Author: Rilinda

Ish Qeveria e VMRO-DPMNE-së në vitin 2016 në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore, më 21 nëntor ka angazhuar dy kompani të huaja të specializuara për marrëdhënie me opinionin dhe krijimin e strategjive, për shërbimet e të cilave, në pajtim me të dakorduarën ka paguar gjithsej 219 mijë euro. Nuk ka hollësi dhe raporte çfarë kanë punuar, por paratë janë paguar edhe atë 73 mijë uro në muaj. Marrëveshjet deri tek të cilat ka ardhur MIA, ish Qeveria i ka lidhur me kompani të huaja të specializuara për marrëdhënie me opinionin dhe planifikim strategjik gjatë vitit 2016. Sipas evidencës, informacionin…

Lexo më Shumë

Maqedonia përfshihet në shënimin e Javës Evropiane për Zvogëlimin e Mbeturinave më kuadër të së cilës nga 20 deri më 26 nëntor do të organizohen qindra ngjarje në mbarë Evropën. Java evropiane për zvogëlimin e mbeturinave është nismë e orientuar drejt promovimit të dialogut dhe aktiviteteve për ngritje të ndërgjegjies për menaxhim të qëndrueshëm me resurse dhe menaxhim me mbeturinat, e cila inkurajon spektër të gjerë të pjesëmarrësve (autoritete publike, kompani private, shoqëri civile) dhe inicon përfshirje të tyre në program. Si pjesë e participimit të Maqedonisë në Javën Evropiane për Zvogëlimin e Mbeturinave, sot në BE Info qendrën në…

Lexo më Shumë

Debat publik për propozim-ndryshimet në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Sipas paralajmërimit, folës në ngjarje do të jenë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe ministri pa portofol i angazhuar për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski. Përveç përfaqësuesve të institucioneve dhe asociacioneve relevante, siç bëjnë të ditur nga MSHIA, debati është i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar. Qëllimi është që të gjitha palët e prekura të kontribuojnë me rekomandime të tyre për ndryshime në rregullativën ligjore.

Lexo më Shumë

Nën moton “Të gjithë jemi fëmijë të tyre” Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do të shënojë fillimin e Javës për kujdes për personat e moshuar. Në ngjarje me rastin e Javës, do të prezantohen sfidat e tanishme dhe të ardhshme për kujdesin për këtë kategori të cenueshme të qytetarëve, si dhe mundësitë për implementimin e servisit publik social. Kryqi i Kuq tani më tetë vite ofron një servis të tillë social, në kuadër të së cilit realizohen vizita të personave të moshuar dhe të pafuqishëm në kushte shtëpie, ndërsa për personat e moshuar aktivë funksionojnë tre qendra ditore.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta të hënën dhe të martën do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni me ftesë të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov. Ivanov dhe Meta nesër do të kenë takim tet-a-tet në vilën presidenciale “Vila Vodno”, ku është parashikuar takim plenar i delegacioneve të dy vendeve. Për pëmbajtjen e bisedimeve presidentët Ivanov dhe Meta do të informojnë opinionin përmes një pres konference të përbashkët. Presidenti i Shqipërisë nesër duhet që të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni ka ndryshuar dhe tani pritet që të ketë reshje të borës dhe shiut në disa lokalitete të ndryshme. Temperaturat e ulta dhe mungesa e diellit kanë krijuar kushte që të ketë borë. Krusheva, Mali Sharr, Mavrova dhe Llazaropole janë mbuluar me borë. Edhe pse me nga dy centimetra trashësi, bora e bardhë i zbukuron këto vende. Më ftohtë ka qenë në Mavrovë ku temperatura është ulur deri në -4 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

omunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Prej dje, 15 nëntor, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjas deri më 15 mars të vitit 2018. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, ministrin e Drejtësisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, do të jenë nikoqir të komisarit për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han. Në takim, Osmani do të prezantojë pakot e reja për reforma Gjashtë dhe Nëntë, të cilat paraqesin plotësim të Planit 3-6-9, e në të cilat përfshihen reformat që dalin nga të gjitha gjetjet, rekomandimet dhe sugjerimet nga raportet e Komisionit Evropian, si dhe nga të gjitha institucionet tjera relevante…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga fundi i ditës në pjesën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje të shiut të cilat në malet dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 13 gradë celsius. Në Shkup mot i vranët me reshje të dobëta të shiut. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 6 gradë, ndërsa ajo e ditës do arrijë deri në 10 gradë celsius. Reshjet e shiut do…

Lexo më Shumë

Lajmet e rrejshme, të njohura si “fake news” tashmë paraqesin një nga sfidat më të mëdha globale. Raporti “Liria në Internet 2017” i Freedom House tregon se përkeqësimi i lirisë në internet minon demokracinë. Të paktën në 17 nga 65 shtetet e vlerësuara, përfshirë edhe SHBA-të lajmet e rrejshme kanë pasur rol të rëndësishëm në fushatat parazgjedhore, duke penguar qytetarët të zgjedhin liderët e tyre në bazë të lajmeve të vërteta dhe debatit autentik. Në raport përmenden të rinjtë nga Velesi, të cilët kishin publikuar lajme të rrejshme gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA. “Ashtu siç organizatat e mediave…

Lexo më Shumë

“Në shikim të parë, ky objekt të jep pamjen e një objekti të rëndomtë për shitjen e pllakave, e në fakt është pikërisht e kundërta. Më 22 nëntor 1908 këtu u mbajt Kongresi i Manastirit ku u vendos për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët. Në kushte normale dhe vende demokratike këtij objekti do t’i kushtohej një rëndësi e veçantë, ndërsa e kundërta ndodhë këtu. Ky objekt është në gjendje të mjerueshme edhe pas sa e sa premtimeve të dhëna.” Manastiri për shumëkë është asociacion i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, meqë para 109 viteve…

Lexo më Shumë

Profesori universitar Osman Kadriu në emisionin Agora të LAJM TV-së është deklaruar për rrjedhën e rastit Kumanova, që nga dita e luftimeve 9/10 maj, pastaj procesin gjyqësorë dhe epilogun e tij. Kadriu është përgjigjur në pyetjet pse disa inspektorë të shërbimit sekret janë privilegjuar nga ana e gjykatës? Sa ai beson në reformat e gjyqësorit dhe se a ka mundësi që këtë periudhë përfundimisht gjyqësori të dëpartizohet? https://www.youtube.com/watch?v=Em39-_khWBU

Lexo më Shumë