Në aksionin e policise ku janë arrestuar mbi 35 persona siç mësohet nga burime të policise është arrestuar dhe deputeti Kristo Mukoski , nën shoqërin e policisë dhe me pranga në duar, u soll në Gjykatën Penale, ku ai do të dërgohet para një gjyqtari për të dëshmuar rreth dhunës në kuvend.
Dy deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Luben Arnaudov, nuk do të mundë të fshihen pas imunitetit të deputetit.
Ai së bashku me 35 të burgosur të tjerë po meren në pyetje për njgarjet e 27 prill në Parlament. Mukoski dhe Arnaudov, do të ballafaqohen me nenin 313 të Kodit Penal, i cili i ngarkon të arrestuarit për vepër penale “Kërcënim terrorist të Kushtetutës dhe sigurisë së Maqedonisë”. Sipas kodit penal nenin 313 ata rrezikohen me 10 vite burg, të arrestuarit e sotëm do të ngarkohen po ashtu edhe me nenin 312 të Kodit Penal, i cili thotë se “ai që merr pjesë në kryengritje të armatosur do të denohen më së paku me 4 vite burg ndërsa organizatori me më së paku pesë vite burg. /Almakos


