Hetimi për OJQ-të ka përfunduar, sepse nuk është gjetur asgjë e paligjshme, njoftoi sot Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. “Pas analizave dhe konsultimeve me Prokurorinë Themelore për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Brendshme, pra Byroja e Sigurisë Publike së bashku me Drejtorinë e Policisë Financiare, i mbylli këto hetime sepse nuk ka prova që mund të vërtetojnë dyshimin se diçka e paligjshme është bërë. Eshtë ngritur kallzim penale në SVR Strumicë, e cila i referohet një sasie të parëndësishme të fshehjes së të ardhurave personale, por asnjë veprimtari tjetër e organizuar e paligjshme nuk vjen nga…
Author: Rilinda
Propozimi për pushimin е lindjes prej 18-muajsh është në thelb një diskriminim gjinor, i cili përfundimisht do të shkëpusë gratë nga tregu i punës dhe do t’i kthejë në amvise, duke ngritur rolin e gruas si nënë në plan të parë dhe duke shtypur ambiciet e saj për avancim profesional vlerëson prof.Elena Ignovska, përcjell Almakos. Për disa muaj jemi dëshmitarë të iniciativës civile të quajtur si ‘450 dite pushimi lindor'(“Revolucioni i Pelenave”), që kërkon ndryshim në Ligjin e Punës (në veçanti neni 165 (paragrafi 1) në lidhje me lejen e lindjes prej 9 muajve për një fëmijë dhe 15 muajve…
Prokurorja Publike, Katica Janeva, e ftuara e sontëshme në TV Telma, ju përgjigjet pretendimeve rreth zërave se PSP është një instrument politik, me arsyen se deri me tani nuk ka hetime të anëtarëve të partive të tjera përveç të atyre të VMRO-DPMNE, ajo deklaron se këto akuza do të mohoen me kohë dhe se PSP tashmë i ka të hapura procedurat paraprake hetimore për zyrtarët e qeverisë aktuale, përcjell Almakos. “Nëse do ishte ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve, ne mund të ishim në gjendje të mbronin z. Kosta Krpach. Aktualisht kemi rreth 100 procedura paraprake. Disa prej tyre do të…
Gjykatësi Vladimir Pancevski nuk do të mund ti bllokojë rastet e Prokurorisë Speciale që vijnë në Gjykatën Themelore Shkup 1. Kryetari i ri Ivan Xholev e ka sistemuar në departamentin për kallëzime, për shkak të konflikt interesit me PSP-në. ‘Për shkak të konfliktit të interesave, sulmit publik dhe përvojës së Prokurorisë Speciale duke e llogaritur si armikun e tyre, por edhe për shkak se ajo është nën hetim nga PSP, i është kryer bastisje, ndërkaq i njëjti ka dorëzuar padi penale për prokuroren speciale, Katica Janeva përpara Prokurorisë, gjykatësi Pançevski është sistemuar në departamentin për kallëzime. Në këtë rast, paanshmëria…
Ceremonia e mbylljes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë do të mbahet në Hagë në 21 dhjetor, ndërkaq 10 ditë më vonë ai do të përfundojë zyrtarisht punën e tij. Deri në fund të nëntorit, gjykata në Hagë duhet të përfundojë të gjitha rastet e krimeve të luftës në shkallën e parë dhe të dytë. Vendimi i ish-komandantit ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç do të shpallet më 22 nëntor dhe vendimi i fundit mbi ankesën e aktgjykimit – më 29 nëntor. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka krijuar një mekanizëm ndërkombëtar për marrjen e rasteve të pazgjidhura të gjykatës,…
Zëvendëskryeministri i për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në një intervistë në televizionin “Telma” ka deklaruar se në bisedimet me Greqinë, ai, por edhe askush tjetër nga Qeveria nuk do të lejojë që të rrezikohet identiteti i ashtu siç tha, bashkëqytetarëve të tij maqedonas, Osmani gjithashtu kumtoi se nesër do të takohet me Presidentin Gjorge Ivanov për të paraqitur progresin në planin 3-6-9. “Që Maqedonia të shkojë përpara, po investoj shumë në këtë nismë konsensusi për këtë çështje. Të harrojmë ngjyrën e partisë”, tha Osmani./Almakos
