Në Kuvend, respektivisht në komisionin për financim dhe buxhet, po vazhdon debati për propozim buxhetin për vitit 2018, ku po shqyrtohen amendamentet e propozuara nga opozita. Me kërkesë të Lëvizjes BESA Qeveria do të ndajë 12 milionë denarë shtesë për zgjidhjen e problemit të deponisë në Strugë. Në Komisionin për financa dhe Buxhet ku zhvillohet diskutimi për amendamentet, shumica parlamentare ka pranuar amendamentin e deputetëve të Lëvizjes BESA për zgjidhjen e përkohshme të problemit me këtë deponi. Deputeti Rexhep Memedi, tha se megjithatë institucionet kompetente duhet të gjejnë zgjidhje të përhershme për të dislokuar deponinë nga afërsia e qytetit.
Rexhep Memedi, Lëvizja BESA
Me këtë amendament, ne kërkojmë mjete për zgjidhje të përkohshme të problemit të deponisë të qytetit të Strugës, në shumë prej 12 milionë denarëve.
Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili tha se zgjidhja e përhershme e deponisë së Strugës mund të arrihet vetëm me marrëveshje rajonale.
Rexhail Ismaili, BDI
Tretman kjo deponi dhe deponi të tjera në nivel të shtetit gjithmonë kanë pasur nga pushteti qendror, por meqë dihet se kjo çështje nuk e tangon vetëm Strugën por e tangon të gjithë republikën.
Gjatë ditës së sotme, shumica parlamentare ka pranuar edhe katër amendamente të VMRO-DPMNE-së, edhe pse deputetët e saj nuk marrin pjesë në aktivitetet e Kuvendit. Deputetët e LSDM-së, thanë se për ta nuk është me rëndësi nga kush propozohen amendamentet dhe idetë, por se sa ato janë të mira.
Jovan Mitrev, deputet i LSDM-së
Si shumicë parlamentare nuk heqim dorë nga ideja se në shtetin tonë duhet të ekzistojë dialo plitik dhe duhet të ketë bashkëpunim me opozitën dhe të gjithë në përgjithsi. Qëllimi ynë është të japim kontribut maksimal në përmirësimin e gjendjes në shoqëri. Besoj se edhe ne edhe të gjthë deputetët pavarësisht a janë të shumicës parlamentare ose të opozitës kemi qëllim të përbashkët ndërsy ai është që maqedonia të jetë shtet stabil ekonomik dhe me prosperitet.
Gjatë diskutimeve për propozim buxhetin e vitit 2018 në Komisionin për financim dhe Buxhet, duhet të shqyrtohen gjithsej 279 amendamente të dorëzuara.

