Ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov do të takohet sot (e hënë) në Bruksel me homologun e tij grek, Nikos Kozias.
Takimi pritet të diskutojë rifillimin e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit të shpallur në fund të muajit.
Kozias njoftoi se Greqia është e gatshme të zgjidhë çështjen e emrit dhe se këtë do t’ua bëjë të qartë partnerëve të saj në BE dhe Uashington. Sipas tij, çështja e emrit do të mbyllet në gjysmën e parë të vitit 2018./Almakos

