Author: Rilinda

Në të gjitha komunat e Shkupit mbrëmë ndotja e ajrit ishte në nivel shumë të lartë. Stacionet matëse tregojnë se koncentrimet e PM 10 grimcave gjatë natës kanë tejkaluar 100 mikrogramë dhe kanë arritur edhe deri në 400 mikrogramë në një metër kub. Në Karposh, Lisiçe dhe në Rektorat koncentrimet e PM10 grimcvave nga ora 8:00 deri në orën 14:00 kanë lëvizur rreth kufirit të lejuar maksimal prej 50 mikrogramë në një metër kub, pas çka fillojnë të rriten. Në Qendër, mbrëmë nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm koncentrimet janë mbi 100 mikrogramë me ç’rast…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira lokale të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët e deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura lëvizë prej tre deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me delli me vranësira lokale të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët e deri në mesatare veriperëndimore. Temperatura do të arrijë deri në nëntë gradë. Vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat nesër në shumë vende do të jenë nën zero. Temperaturat ditore do të jenë në…

Lexo më Shumë

Sot është 109-vjetori i fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku u mbrojt identiteti kombëtar dhe rilindësit tanë vendosën për alfabetin e gjuhës shqipe. Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë, delegatët e asaj kohe, të cilët ishin të vendosur që t’i japin hov zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare, përmes përhapjes së shkollave shqipe..Manastiri do të vizitohet edhe më shumë nga shqiptarët e të gjitha trojeve, dhe jo vetëm në përvjetorin e saj..Se sa e gjatë dhe e vështirë ishte udha e shkronjave, si u bë që në një kohë kur shqiptarët ishin të hutuar, 150 delegatët…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, sot në Qeveri do të organizojë pitje solemne me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip (22 nëntori), ku do të shënohet 109 vjetori i Kongresit të Manastirit. Siç njoftojnë nga Sekretariati për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të arsimit nga Shqipëria. Delegacion qeveritar pasdite do të vizitojnë Muzeun e Alfabetit në Manastir, ku do të hapet ekspozitë e portreteve të delegatëve të cilët para më shumë se një shekulli morën pjesë në Kongresin e Manastirit. Shënimi i Ditës së Alfabetit do të…

Lexo më Shumë

Industria ende seriozisht nuk po arrin të përmbushë detyrimet e saj sa i përket instalimit të teknologjisë më të mirë për parandalimin e ndotjes. Shteti duhet të bëjë hapin e parë në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi, thuhet në artikullin e publikuar nga REL. Kompanitë e mëdha industriale energjetike në Maqedoni në periudhën që vijon do të përballen me masa të ashpra që ta zvogëlojnë dhe parandalojnë nivelin e ndotjes, dhe të njëjtat do të duhet të investojë më shumë në përmirësimin e teknologjisë me të cilën punojnë, në kushte kur një numër i madh i tyre edhe më…

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin #Click Plus që emitohet në Tv21 u debatua rreth libërave shkollor me/pa gabime, përse nuk përmirësohen gabimet nga tekstet shkollore, dhe cilët janë shembujt më drastik, dhe se sa janë larg reformat në zhvillimin e arsimit dhe çfarë plane ka drejtori shqiptar i byrosë për ta rregulluar këtë problem shumëvjeçar.. Se çfarë mësojmë nga librat shkollor debatuan të ftuarit: Naser Miftari, profesor historie Zef Lush Marku, Nuhi Dardhishta, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, Rizvan Bela, drejtor Byrosë për zhvillim të arsimit, Ajten Qamili, gjuhëtare, Vebi Bexheti, gjuhëtar, ish-ministër dhe Valon Ejupi, Unioni i Nxënësve Shqiptar, përcjell Almakos. Valon…

