Edhe sot u shtyej debati në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që duhej të mbahej mbledhje e Komisionit për financim dhe buxhet rreth Propozim-buxhetit për vitin 2018.
Arsyeja e vonesës është mungesa e disa prej anëtarëve të komisionit që nuk vijnë pasi disa deputetë të VMRO-DPMNE-së u arrestuan me urdhër të prokurorisë publike për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti.
Debati i përgjithshëm rreth propozimit filloi dje dhe sipas Rregullores zgjatë 10 ditë pune.
Për tekstin e propozuar janë parashtruar gjithsej 279 amendamente./Almakos

