Propozimi për pushimin е lindjes prej 18-muajsh është në thelb një diskriminim gjinor, i cili përfundimisht do të shkëpusë gratë nga tregu i punës dhe do t’i kthejë në amvise, duke ngritur rolin e gruas si nënë në plan të parë dhe duke shtypur ambiciet e saj për avancim profesional vlerëson prof.Elena Ignovska, përcjell Almakos.
Për disa muaj jemi dëshmitarë të iniciativës civile të quajtur si ‘450 dite pushimi lindor'(“Revolucioni i Pelenave”), që kërkon ndryshim në Ligjin e Punës (në veçanti neni 165 (paragrafi 1) në lidhje me lejen e lindjes prej 9 muajve për një fëmijë dhe 15 muajve për më shumë fëmijë, të rritet në 18 muaj për të gjitha nënat, pavarësisht nga numri i të sapolindurve.
“Në shikim të parë, duket si një propozim që do të pranohej gjerësisht për shkak se është masë populiste dhe në përputhje me politikën e tanishme për të promovuar rritjen e normës të lindjeve. Megjithatë, është në thelb një diskriminim gjinor që përfundimisht do t’i distancojë gratë nga tregu i punës dhe t’i kthejë ato në amvise, duke ngritur rolin e gruas si nënë në plan të parë dhe duke shtypur ambiciet e saj për avancimin profesional. Për shembull, në Ligjin për Arsimin e Lartë (neni 135), afati kohor për shpalljen e konkurseve të zgjedhjeve / rizgjedhjeve në kohën vazhdon në perudhen përgjat pushimit të lindjes , e cila i vë femrat në një situatë të vështirë për të zgjedhur midis dy alternativave – të ndërpres pushimin dhe ndjek karrierën, kjo zgjedhje të kufizon dhe bie ndesh me tjetrën”, shprehet Ignovska.
Gjithashtu, do të ishte diskriminuese ndaj etërve për të cilët nuk ofrohet pushim i veçantë prindërore (në vend të zëvendësimit të lejes së lindjes).
Përveç kësaj, profesionet që kërkojnë kontuinitet në punën e stafit përkatës, punëdhënësi do të inkurajohet të punësojë vajzat / gratë që do të shkonin në pushim të lindjes prej 18-mujve për një fëmijë ose mungesë 36-muajshe për dy fëmijë (edhe pse kjo është barrë në buxhetin e shtetit për të cilin ne të gjithë kontribojmë), me këtë ai duhet të punësojmë persona të rinj për një periudhë të kufizuar kohore të cilët duhet të largohen nga puna pas skadimit të periudhës së pushimit.
Shkrimin e plotë të Ignovska’s mund ta lexoni në: https://www.libertas.mk/porodilno-otsustvo-od-18-mesetsi-mozhe-da-gi-diskriminira-i-majkite-i-tatkovtsite/
Dr.Elena Ignovska është asistene në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup në lëndën e së Drejtës Civile, departamenti për të Drejtën e Familjes dhe Trashëgimisë./Almakos