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët nuk heq dorë nga Ministria e Shëndetësisë. Shëndetësisë dhe ky dikaster do t’i takojë kësaj partie. Kështu këmbëngul Ziadin Sela. Udhëheqësi i kësaj partie, Ziadin Sela, tha për TV21 se kishte një takim me kryeministrin Zoran Zaev, i cili bëri të ditur se çështja ishte e hapur. Siç thotë ai, në ditët në vijim do të caktohet një seancë parlamentare mbi të cilën do të emërohet ministri i ri. “Ne u pajtuam në qershor, kur u formua qeveria. Kam pasur një takim me Zaevin dhe vlerësuam se nuk kishte nevojë për ndryshime në qeveri. Aleanca për shqiptarët…

Lexo më Shumë

Seanca e Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane në të cilën duhej të fillojë debati për amendamentet për Ligjin e gjuhëve është shtyrë. “Kam vlerësuar se kjo javë është shumë e rëndësishme për çështje të tjera rreth reformave dhe unë kam dhënë prioritet pjesës që mos defokusohemi nga ajo që aktualisht është më e rëndësishmja dhe urgjente”, tha Artan Grubi për Televizionin 24, duke shpjeguar pse komisioni për çështjet evropiane, që do të fillonte nesër në orën 15, e pezulluan debatin për ndryshimin e ligjit për gjuhët. Grubi pretendon se ky vendim nuk ka të bëjë aspak me paralajmërimin e komisionerit…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot(e martë) vijoi seanca për rastin “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Seat Koçan. Specialja i ngarkon kompaninë “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” se me dokumente të falsifikuara kanë bërë konsorcium dhe kanë fituar tender në vlerë prej mbi 17 milionë euro. I dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan. Për të dyshuarin e dytë, nënshkruesi i autorizuar në kompaninë “Sileks Nemetali” gjykata përcaktoi masën e kujdesit, njofton Almakos. Dy dëshmitarë duhej të merreshin në pyetje me propozimin e PSP, por njëri prej tyre, menaxher në Sileks, nuk erdhi. Megjithëse ai…

Lexo më Shumë

Komisioneri i Zgjerimit të BE Johannes Hahn kumtoi se Bashkimi Evropian do të sigurojë 37.5 milion euro për përmirësimin e kushteve në sektorët e punësimit, arsimit dhe përfshirjes sociale, duke nxitur fillimin e fushatës “Ne besojmë në ju, duke investuar në ju, BE për ju”, njofton Almakos. Fushata i referohet tre sektorëve të mbështetura dhe të financuara nga programi operativ për resurset njerëzore 2007-2013 IPA. Kam qenë shumë herë për të ndihmuar në trajtimin e krizës politike, por për momentin jam veçanërisht i kënaqur që tani mund të largojmë vëmendjen tonë nga çështjet e krizës dhe t’ju dedikohemi aktiviteteve që…

Lexo më Shumë

Në emisioni “360 shkallë” në TV “Alsat-M” me 17.11.2017 u realizua dialogu mes gazetarit dhe Kryetarit të Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi: – Nëse ka keqpërdorime, kjo nuk bie mbi kompetencat e Parlamentit. Në bazë të kujt konstatoni se ka keqpërdorime? Ky është thelbi i debatit. Kush ka kompetenca për këtë? – Por, Ju e dini zotëri Xhaferi, se me një veturë vijnë katër persona, ndërsa që të gjithë paguajnë shpenzime rrugore. – Kush jam unë që ta di këtë, nuk jam rojtar. – Nuk them se jeni ju ai që duhet t’i dënojë, por duhet ju të filloni ndryshimin.…

Lexo më Shumë

Tre bankat propozuese të procedurës falimentuese për Feni Industri SHA Kavadar dërguan letër deri te menaxheri i përkohshëm falimentues Mirosllav Anastasievski, në të cilën e informojnë se kanë hyrë në bisedime me investuesit e interesuar, të cilët dëshirojnë të paraqiten si rimëkëmbës me qëllim që të vazhdohet puna e kombinatit metalurgjik të procedurës falimentuese. “Me qëllim që të kryhet zvarritja e panevojshme e aktiviteteve, akumulimi i shpenzimeve të cilat bankat i avancojnë që të pengohet shkaktimi i dëmit të pakompensueshëm me ulje të vlerës së pronës së debitorit, si dhe ristartim i punës së debitorit, në afat sa më të…

Lexo më Shumë