Ceremonia e mbylljes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë do të mbahet në Hagë në 21 dhjetor, ndërkaq 10 ditë më vonë ai do të përfundojë zyrtarisht punën e tij.
Deri në fund të nëntorit, gjykata në Hagë duhet të përfundojë të gjitha rastet e krimeve të luftës në shkallën e parë dhe të dytë. Vendimi i ish-komandantit ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç do të shpallet më 22 nëntor dhe vendimi i fundit mbi ankesën e aktgjykimit – më 29 nëntor.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka krijuar një mekanizëm ndërkombëtar për marrjen e rasteve të pazgjidhura të gjykatës, duke përfshirë rastin e Ratko Mlladiç, nëse ankimohet aktgjykimi.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë u krijua më 25 maj 1993 me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për 24 vjet ai ka ndjekur penalisht 161 të pandehur, më shumë se gjysma e të cilëve ishin serbë./Almakos

