Author: Rilinda

Lideri i Levizjes Reforma-PDSH, Zijadin Sela ka hedhur akuza të forta në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sipas Selës është duke futur hundët në zgjedhjet në Maqedoni. Sela gjatë prezantimit të platformës së “Aleancës për Shqipëtarët”, ka thënë se edhe BDI ashtu edhe PDSH janë përgjegjëse për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Maqedoni. Ai në intervistën për TV Dukagjinin flet edhe për raportet që ka me liderët politik në Kosovë dhe në Shqipëri. https://www.youtube.com/watch?v=poGXfE93wyU

Lexo më Shumë

Gjatë plaçkitjes në një bastore sportive “Sportlajf”, në lagjen Çarshia e Epërme në Tetovë, janë vjedhur 19.300 denarë. Siç informojnë nga SPB Tetovë, derisa dy të punësuarit kanë qenë në pikën e pagesës, ka hyrë një djalë i ri me një mjet të mprehtë në dorë, me siguri kaçavidë dhe ka filluar t’i kërcënojë se do t’i vrasë. “Krahas kërcënimeve për vrasje të punëtorëve ai ka filluar t’i shtyjë nga vendet e tyre dhe ka arritur të marrë 14.000 denarë nga arka e parë dhe 5.300 denarë nga arka e dytë. Me paratë e mara ai është larguar nga bastorja,…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e punëtorëve në ndërtimtari, inxhinierëve dhe tregtarëve në ndërtimtari kërkon nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) të formojë komision të posaçëm që do të punojë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, të cilët, siç thonë nga kjo sindikatë, nuk respektohen me vite në të gjithë sektorët dhe në veçanti në sektorin e ndërtimtarisë. “Kërkojmë të krijohet shërbim ligjor që do të interesohet për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune, në pjesën e të drejtave të punëtorëve, pagën më të ulët të garantuar për orë pune, si dhe të ndryshohen dispozitat e lidhjeve sindikale”, tha…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shqiperisë, Ilir Meta prej nesër do të vijë për vizitë në Maqedoni ku do të qëndrojë dy ditë, njofton Portalb.mk. Ai në Shkup do të takohet me kryetarin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili do ta pret me ceremoni shtetërore. Gjithashtu është planifikuar edhe mbledhje të delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pas takimit të përbashkët të dy kryetarët do të mbajnë edhe konferencë për mediat.

Lexo më Shumë

Me të filluar sezoni dimëror, ngasësit e veturave duhet të posedojnë zinxhirë dhe goma dimërore për veturat e tyre. Sipas ligjit, për mosposedim të këtyre pajisjeve gjoba është 45 euro. Disa qytetarët thonë se janë përgatitur me pajisje dimërore, ndërsa disa të tjerë duken të mos jenë të informuar për rregullat dimërore në komunikacion. “Gjithçka që ka nevojë ka, posedoj zinxhir. Ndërsa gomat nuk ka nevojë ti ndërroj pasi që kemi zinxhir.” “Ata të cilët do të udhëtojnë diku larg jashtë Shkupit do të duhet të porosisin pajisje dimërore. Ndërsa këtu nëpër Shkup do të mund t’i shfrytëzojmë të vjetrat”.…

Lexo më Shumë

Pas ardhjes në pushtet të Zaevit, Vices dhe Angjushevit u formua “Omerta” agjenci për sigurim, emri i së cilës në mafinë italiane do të thotë marrëveshje për heshtje. Filluan të djegin makina të të gjithë pronarëve të kafeneve të cilët kanë angazhuar kompani tjera sigurimi. Sipas strategjisë të LSDM, vijon keqpërdorimi i institucioneve për fitimin e parave, reagon VMRO pas aksionit të policisë dhe Drejtorisë për të ardhura publike në Shkup, Manastir dhe Prilep. “Mbrëmë vonë cak i policisë dhe DAP ishin lokalet në Prilep dhe Manastir, të cilat nuk kanë lidhje ose nuk kanë paguar dikujt nga udhëheqësia lokale…

Lexo më Shumë

Janë bllokuar llogaritë e 20 komunave në Maqedoni nga gjithsej 80. Pjesa më e madhe e këtyre komunave janë në rajonin e lindjes, ngase llogaritë janë të zbrazura kurse borxhet janë shumë të mëdha. Në këtë liste hyjnë komunat: Zrnovci, Pllasnica, Resnja, Dellçeva, Ohri, Struga, Pehçevë, Komanovë, Gradsko, Brvenica, Tetovë, Rankovce, Sopishte, Berovë, Karbinci, Nagoriçan i Vjetër, Negotinë, Çashkë, Dollneni dhe Vrapçishte. Shembull, borxhi i komunës së Kumanovës ishte 67 milion denarë, kurse tani ngelet të paguhet vetëm kamata prej 12,1 milion denarë. Komuna e Dellçevës është në borxh 4 milion euro, kurse buxheti bazë, pa bllok dotacione në këtë…

Lexo më Shumë

Është e rëndësishme të përfundojmë plotësisht reformat vendore për ti bërë të pa bazë shkaqet e bllokimit të Maqedonisë që vijnë nga Greqia, tha sonte Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov në Top Tema, përcjell Almakos. “Të heqësh argumentet e atyre që besojnë se bllokada ndaj Maqedonisë është një politikë e duhur, unë personalisht mendoj se aventura me antikrizën ishte një keqkuptim rreth asaj se si punon bota, duke u dhënë argumente forcave negative, dhe duke humbur mbështetjen rreth integrimeve. Beteja për emrin është një politikë e papërgjegjshme”, tha Dimitrovi. Për Dimitrovin, në thelb, çështja duhet të kalon në një debati…

Lexo më Shumë

Qeveria sot e miratoi propozim-vendimin për plotësimin e Vendimit për formimin e grupit të punës për përgatitjen dhe ndjekjen e implementimit të planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e të drejtës në lidhje me ndjekjen e komunikimeve. Siç thotë Qeveria, ky vendim është bërë në bazë të nevojës për të përfshirë përfaqësuesit e Prokurorisë Speciale për ndjekjen e veprave penale të lidhura që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, nga Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit të cilët…

Lexo më Shumë

Tre zëvendësit e rinj të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit do të zgjidhen më 24 nëntor. Edhe pse debati mbi kandidatët përfundoi, propozimi nuk u vu në votim për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallën plenare. Opozita kundërshton propozim-vendimin që Kuvendi të ketë pesë zëvendës të sekretarit gjeneral, për çka akuzoi shumicën për punësime partiake dhe përpjekje për të kënaqur apetitet e partnerëve të koalicionit në dëm të buxhetit. “Pika e sotme në rend dite vetëm dëshmon se kush janë qëllimet e pushtetit. Të punësojë, të partizojë institucione dhe të realizojë premtimet ndaj koalicionit, por jo edhe…

Lexo më Shumë

Aleksandar Dinevski, një nga të pandehurit në rastin “Spiuni” sot u kthye në burgun e Idrizovës, ku do të vuajë dënimin prej katër vjet e gjysmë, përcjell Almakos. Dinevski u lirua për disa muaj nga burgu, sepse priste vendimin e Gjykatës së Apelit për këtë rast. Pasi Apeli mbështeti pjesërisht vendimin e shkallës së parë, dmth brenda disa muajsh, disa nga dënimet e të pandehurve u reduktuan dhe pritej të ktheheshin në burg për të mbajtur dënimin e merituar. Pas lajmit që u përhap në publik se Dineski u dërgua në burg, qytetarët përmes rrjeteve sociale kërkuan që ai të…

Lexo më Shumë