Qeveria sot e miratoi propozim-vendimin për plotësimin e Vendimit për formimin e grupit të punës për përgatitjen dhe ndjekjen e implementimit të planit për realizimin e rekomandimeve të grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga qeverisja e të drejtës në lidhje me ndjekjen e komunikimeve.
Siç thotë Qeveria, ky vendim është bërë në bazë të nevojës për të përfshirë përfaqësuesit e Prokurorisë Speciale për ndjekjen e veprave penale të lidhura që rrjedhin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, nga Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit të cilët do të thirren sipas nevojës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi vendimin për themelimin e njësisë kombëtare për luftimin e kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore duke nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë./Almakos

