Ministria e Mbrojtjes, në drejtim të angazhimit për transparencë dhe llogaridhënie të plotë ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në internet faqen e vet publikoi një numër të madh dokumentesh me interes për opinionin. Në faqen e internetit për herë të parë mund të gjenden dokumente strategjike nga sfera e mbrojtjes, buxheti i Ministrisë, raportet revizive dhe mbikëqyrja inspektuese, plani për furnizime publike, si dhe informacione në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik, lista e regjistrave aktiv dhe informacione, kërkesa dhe formularë për shërbim vullnetar të ushtrisë. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, të gjitha dokumentet të cilat janë në dispozicion publikisht nga sfera e Ministrisë së Mbrojtjes mund të gjenden në https://morm.gov.mk, në menynë kryesore DOKUMENTE. Në seancën e 34-t Qeveria i obligoi të gjitha ministritë në faqet e tyre të internetit t’i publikojnë dokumentet e tilla dhe të ngjashme dhe pjesa më e madhe prej tyre tashmë janë në dispozicion publikisht.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Moti sot: Temperaturat deri në 39 gradë, Shkupi përvëlohet nga i nxehti
- Qytetet më të “shkreta”, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%
- Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
- Përmbytjet në Nepal, më shumë se 1 mijë persona janë zhdukur, mes tyre rreth 600 turistë
- Ngushtica e Hormuzit në flakë/ Goditet një tjetër cisternë nga një “predhë e panjohur”, zjarr në anije
- Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor
- Miratohet Rasonque, ilaçi për kancerin e pankreasit që pothuajse dyfishon shanset për mbijetesë
- “Jugosllavia kërkon të forcojë kapacitetet e saj në përmbysjen e regjimit Enver Hoxhës, për një dominim të mundshëm në qeveritë e ardhshme anti-komuniste në Shqipëri…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s në 1953


