Author: Rilinda

#ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21! Tema: Çfarë VMRO-je i duhet Maqedonisë? Debatojmë me: Albert Musliu, analist Lirim Dullovi, gazetar Ibrahim Memeti, analist Ismet Ramadani, opinionist Sa është real largimi i paralajmëruar i Nikola Gruevskit nga kryetarllëku shumëvjeçar i partisë? Kush janë pretendentët për kryetar të “revolucionarëve”? Çfarë VMRO-DPMNE i duhet Maqedonisë, dhe sa dëme mund t’i sjell shtetit një opozitë e dobët? Sonte në 21:30 me analistët e #ClickPlus

Lexo më Shumë

Sot në Tetovë , me rastin e përvjetorit të Universitetit shtetëror të Tetovës , me vendim të Senatit të Univerzitetit , ky institucion dekoroi z.Lazim Destani me titullin Doctor Honoris Causa. Në referatin për shpalljen e vendimit nga ana e Universitetit u tha se bëmat dhe veprat e Lazim Destanit kapërcejnë vetë referatin dhe atë që mund të shprehet përmes leksemave ekzistuese gjuhësore. ”Profili i tij prej humanisti dhe atdhetari nuk mund të përmblidhet thjesht vetëm në një sekuencë të shkruar të formës gjuhësore, por arrin spektrin e hyjnores dhe të përjetshmes.” – tha prorektori i UT-së dhe anëtari i…

Lexo më Shumë

Masë e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë të dyshuarit pas zbulimit të laboratorit të drogës në Tetovë për prodhimin e drogave sintetike. Dy prej të ndaluarve janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe pesë janë shtetas të Maqedonisë. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik, grupi prodhoi rreth 204,696 copa tableta dhe supozohet se laboratori është më i madhi i këtij lloji në Evropën Juglindore, përcjell Almakos. Të paraburgosurit dyshojnë se kanë kryer vepër penale të “Prodhimt të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga…

Lexo më Shumë

Deputetja nga VMRO-DPMNE, Zaklina Peshevska, u paraqit sot në Gjykatën Penale në Shkup. Pak çaste më parë, deputeti nga e njëjta parti Johan Tarçullovski u paraqit gjithashtu në seancën gjyqsore. Gjashtë deputetë, përfshirë Sasho Vasilevskin, Krsto Mukovskin, Ljuben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski, dyshohen se morën pjesë në dhunën në Parlament më 27 prill, ku dhe do të paraqiten para gjyqtarit të procedime paraprake në Gjykatën Penale. Njoftimi në Gjykatën Penale nga Kuvendi arriti dje pasi që iu dorëzua gjyqtarëve kompetent për procedurë paraprake, e cila krijoi kushtet që duhen ndjekur me propozimin e prokurorisë. Gjashtë deputetë janë pjesë e 36…

Lexo më Shumë

Gjashtë deputetë të dyshuar për pjesëmarrje në dhunën në Kuvend më 27 prill sot pritet të nxirren para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale. Bëhet fjalë për deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Sasha Vasilevski, Kërsto Mukovski, Luben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski. Ata do të paraqiten në Gjykatë pasi që të premten Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ua hoqi imunitetin. Njoftimi deri te Gjykata Penale nga Kuvendi arriti dje pas së cilës i është dorëzuar gjykatësve kompetentë në procedurë paraprake, me çka u krijuan kushte që të veprohet rreth propozimit të prokurorisë. Gjashtë deputetët janë pjesë e 36 personave të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka pranuar që BDI e ka ditur se më 27 prill qytetarët do të futen në Parlament. Xhaferi e pranon se për këtë arsye atë ditë nuk ka qenë në Parlament kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. “Sinqerisht, në të gjitha parashikimet dhe analizat që i bënim paraprakisht, konstatimi ishte se mund të ndodhë hyrja dhe se do të ndodhë hyrja. Lidhur me pyetjen për Ali Ahmetin, ishte vendim në bazë të analizës se nëse ai është brenda, ai mllef që do të futet brenda duke pasur parasysh ngjarjet nga viti 2001, vlerësimi…

