Author: Rilinda

Në Kuvend, respektivisht në komisionin për financim dhe buxhet, po vazhdon debati për propozim buxhetin për vitit 2018, ku po shqyrtohen amendamentet e propozuara nga opozita. Me kërkesë të Lëvizjes BESA Qeveria do të ndajë 12 milionë denarë shtesë për zgjidhjen e problemit të deponisë në Strugë. Në Komisionin për financa dhe Buxhet ku zhvillohet diskutimi për amendamentet, shumica parlamentare ka pranuar amendamentin e deputetëve të Lëvizjes BESA për zgjidhjen e përkohshme të problemit me këtë deponi. Deputeti Rexhep Memedi, tha se megjithatë institucionet kompetente duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme për të dislokuar deponinë nga afërsia e qytetit. Rexhep…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot në Bruksel u takua me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini. Qëllimi primar i Qeverisë së Maqedonisë, ka theksuar Zaev, është të ndërtojë vend modern evropian që i ndan vlerat evropiane, me demokracinë funksionale, sundimin e së drejtës dhe në bazë të vlerave themelore të përbashkëta të këmbyera. Në përmbushjen e këtij qëllimi kryesor, ka theksuar se rëndësi të madhe ka përkushtimi personal dhe angazhimi i përfaqësuesve të lartë të institucioneve më të larta të BE-së, si dhe mbështetje kombëtare nga trupat e Unionit “Republika e Maqedonisë ka…

Lexo më Shumë

Xhevdet HAJREDINI Në kumtesën e Qeverisë për takimin e Kryeministrit Zaev me përfaqësuesit e Dojçe Telekom dhe Magjar Telekom, mes tjerash, thuhet se “Dojçe Telekom është investitor i rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë, me të cilin duhet të bashkëpunohet në mënyrë të sinqertë dhe të ndërtohet marrëdhënie profesionale”. Është e saktë që Dojçe Telekom, përmes kompanisë së saj “bijë”- Magjar Telekom, me vite të tëra është e pranishme në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, është e saktë se edhe në të ardhmen duhet me sinqeritet të bashkëpunohet dhe të ndërtohet marrëdhënie profesionale, që është edhe në interesin e Republikës së Maqedonisë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes, në drejtim të angazhimit për transparencë dhe llogaridhënie të plotë ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në internet faqen e vet publikoi një numër të madh dokumentesh me interes për opinionin. Në faqen e internetit për herë të parë mund të gjenden dokumente strategjike nga sfera e mbrojtjes, buxheti i Ministrisë, raportet revizive dhe mbikëqyrja inspektuese, plani për furnizime publike, si dhe informacione në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik, lista e regjistrave aktiv dhe informacione, kërkesa dhe formularë për shërbim vullnetar të ushtrisë. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, të…

Lexo më Shumë

Çmimet e shërbimeve hotelierike në nëntor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2017 kanë mbetur në nivel të njëjtë. Në krahasim me grupet e shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin Pijet joalkoolike për 0,1 për qind. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, çmimet e shërbimeve hotelierike në krahasim me nëntorin e vitit paraprak janë rritur për 0,8 për qind. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-nëntor të vitit 2017 në lidhje me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,7 për qind, ndërsa në lidhje me dhjetorin e vitit 2016 është rritur…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë për dy muaj duhet të përgatisë ndryshime të Ligjit për tregti, me të cilat do të pezullohet kufizimi për shitjen e alkoolit pas orës 19, gjegjësisht 21 dhe do të mundësohet shitja edhe në kioska me posedim të licencës, informuan sot nga Ministria dikasteriale. Informacionin për ndryshimet ligjore, Ministria e Ekonomisë e prezantoi në seancën e djeshme qeveritare, ndërsa si rezultat i vizitës së realizuar të kompanive në kuadër të projektit “Mësojmë nga komuniteti i biznesit”. Propozimet, siç informoi sot zëdhënësi i qeveritar Mile Boshnjakovski, vijnë drejtpërdrejt nga bashkësia e biznesit dhe janë harmonizuar me odat ekonomike.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion do të veprojë sipas kallëzimit penal në lidhje me incizimin e serialit artistik “Maqedonia”. Personi i dyshuar nga Agjencia për film e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vlerë prej 68.000.000 denarësh. “Drejtoria e Policisë Financiare në PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ka parashtruar kallëzim penale kundër një personi për të cilin ekziston dyshim bazë se ka bërë vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal”, kumtojnë nga Prokuroria.…

