Author: Rilinda

Në Gjykatën e Selanikut sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe të punësuarin në DSK-së, Nikolla Boshkovski. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë hudhur poshtë gjitha akuzat dhe kanë kërkuar të mos ekstradohem, pasi nëse kthehen në Maqedoni, jeta e tyre do të jetë në rrezik”, shkruajnë mediat greke. Ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski mbesin në paraburgim ekstradues. Ata dy herë u nxorën para Gjykatës në Selanik për shkak të posedimit të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit, por gjykimi ishte anuluar për më 1 dhjetor (sot) për shkak të mospasjes së…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë mbledhjen e 25-të për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, për shkak të paraburgimit për ngjarjet e 27 prillit në Parlament. Për heqjen e imunitetit nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave. Me këtë do të përfundojë procedura e paraparë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit të deputetit për Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski. Është e qartë se Kuvendi do t’ua heqë imunitetin deputetëve, por edhe përkundër kësaj, ata, sipas legjislaturës dhe Kushtetutës, do të…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, në pjesët perëndimore me reshje të shiut, të cilat në perëndim do jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Temperatura do të lëvizë prej pesë deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë me vranësira, me reshje të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Temperatura do të arrijë deri në 12 gradë. Valë e re e lagësht dhe relativisht e ngrohtë me reshje më të mëdha të shiut do të jetë deri të shtunën. Të premten reshje do të ketë në më shumë vende,…

Lexo më Shumë

Rasti Monstra edhe më tej po mbahet peng nga gjykatat e Shkupit. Në bisedë telefonike nga Gjykata Supreme thanë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim lidhur me paraburgimin e të dënuarve. Kjo pasi që Gjykata Themelore sugjeroi që për paraburgimin të vendos Gjykata Supreme, ajo e cila ka marrë vendimin për rigjykim. Prokurorja Liljana Spasovska kërkoi rigjykim për rastin Monstra më 3 tetor. Fillimisht i dëgjoi argumentet e avokatëve të cilët e cilësonin akuzën si lojë e dobët e bazuar vetëm në supozime e fakte të rrejshme, dhe kjo e nxiti Spasovskën të çohet në këmbë dhe t’i thotë trupit…

Lexo më Shumë

BDI e Kumanovës kurrsesi ta bind të parin e Komunës, Maksim Dimitrievski, se ata janë partia fituese të shqiptarët në Kumanovë. Burime tona thonë se Dimitrievski është i bindur se ai e ka legjitimitetin e shqiptarëve dhe se partia e tij ka marrë vota nga shqiptarët më shumë se çdo parti tjetër në Kumanovë. Udhëheqësit e bisedimeve, nga radhët e BDI-së, për të hyrë në pushtetin lokal të Kumanovës nuk gjejnë argument për ta bindur të kundërtën e asaj që thotë Dimitrievski. Nuk dihet edhe sa do të zgjasë kjo “telenovelë” në Kumanovë. BDI nuk e merr guximin të del…

Lexo më Shumë

Maqedonia është në rrugën e duhur për të qenë një shembull i suksesshëm për rajonin dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë një rol pozitiv në stabilitetin dhe përparimin e rajonit si dhe do të kërkojmë mënyra për të ndihmuar, tha të enjten Ministri i Jashtëm i SHBA’ve Reks Tillerson, përcjell Almakos. Tillerson mbështeti agjendën e reformave në Maqedoni, duke i kërkuar qeverisë të këmbëngulë në zbatimin e saj. Takimi i fundit i kreut të diplomacisë maqedonase me sekretarin e shtetit të SHBA u zhvillua në vitin 2008, kur ministri i jashtëm Antoni Milloshovki u takua me ish…

Lexo më Shumë

Edhe sot u shtyej debati në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që duhej të mbahej mbledhje e Komisionit për financim dhe buxhet rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018. Arsyeja e vonesës është mungesa e disa prej anëtarëve të komisionit që nuk vijnë pasi disa deputetë të VMRO-DPMNE-së u arrestuan me urdhër të prokurorisë publike për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti. Debati i përgjithshëm rreth propozimit filloi dje dhe sipas Rregullores zgjatë 10 ditë pune. Për tekstin e propozuar janë parashtruar gjithsej 279 amendamente./Almakos

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Trust”, në të cilin i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan. Për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërkaq të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJ nga Studeniçani për pjesëmarrje në tender të ELEM-it, u morën në pyetje dëshmitarët. Gjykimi filloi me kthesë të listës me dëshmi, me ç’rast u cek se ka dy dëshmitarë, të cilët nuk kanë qenë në listë, si…

Lexo më Shumë

Gra dhe vajza me aftësi të kufizuara – viktima potenciale të dhunës në bazë gjinore” është titulli i panel diskutimit që do të mbahet sot në Shkup. Diskutimi është në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë dhe agjencitë e KB-së, ndërkaq në të do të marrë pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Lexo më Shumë

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johanes Han pret që në gjysmën e parë të vitit 2018 të gjehet një zgjidhje politike me Greqinë për të hapur negociatat me Maqedoninë për anëtarësim në BE. – Tani kemi një dritare mundësi deri në mes të vitit të ardhshëm, kur fillon fushata zgjedhore në Greqi. Më shumë se kurrë, duhet të gjendet nevoja për një zgjidhje politike, tha Han në një intervistë me gazetën austriake Wiener Zeitung. Ai thekson se në këtë drejtim do ndikojë edhe klima e përmirësuar politike mes Shkupit dhe Athinës. “Marrëdhëniet midis Greqisë dhe IRJM-së…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në Parlament do të realizojë takim me ushtruesen e detyrës zëvendësndihmëse sekretare e Mbrojtjes e SHBA-së, Laura Kuper. Xhaferi pas takimit me Kuperin, do të takohet edhe ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshokoviq. Gjatë ditës kryetari i Kuvendit në kabinet do ta presë edhe drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore nga Uashingtoni Frank Heemserk.

Lexo më Shumë

Gjykata Penale – Shkup sot duhet ta sjellë aktvendimin për të akuzuarin e pestë në lëndën e PPS-së “Dhunë në Qendër”, Jordan Ristevski, i cili dje në seancë me vetiniciativë e pranoi fajin. Gjykimi për 13 të akuzuarit e tjerë në lëndën “Dhunë në Qendër”, është caktuar për më 7 dhjetor. I akuzuari Ristevski e pranoi fajin dhe para gjykatësit dhe prokurorëve të PPS-së vendosi të përfaqësohet vetë, pa ndihmën e avokatit. Mbrojtësi i tij i deritanishëm Boro Ristevski, e anuloi autorizimin për përfaqësim, sepse, siç tha, edhe vetë është befasuar nga pranimi i fajit të klientit të tij. “Pas…

Lexo më Shumë