Ka filluar “Lufta për fronin” opozitar. Paralajmërimi i Nikolla Gruevskit se pas 15 vitesh planifikon të tërhiqet nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, ka shtuar ambiciet e zëvendësve të tij të mundshëm. Në opinion kohëve të fundit qarkullonin disa emra. Si kandidat më serioz përmendet sekretari aktual i përgjithshëm, Hristijan Mickoski. Ky i fundit është profesor në Fakultetin e Makinerisë në Shkup dhe konsiderohet si teknokrat. Ishte drejtor i përgjithshëm i kompanisë shtetërore ELEM dhe këshilltar për energjetikë në kabinetin e Gruevskit deri sa ishte kryeministër. Kohë më parë në një intervistë deklaroi se kryetari i ardhshëm i VMRO-së duhet…
Author: Rilinda
Mbajtje të stërvitjeve të përbashkëta në pranverë, organizim i programit për trajnim kundër zjarreve dhe njësive shpëtuese nga Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria, bashkëpunim me vendet në kushte të gjendjeve të jashtëzakonshme, mbrojtje të qytetarëve nga katastrofat natyrore. Këto kanë qenë një pjesë e temave për të cilat kanë diskutuar udhëheqësit e shërbimeve për mbrojtje kundër zjarrit dhe shpëtimit nga Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria dhe nikoqirit Greqia, në takimin e parë të këtij tipi që është mbajtur të premten në Shkollën për Zjarrfikës në qytetin grek, Ptolemaida. “Kjo është iniciativë shumë e mirë e nxitur nga Republika e Greqisë dhe mendoj se…
Shkruan Sulejman Mehazi Të burgosurit e “Monstrës” u liruan nga Shutka si të pafajshëm, e drejta vonon, por nuk harron. E po, atëherë ku mbeti padrejtësia ndaj kësaj pafajësie, ku? Këto s’kena na përkujtojnë dramat trishtuese të Shekspirit, ku vrasjet dhe burgosjet përgatiteshin nëpër zyrat e kancellarive nga pushtetarët e pabesë. Burgosjet, tani lirimi i shqiptarëve të “Mostrës” a s’janë krime politike shtetërore të qeverisjes VMRO-BDI? A s’janë vrasje e burgosje pas shpine e tinëzare. Vëllezër të dashur përbindëshat shtetëror sot e kësaj dite janë prezent si në Shqipëri, Kosovë ashtu dhe në Maqedoni, ata na godasin në çdo pore…
Në një plaçkitje që ka ndodhur këtë mëngjes, nën kërcënim të pistoletës nga një bastore sportive në Gostivar është marrë shumë e madhe parash. Sipas SPB Tetovë, plaçkitja është denoncuar këtë mëngjes rreth orës 9. Nga informatat e para pas ekspertizës së kryer nga ekip i policisë së Gostivarit, një person i maskuar ka hyrë në bastoren sportive “Sport life” që ndodhet në qendër të qytetit. Plaçkitësi ka kërcënuar të punësuarin me pistoletë dhe ka kërkuar para. Personi i panjohur me paratë e marra ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nga SPB Tetovë informojnë se punohet në vërtetimin e identitetit…
Policia njofton se mbrëmë në ora 20:00, në Shkup një polic ka paraqitur rastin se në rrugën “Nikola Rusinski” kolegu i tij, një oficer i policisë në uniformë, u godit nga një automjet “Fiat Stilo” me targa të Shkupit. Polici i lënduar është transportuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtator”, dhe më pas është lëshuar në mjekim shtëpiak pasi është konstatuar natyra e lëndimeve. Policia ka kryer eksperizën në vendngjarje. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm për hetime kriminele dhe standardet profesionale është njoftuar gjithashtu për ngjarjen.
