmbyeshme të shiut priten…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM) dyshohet se ka kryer vepër penale duke angazhuar kompani joadekuate për të matur rejtingun dhe shikueshmërinë. Jozyrtarisht merret vesh se për këtë keqpërdorim të bërë, tashmë është hapur edhe proces nga policia. Rastin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, madje duke thënë se kjo paraqet krim. “Duke kontrolluar dokumentet që kanë arritur deri te Kolegjiumi gjeneral, zbuluam krim në Qendrën Tregtare të Qytetit (QTQ) krim në ndërmarrjen publike Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) me një agjenci që është paguar të masë rejtingun dhe shikueshmërinë, por nuk poseduar fare të…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili konsiderohet njeri mjaft i afërt me kryeministrin Zoran Zaev, në një intervistë për Kapital ka folur për keqpërdorimet që ka bërë qeveria paraprake, e udhëhequr nga VMRO dhe BDI. Sipas Rashkovskit, këto keqpërdorime kanë vlerën prej disa miliarda eurove. “Pjesa më e madhe e keqpërdorimeve janë në fazën e hetimeve, por edhe pse nuk mund të ju them shifër të saktë, po vërtetohet se janë keqpërdorur para të popullit në vlerë prej disa miliarda eurove”, ka thënë Rashkovski, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka përmendur edhe disa raste konkrete të keqpërdorimeve. “Opinioni…

Lexo më Shumë

Ambasadori I Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie konsideron se të gjitha partitë duhet të tregojnë gatishmëri për një takim të pëbashkët në vilën Zhan Mone në Paris me qëllim që të ndërtojnë rrugën drejt BE-së, përcjell Almakos. Takimi eventual i partive politike maqedonase në vilën Jean Monnet në Paris duhet të jetë rezultat i gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë dhe për të punuar së bashku në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nëse nuk mund të pajtohen, do të shtrohet pyetja se cili do të ishte vendi i Maqedonisë në Unionin, tha ambasadori francez në Maqedoni Christian Timonie. “Duhet të…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov do të takohet sot (e hënë) në Bruksel me homologun e tij grek, Nikos Kozias. Takimi pritet të diskutojë rifillimin e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit të shpallur në fund të muajit. Kozias njoftoi se Greqia është e gatshme të zgjidhë çështjen e emrit dhe se këtë do t’ua bëjë të qartë partnerëve të saj në BE dhe Uashington. Sipas tij, çështja e emrit do të mbyllet në gjysmën e parë të vitit 2018./Almakos

Lexo më Shumë