Lexo më Shumë

Strehimorja në Momin Potok prej sot do të punojë 24 orë që të mundet në periudhën e dimrit t’ju sigurojë qëndrim, ushqime të ngrohta dhe mbrojtje shëndetësore personave të pastrehë nga Qyteti i Shkupit. Në mënyrë shtesë, hapen edhe tre pika rajonale në Strumicë, Strugë dhe Manastir, të cilat do t’ju japin mbështetje personave të pastrehë nga pjesët e tjera të Maqedonisë. “Në pajtim me paralajmërimet e DPHM për temperatura më të ulëta po riorganizohemi me qëllim që personat e pastrehë të cilët janë në territorin e Qytetit të Shkupit në mënyrë të kompletuar të kujdesen dhe t’i marrin të…

Lexo më Shumë

Qeveria, përfshirë edhe Ministrinë e Financave, sipas zëdhënësit Mile Boshnjakovski, nuk kanë pasur kurrfarë informacioni rreth bonuseve të cilat janë ndarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). “KSHZ është trup i pavarur, ndërsa secili shfrytëzues i buxhetit vet i shpërndan paratë në suaza të buxhetit të tyre. Por, potencoj, as Ministria e Financave, as Qeveria e RM-së nuk kanë pasur kurrfarë informacioni lidhur me bonuset të cilat janë paguar”, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Boshnjakovski. Siç tha, Qeveria shumë herë deri më tani është prononcuar se nevojitet shkurtim në tërësi të të gjitha shpenzimeve të padedikuara të parave dhe shpenzimeve joproduktive…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit sot deklaroi se ndalesa për lëvizjen e automjeteve motorike deri në Vodno të Mesme vlen edhe më tej, se ajo po respektohet, përveç të dielën kur, siç tha, qytetarë të pandërgjegjshëm e kanë keqpërdorur mospraninë e policisë dhe e kanë shkelur. “Të premten kur është festë shtetërore dhe kur të vlen ndalesa, do të jeni dëshmitarë se në tërësi do ta ndalojmë qarkullimin e automjeteve prej orës 9:00 të mëngjesit deri në orën 16:00 pasdite”, tha Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në pikën për të pastrehë në Momin Potok. Ai shtoi…

Lexo më Shumë

Kompania IT britanike “Endava” e shënon trevjetorin e hapjes së zyrës së saj në Shkup në të cilën për momentin punojnë 190 persona, ndërsa planifikohet deri në vitin 2020 numri i tyre të arrijë deri në 400. “Për tre vjet kemi bërë shumë dhe ndërtuam një kompani të fuqishme në Maqedoni në të cilën ka persona profesional të cilët kanë dëshirë që për çdo ditë ta përmirësojnë diturinë e tyre. Mundohemi të jemi të suksesshëm sepse suksesi ynë sjell sukses dhe të klientëve tanë”, tha Ilija Gospodinov, udhëheqësi i “Endava”-s në Maqedoni në konferencën e sotme për shtyp. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup ka filluar punimet konferenca rajonale dyditore me temë “E drejta e secilit për qytet”, në të cilën përfaqësues të institicioneve lokale nga Maqedonia dhe Kosova, por edhe të atyre ndërkombëtare përfshirë “UN Women” -Maqedoni dhe “UN Habitat”, Kosovë, do të debatojnë mbi promovimin e forcimit të sigurisë në hapësirat publike urbane, duke e vënë theksin te siguria e grave dhe vajzave, raporton Anadolu Agency. Në hapje të konferencës, shefja e departamentit të grave në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Shkup, Dominika Stojanovska, tha se kyçja e grave dhe vajzave në mjediset urbane janë prioritete të larta…

Lexo më Shumë