Gjykatësi Vladimir Pancevski nuk do të mund ti bllokojë rastet e Prokurorisë Speciale që vijnë në Gjykatën Themelore Shkup 1. Kryetari i ri Ivan Xholev e ka sistemuar në departamentin për kallëzime, për shkak të konflikt interesit me PSP-në.
‘Për shkak të konfliktit të interesave, sulmit publik dhe përvojës së Prokurorisë Speciale duke e llogaritur si armikun e tyre, por edhe për shkak se ajo është nën hetim nga PSP, i është kryer bastisje, ndërkaq i njëjti ka dorëzuar padi penale për prokuroren speciale, Katica Janeva përpara Prokurorisë, gjykatësi Pançevski është sistemuar në departamentin për kallëzime.
Në këtë rast, paanshmëria në vendimmarrjen e gjyqtarit merret në pyetje, sepse ai me orarin e veprimit kryetari Stojance Ribarev u vendos në departamentin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zgjodhi pikërisht kërkesat e paraqitura nga PSP në Gjykatën Penale,” thot Xholev arsyet për riorganizimin e Pancevskit.
Xholev thotë se Pançevski e ka pranuar vendimin për sistemimin e tij dhe tha se ky vendim ka të drejtë ankimimi deri në Gjykatën Supreme./Almakos