Në njësitë speciale të Armatës “ Ujqit” nuk ka akoma asnjë shqiptarë, por ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqeriska thotë se do të angazhohet që në këtë njësi speciale të ketë edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, ashtu sikur edhe në njësitet tjera të armatës. Për katër muaj nuk mund të zgjidhen problemet që janë bërë me vite dhe kjo është një nga temat që kemi diskutuar….Armata e Maqedonisë është një nga institucionet që e ka miratuar parimin e përfaqësimit të drejtë dhe kjo është një ndër karakteristikat e saja më të forta pasi kur shihni pjesëtarët të ARM-së e shihni Maqedoninë…
Sekretari i ri i përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger, nesër vinë në vizitën e parë në Republikën e Maqedonisë, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë. Greminger do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ndërsa do të bisedojë për klimën e re sociale në vend, bashkëpunimin me OSBE-në dhe mbështetjen që e jep në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë. Vizita e Greminger përputhet me 25 vjetorin nga themelimi i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Policia e Shtipit ngriti padi penale kundër S.S (22) nga Kumanova, D.D (23) nga fshati Kuçiçino, komuna Çeshinovë Obleshevë dhe T.Š (21) nga Velesi, tre me qëndrim të përkohshëm në Shtip, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim për qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”. Sipas MPB-së, pasi paraprakisht janë dakorduar në mënyrë të paautorizuar të blejnë një sasie më të madhe të drogës marijuanë, pardje (14.11) S.S dhe D.D me automjet udhëtimi “Volksfagen Vento” me targa të Shtipit, i drejtuar nga I.V (29) nga Shtipi, është nisur për në…
LSDM do të propozojë amendamente për ato pjesë të propozim-ligjit për përdorim të gjuhëve, që ishin të diskutueshme dhe që shkaktuan debat. Këtë e deklaroi mbrëmë Tomisllav Tuntev, koordinator i LSDM-së në emisionin Top Tema në Tv Telma. Ai me këtë rast deklaroi se tashmë është formuar grup punues nga disa deputetë të LSDM-së, të cilët i përgatisin amendamentet. “Do të intervenohet me amendamente pikërisht në ato dispozita që ishin diskutabile, nëse do të ketë dygjuhësi, nëse ligji na qenka për dygjuhësi ose për gjuhën shqipe, ose nëse do të ketë dygjuhësi në Maqedoninë Lindore apo në vende të vogla,…
Kryeministrit Zoran Zaev i është dhënë çmim për kontribut të veçantë në nxitjen e tregtisë dhe investimeve në mesdhe nga Forumi Ekonomik në Uashington. Ai është i vetmi zyrtar i lartë i cili mori një çmim të udhëheqjes. Çmimi “Udhëheq ës i Mesdheut” u prit nga zëvendës kryeministri për çështjet Ekonomike Koço Angjushev, përcjell Almakos. “Çmimi që marr sot, në emër të kryeministrit Zoran Zaev, është një mirënjohje për punën e tij, por edhe për punën e Qeverisë që e kryeson atë. Meqë unë e njoh mirë dhe kam mundësinë të punoj me të çdo ditë, pretendoj se ky çmim…
Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM akuzon kryetarët të komunave të LSDM-së për ajrin e ndotur në vend. Ata ju bëjnë thirrje atyre që të ndërmarrin masa dhe ulin praninë e grimcave të dëmshme. “Pasojat nga ajri i ndotur po ndihen gjithnjë e më shumë. Atë që e premtuan kryetarët e komunave nga LSDM gjatë fushatës zgjedhore është gënjeshtër. Në vend që të merren me ndotjen, ata marrin kundër-masa”, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga kjo parti gjithashtu akuzojnë pushtetin për shfuqizimin e “Ditës së drurit”, që sipas tyre ka qenë një masë konkrete për uljen e ndotjes së ajrit. “Është koha që pushteti…

