Hetimi për OJQ-të ka përfunduar, sepse nuk është gjetur asgjë e paligjshme, njoftoi sot Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.
“Pas analizave dhe konsultimeve me Prokurorinë Themelore për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Brendshme, pra Byroja e Sigurisë Publike së bashku me Drejtorinë e Policisë Financiare, i mbylli këto hetime sepse nuk ka prova që mund të vërtetojnë dyshimin se diçka e paligjshme është bërë.
Eshtë ngritur kallzim penale në SVR Strumicë, e cila i referohet një sasie të parëndësishme të fshehjes së të ardhurave personale, por asnjë veprimtari tjetër e organizuar e paligjshme nuk vjen nga organizatat joqeveritare në Republikën e Maqedonisë dhe prandaj ky hetim është i mbyllur”, tha Spasovski.
Për herë të parë procesin e desorpcionit e shpalli Ish-kryeministri Nikola Gruevski, në të ashtuquajturën shpallja e protestës përpara Komisionit Shtetëror Zgjedhor më 17 dhjetortë vitit të kaluar./Almakos