Lexo më Shumë

Do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell, të martën vende-vende me mundësi për rebeshe të dobëta bore. Nga e mërkura në mbrëmje parashihen kthjellime, e të enjten dhe premten do të mbajë mot kryesisht me diell, por me ngrica në mëngjes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, me minimale që do të luhaten nga -5C deri në -3C, e maksimale nga 2C, në fillim të javës, deri në 6C, nga dita e enjte. Era do të fryejë mesatare nga verilindja-veriperëndimi 2-9m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale.

Lexo më Shumë

Apel për lirimin e personave të arrestuar me rastin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend përsëri dërguan pjesëmarrësit e protestës në organizim të VMRO-DPMNE-së, e cila sonte u mbajt para Ministrisë së Drejtësisë. Pjesëmarrësit përsëri me akuza se Qeveria e Zoran Zaevit është duke përgatitur skenar për ndryshimin e karakterit unitar të vendit, por edhe për shkatërrimin e VMRO-DPMNE-së. Prokuroria Publike Themelore është duke i përndjekur 36 persona për “rrezikimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa në mesin e tyre janë edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Nën parolën “Për drejtësinë, për atdheun” para pak filloi marshi protestues i organizuar nga OBRM-PDUKM. Marshi u nis nga Ministria e drejtësisë dhe vazhdon kah Qeveria. Pakënaqësia e partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, OBRM-PDUKM po vazhdon kundër gjyqësorit të vendit. Kjo parti që drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, ka paralajmëruar vazhdimin e protestave kundër valës së arrestimeve të ish zyrtarëve të kësaj partie dhe personave të tjerë të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. Në thirrjen e kësaj partie për protesta theksohet se “Kur drejtësia është shkelur, atdheu dobësohet”. Simpatizantë të OBRM-PDUKM-së tanimë…

Lexo më Shumë

Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë më 15 dhjetor në Pogradec do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare. Përfaqësuesit e Qeverive të dy shteteve, siç thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, kanë dakorduar datën dhe vendin për seancën e përbashkët të Qeverive. Është paraparë shqyrtimi i më shumë temave në seancën e përbashkët në Pogradec, ndërsa në fokus do të jetë avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në më shumë sfera, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria e kryeministrit Zaev më 23 nëntor në Strumicë mbajti seancë të përbashkët me Qeverinë bullgare.

Lexo më Shumë

Rasti Monstra tani fillon prej pikës zero. Pas afro 6 vjetëve të kaluara në burgjet e vendit, të dënuarit e këtij rasti do të kenë mundësinë që të mbrohen në liri. Megjithatë sipas palës mbrojtëse për kohën e kaluar në burgjet e vendit, ata duhet të dëmshpërblehen. “Patjetër si në rastin e Sopotit edhe në këtë rast do të kërkojmë dëmshpërblimin për këto vite që kanë qenë pa faje në paraburgim. Vetëm parakusht për këtë krekës është e dini që të jetë aktgjykimi i plotfuqishëm dhe është një procedurë e lehtë inercioni dhe ju takon dëmshpërblimi është një punë që…

Lexo më Shumë

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 3:30, në pikën kufitare “Bogorodicë” për hyrje në Republikën e Maqedonisë në një automjet “Volvo”me targa të Shkupit e drejtuar nga R.T. (63) nga Serbia, me vendqëndrim në Shkup, janë zbuluar 14 emigrantë ilegal, të gjithë nga Siria. Pos këtij rasti, dje rreth orës 12 nga ana e ekipit patrullues të Stacionit Policor të Pikës Kufitare “Bogorodicë”, në autostradën Gjevgjeli – Shkup, te vendi i quajtur “Parking Miletkovo” është hetuar një automjet “Reno Espejs” me targa të Velesit. Ashtu siç njoftojnë autoritetet policore, vozitësit të veturës i është dhënë shenjë që ta ndalojë automjetin,…

Lexo më Shumë