Në këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptarët, simbol i unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosshmërisë të popullit shqiptar, nxënesit e Shkollës Wilson në prani të prindërve, stafit, drejtoreshës së shkollës znj.Elita Masha, kryetarit të BDI-së z.Ali Ahmeti, ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë z.Fatos Reka dhe Republikës së Kosovës z.Ylber Hysa, kryetarit të Komunës së Bërvenicës z.Enver Pajaziti, ftuan të gjithë shqiptarët që t’ju përkulemi atyre të cilët luftuan dhe flijuan veten për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë. Misioni i Shkollës Wilson, është trasheguar nga po këta paraardhës tanë, gjyshërit dhe etërit arsim-dashës, ndërsa përmes këtij misioni, Shkolla…
Author: Rilinda
Tema: A mbaruam “punët” me veteranët!? Të ftuar: Besim Hoda, ish-ushtar OVL UÇK Rafiz Haliti, ish-ushtar, BDI Ruzhdi Matoshi, ish-ushtar ASH Sa herë i takojnë familjet e dëshmorëvë? Sa funksione kanë pasur? Sa marrin rroga të majme, sa ndajnë ato pozicione dhe të mira material me familjet e dëshmorëve, pavarësisht moszgjidhjes së statusit? Njerëzisht, sa ndani prej rrogës suaj për familjet? Nuk ka dëshirë pala slave ta zgjidh këtë cështje, por ne sa bëjmë për shokët tanë që sot nuk jetojnë? Sa përvjetor përkujtimor keni organizuar dhe në sa keni marr pjesë? Nëse opozita shqiptare din vec për fushatë me…
Instituti për Demokraci “Societas Civilis”(IDSCS) që merret me mbikëqyrjen e realizimit dhe plotësimit të reformave që parashihen në “Planin 3-6-9” vlerësojnë se për 41% janë realizuar aktivitetet e parapara ndërkaq kërkojnë plotësim të tij. Sa i takon pjesës së tremujorit të “Planit 3-6-9” nga IDSCS konstatojnë se 73 aktivitetet e parapara, plotësisht janë përmbushur 41% e tyre, si pjesërisht të përmbushura janë 16% e tyre, kurse si të paplotësuara janë 14% e tyre. 29% e aktiviteteve konsiderohen si të pamatshme. Si aktivitete apo masa të pamatshme janë vlerësuar ato të cilat nuk mund të vërtetohet statusi se janë plotësuar pasi…
Në tremujorin e tretë të këtij viti në Maqedoni ka pasur 5.866 fëmijë të sapolindur, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet ulje për 7,7 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Numri i personave të vdekur në tremujorin e tretë të këtij viti shënon rritje prej 3,4 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar dhe paraqet 4.823 persona, ndërsa prej tyre 64 janë foshnje të vdekura. Nataliteti natyror paraqet 1.043 persona, që do të thotë numri i fëmijëve të lindur të gjallë është më i madh për aq…
Sot është mbajtur protestë në Shkup për kundërshtimin e vendimit gjyqësor ndaj grupit të Kumanovës. Njëra nga vajzat e të burgosurve të Kumanovës ftoi Prishtinën, Tiranën, SHBA-të dhe botën demokratike ta kthejnë kokën nga Maqedonia, sepse siç tha, “shqiptarët duan të kenë lirinë”. Shpëtim Pollozhani, tha se forma më e mirë për Ditën e flamurit është forma e protestës, ku shumica e këtyre që sot protestojnë sot janë fëmijë të grupit të Kumanovës. “Të përsëritet gjykimi pasi ka shkelje të ligjit… E vërteta voton por nuk harron”, ka thënë Pollozhani. Ish deputeti Hysni Shaqiri, tha se protestojnë për një të…
Nëntëmbëdhjetëvjeçari S.Gj. (19) i punësuar në “Sport Vizhën”, dje ka dalë nga Qendra tregtare “Siti Moll” në Shkup dhe është nisur drejt “Bankës komerciale” që të kryejë pagesë të qarkullimit, me ç’rast është ndaluar nga dy persona të panjohur, të cilët pas goditjeve në stomak dhe kokë, i kanë marrë një qese, në të cilën ka pasur 1.049.100 denarë. MPB informoi se ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
