Ish-drejtori Mitko Çavkov dhe 35 persona tjerë dyshohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurosë, në pajtim me nenin 313 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet dënim minimal prej 10 viteve burg, përcjell Alamkos. “Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” është dyshimi për vepër penale i të ndaluarve për ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin maqedonas. Rreth gjykatës mund të shohim një prani më të madhe të policisë, dhe fotografimi si dhe incizimi janë të ndaluara përreth gjykatës. Deri më tani, është e njohur jozyrtarisht se një nga deputetët ka kërkuar imunitet, ligjërisht dënimi që duhet…
Author: Rilinda
Gjykata e Apelit sot në seancë publike duhet të vendos nëse do të pranojë materialet e përgjuara (bombat) si dëshmi në rastin e PSP-së “Tortura”. Mijallkov është i dyshuari i parë në rastin “Tortura”, më saktësisht për arrestimin e ashpër të Ljube Boshkovskit në vitin 2011. Rasti “Tortura” nga PSP është paraqitur për herë të parë më 28 mars të këtij viti. Më 28 mars, prokurorja ndihmëse e Katica Janevës, Fatime Fetai, njoftoi se përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore. “Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube…
Bashkëpunimi bilateral me SHBA-në, gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, si dhe në rajon do të jenë temat e takimeve të sotme të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov me përfaqësues të autoriteteve amerikane. Dimitrov, sipas agjendës, do të ketë takim me ndihmë-sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Ves Miçel. Ai do të takohet edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi Hojt Brajan Ji. Janë paraparë edhe takime me Moli Montgomeri, këshilltare për Evropë dhe Rusi në zyrën e nënpresidentit të SHBA-së Majk Pens dhe Stroub Talbot nga Brukings Instituti. Për nesër është…
Maqedonia sot do të jetë nën ndikimin e masës së ftohtë dhe të lagësht nga veriperëndimi, kështu që moti është me vranësira, i ftohtë dhe me erë dhe me reshje të shiut. Në vendet më të larta dhe male do të bie borë. Pasdite reshjet gradualisht pritet gjithkund të kalojnë në borë dhe në shumë vende do të formohet shtresë e borës. Reshje më të mëdha do të ketë posaçërisht në pjesët lindore dhe verilindore ku lokalisht mund të bien mbi 10 centimetra borë. Temperatura do të lëvizë prej 0 deri në 9 gradë. Do të fryjë erë mesatare kohë…
Opozita maqedonase ka paralajmëruar se të dielën do të organizojë protesta popullore kundër padrejtësive të pushtetit, i cili përmes trysnisë ndaj gjykatave monton raste. VMRO-DPMNE thotë se pushteti ka standarde të dyfishta duke montuar procese gjyqësore ndaj njerëzve të pafajshëm. “Rasti “Monstra” dhe të gjithë rastet tjera të PSP-së janë shenjë që kemi një gjykatë e cila punon me urdhra dhe shtet të kapur në të cilin nuk ka drejtësi ose e njëjta është selektive”, fajësojnë nga VMRO-DPMNE. Partia e Gruevskit dhunuesit e deputetëve dhe të gazetarëve më 27 prill në Kuvend i quan heronj, ndërsa të dënuarit në rastin…
Takimet biznes me biznes (B2B) ofrojnë një mundësi unike për lidhje mes qindra bizneseve të Kosovës dhe të Diasporës shqiptare. Keto takimet strategjike do të krijojnë kontakte të reja dhe marrëveshje të mundshme për eksport. Më shumë se 200 biznese dhe investitorë potencialë nga Diaspora, duke përfshirë biznese nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, u takohuan sot (e diel) me 80 biznese nga Kosova të cilët janë gati për eksport. “Kënaqësi e veçantë të takohemi me Institucionet më të larta të shteteve tona, këtë kënaqësi e shton akoma më shumë prezenca e bizneseve shqiptare nga e gjithë bota krahas…
alimentimi i Fenit është i kontrolluar për ristartim. Këtë e dinë edhe të punësuarit dhe transportuesit dhe pronarët e rinj potencialë që gjithsej janë katër. Ata e dinë se procedura përfundimtare do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, me siguri do të zgjidhet ai që do të paguajë përqindjen më të madhe të obligimeve dhe do të garantojë progres më serioz dhe zhvillim të fabrikës deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Zaev theksoi se Feni ka perspektivë të madhe, ndërsa shpreson edhe në hapjen e kapaciteteve të reja të prodhimit për…
Absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet në tërë territorin e RM-së. Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën dhe me të vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve që deri më tani nuk kanë qenë të mundura, tha sot kyeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Kryeministri konfirmoi edhe se do të përcaktohet jurdikisht-formalisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë. “Ligji për gjuhtë është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i…
Rreth 60 bujq të rinj nga rajoni i Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kumanovës dhe Velesit sot i kanë nënshkruar marrëveshjet e para për marrje të 10 mijë eurove, ndihmë të pakthyeshme financiare, me të cilën do të mund të hapin biznes personal. Bujqit e tjerë të rinj të cilët i plotësojnë kriteret e kësaj mase qeveritare, do të mund t’i nënshkruajnë marrëveshjet nga e hëna, në Agjencinë pagesore. “Jam krenar për ju, ju dëshiroj punë të suksesshme dhe me bereqet. Pres t’i shumëfishoni këto para, me guxim të hyni në investime të reja dhe mirë të menduara, ta shfrytëzoni ndihmën dhe…
Në kohën kur sezoni i ngrohjes po intensifikohet, numri i grimcave të dëmshme p-10 në ajër po rritet në Tetovë si një tregues i ndotjes në qytet. Ende ka ndotje të ajrit, edhe pse nuk ka dy arsye kryesore siç u theksuan Jugohrom dhe deponia e egër. Në rrjetet sociale, qytetarët publikojnë fotografi të amvisërive në ditët e sotme, por edhe të objekteve të institucioneve nga tymi i oxhaqet. Shembujt e fotografive i tregojnë si shkaqe të drejtpërdrejta të ndotjes së ajrit. “Edhe pse këta shembuj janë dërguar tek inspektorët komunal të mjedisit, nuk ka reagim të komunës lidhur me…
Kryeministri Zoran Zaev sot i hodhi poshtë si të pasakta, informacionet gjithnjë e më të shpeshta në opinion se Qeveria deri më tani ka angazhuar 120 persona. Sipas tij, bëhet fjalë për gjithsej 39 njerëz të cilët asistojnë tekstualisht për shkak të transparencës së punës së Qeverisë, por edhe prej tyre, siç tha, do të qëndrojnë shumë më pak. “Bëjmë llogari për punë ekonomike, bëjmë përpjekje që me resurse minimale të japim para qytetarëve atë që duhet. Në asnjë rast nuk do të harrojmë se transparenca është punë e rëndësishme. E kotë është gjithçka që bëjmë, nëse qytetarët nuk dinë…
Një person 22 vjeçar është sulmuar dhe plaçkitur në tualet në Qendrën tregtare të qytetit në Shkup, nga disa persona të panjohur. Nga MPB informojnë se kryerësit e veprës, duke përdorur forcë fizike kanë marrë 7.600 denarë dhe një kartelë për transport publik dhe më pas kanë ikur. Pas një kohe të shkurtë, në lidhje me këtë ngjarje, në Stacionin policor Qendër janë arrestuar pesë persona të mitur nga Shkupi, prej tyre katër janë në moshën 16, ndërsa njëri prej tyre në moshën 17 vjeçare. Pas arrestimit te njëri prej tyre janë gjetur sendet e vjedhura dhe një thikë. Policia…