Doktor Milan Zarubica (49) nga Beogradi që u arrestua të premten në Tetovë për shkak se kishte hapur laborator për prodhimin e drogës amfetaminë “Kaptagon”, e cila përdoret masivisht nga xhihadistët e Shtetit Islamik. U kapën së paku 300 kilogramë nga kjo drogë, rreth një milion e gjysmë tableta, që në tregun e zi kushtojnë së paku pesë milionë euro. Zarubica është doktor i farmacisë dhe magjistër i kimisë, kurse kjo është hera e tretë që burgoset për prodhimin e amfetaminës. Për këtë arsye edhe ka bërë 11 vjet e gjysmë burg në Serbi. Në opinion njihet si “mbreti i…
ë shpejti do të kemi edhe një fundjavë të vazhduar. Deri në fund të vitit ka mbetur vetëm edhe një ditë jo pune edhe atë pikërisht ditën e premte e që mund të konsiderohet si një fundjavë e vazhduar. Ditë jopune është 8 dhjetori si festë e ‘Shën Klimentit të Ohrit’.
Avokati i Popullit me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta apelon që të gjithë faktorët në shoqëri në periudhën e ardhshme në mënyrë ende më të përshpejtuar dhe më të përkushtuar të punojnë në integrimin e plotë të personave me nevoja të veçanta, me çka do të realizoheshin të drejtat e tyre. “Integrimi, e jo përjashtimi është e forca lëvizëse e një shoqërie. Në këtë pikëpamje t’i bëjmë të kapshme për të gjithë, kopshtet, shkollat, spitalet, institucionet shtetërore, emisionet televizive…. Vetëm në këtë mënyrë do të tregojmë se punojmë për vlerat e vërteta njerëzore. Por, të…
Meteorologët edhe për sot parashikojnë reshje, posaçërisht në pjesën perëndimore të Maqedonisë, kjo është dita e tretë me radhë që vendi përfshihet nga reshjet e shiut, i cili veçmë ka shkaktuar rritje të nivelit të ujit të lumenjve dhe e vështirësojnë komunikacioni në disa akse rrugore. Sipas informacioneve të fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike niveli i ujit të lumenjve në vend mbetet i lartë, dalje lokale nga shtrati janë të mundura në pjesën e epërme nga rrjedha e lumit Vardarit, gjegjësisht në rajonin e Pollogut, në rrjedhën e Treskës, rreth Plasnicës, si dhe në vende të caktuara përgjatë rrjedhës…
Kur e humbni pushtetin, ju humbni gjithçka, nuk jeni në gjendje ta mbani atë rrjet klientalist as nëpërmjet dobive të ofruara, as nëpërmjet kërcënimeve, as me ndikim mediatik, në asnjë mënyrë, thotë profesor Nenad Maqrkoviq në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë. Në pyetjen e gazetares se me përkrahjen e vogël në protesta a vërehet një sinjal se Gruevski e humb përkrahjen e tij në parti, Markoviq thotë se ajo nuk është sinjal, është më tepër se një sinjal, sepse më parë forca e tij mobilizuese matej me mijëra njerëz, duke rikujtuar nismat e ndryshme protestuese, si “Për Maqedoni…
Uji po rrjedh edhe tek barakat e stacionit policor në Çair. Që nga viti 1963 ndërtesat nuk janë prekur e as rindërtuar. Puntorët thonë se barakat janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk mund të funksionojnë. Ata ndihen të rrezikuar. Nga lagështia bien pjesë të murit dhe krijohen vrima të mëdha, gjithashtu rrjedh çatia dhe dyshemeja bëhet e rrëshqitshme. Goce Dellçev Todev nga Sindikata e pavarur e policëve shpreson që Ministria e Punëve të Brendshme do të ndajë nga mjetet buxhetore të vitit 2018 që janë të parapara për objekte infrastrukturore. “Nuk ekziston vend ku nuk është tavani i shkatërruar.…
Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë dhe lideri i Rilindjes Demokratike Shqiptare (RDK), Vesel Memedi, sot ka reaguar ndaj lajmeve që dolën ditë me parë se i është marrë telefoni në lidhje me zbardhjen e plotë të terrorit të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Gjatë reagimit të tij, Memedi krahas asaj që ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë ditë më parë, ka treguar edhe pse ka heshtur gjatë gjithë kësaj periudhe sa emri i tij përshkoi titujt e lajmeve. “Kam heshtur qëllimisht, që t’i lihet hapësirë organeve të drejtësisë ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kurrfarë pengese nga…