Mbledhja e tatimeve, vendosja e shërbimeve elektronike, përforcimi i luftës kundër mashtrimit tatimor dhe fshehjes tatimore, si dhe harmonizimi i kornizës juridike me standardet e BE-së, janë sfidat që qëndrojnë para Maqedonisë. Këtë e porositi euroambasadori Samuel Zhbogar në promovimin e sotëm të ndihmës nga BE-ja në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Reformat kryesore, sipas tij, në sistemin e mëtejshëm duhet si qëllim kryesor të kenë thjeshtëzimin e procedurave tatimore dhe rritjen e besimit publik në transparencën dhe efikasitetin e drejtorisë tatimore. Në tre vitet e fundit BE-ja ka financuar 1,5 milionë euro në shtatë projekte, përmes të cilave u…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë nuk ka marrë dokument nga Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë për barërat e falsifikuara të prodhuara në Turqi dhe të importuara në Maqedoni gjatë dy viteve të fundit dhe para tyre. Megjithatë, nga MPB për “Nova TV”-në njoftuan se nga Agjencia e Barnave është konstatuar prani e barërave false dhe për barnatoret e caktuara është ngritur kallëzim penal nga Prokuroria Publike. “Prokuroria Publike tashmë ka ngritur procedurë parahetimore sa i takon problemit dhe njoftojmë se njësitë e caktuara të MPB-së janë të përgatitura dhe do të veprojnë derisa, në pajtueshmëri me…
Regjisori Boris Damovski i cili ishte njëri nga organizatorët e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, është vetdorëzuar në polici. Siç mëson Alfatv, policia e kishte kërkuar atë në adresë të vjetër, ndërsa Damovski pasi kuptoi që është duke u kërkuar nga policia ai me vet iniciativë u paraqit në stacionin policor. Ndryshe, sot u arrestua edhe shoku i tij Igor Durllovski ndërsa policia është në ndjekje edhe të Bogdan Ilievski – Betmen.
Ekipi gazetaresk i Makfaks gjatë kohës së protestës së VMRO-DPMNE-së para Gjykatës Penale u sulmua nga turma dhe u ndaluan që të raportojnë. Derisa reporteri i pyeste pse protestojnë, disa protestues filluan t’i shtyjnë dhe ta mbulojnë kamerën. Reporteri në video të drejtpërdrejt tha se në turmë i janë marrë disa gjëra personale. Videoja është akoma drejtpërdrejt. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1933659826674860/
Në aksionin e policise ku janë arrestuar mbi 35 persona siç mësohet nga burime të policise është arrestuar dhe deputeti Kristo Mukoski , nën shoqërin e policisë dhe me pranga në duar, u soll në Gjykatën Penale, ku ai do të dërgohet para një gjyqtari për të dëshmuar rreth dhunës në kuvend. Dy deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Luben Arnaudov, nuk do të mundë të fshihen pas imunitetit të deputetit. Ai së bashku me 35 të burgosur të tjerë po meren në pyetje për njgarjet e 27 prill në Parlament. Mukoski dhe Arnaudov, do të ballafaqohen me nenin 313…
VMRO-DPMNE ftoi të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e partisë për të protestuar përpara Gjykatës Themelore në Shkup sot në orën 13.30. “VMRO-DPMNE po sulmohet sot , policia shpërtheu në shtëpitë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, anëtarë të komitetit ekzekutiv, ish-zyrtarë të partisë dhe figura të tjera publike. Policia, me urdhër të Zoran Zaevit, nuk e respektoi imunitetin parlamentar, por vetëm urdhrat politikë për llogaritjen me të paskrupullt”, thonë nga VMRO. Ndërhyrja dhe ndalimi i sotëm i zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së janë një përpjekje për të heshtur opozitën dhe për të thyer rezistencën e partisë kundër të gjitha politikave anti-shtetërore që qeveria ka…

