Aleksandar Dinevski, një nga të pandehurit në rastin “Spiuni” sot u kthye në burgun e Idrizovës, ku do të vuajë dënimin prej katër vjet e gjysmë, përcjell Almakos.
Dinevski u lirua për disa muaj nga burgu, sepse priste vendimin e Gjykatës së Apelit për këtë rast. Pasi Apeli mbështeti pjesërisht vendimin e shkallës së parë, dmth brenda disa muajsh, disa nga dënimet e të pandehurve u reduktuan dhe pritej të ktheheshin në burg për të mbajtur dënimin e merituar.
Pas lajmit që u përhap në publik se Dineski u dërgua në burg, qytetarët përmes rrjeteve sociale kërkuan që ai të lirohet , sepse ishte alarmante gjendja shëndetësore e tij që do të përkeqësohej për shkak të kushteve të këqija në burg.
Ligji mbi amnistinë do të miratohet në seancën e ardhshëm të Qeverisë, i cili e mbulon dhe Dinevskin.
Pasi lënda kaloi në kompetencë të Speciales, të akuzuarit shpresojnë se do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, por edhe se do të dëshmojnë se procedura që është zhvilluar ndaj tyre ka pasur shkelje elementare të së drejtës.
Në lëndën “Spiun” në procedurë të shkallës së parë u dënuan të gjithë 19 të akuzuarit. Dënim më të lartë me burg mori i dyshuari i parë Marjan Efremov ndërsa në mesin e të dënuarve për bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete janë edhe ish gjenerali i njësitit “Luanët”, Goran Stojkov, ish drejtori i Drejtorisë për pengimin e larjes së parave, Vane Cvetanov dhe ish funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski./Almakos

