Një qen endacak ka sulmuar dhe kafshuar dy gra dhe katër fëmijë në lagjen Aerodrom të Shkupit. Rasti është paraqitur në stacionin policor në Aerodrom. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë. Gratë dhe fëmijët janë kafshuar nëpër gjymtyrët e tyre dhe nuk kanë arritur që të mbrohen.Rasti është paraqitur edhe në shërbimin që merret me strehimin e qenve endacak.
Author: Rilinda
Në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së. “Rrogat e anëtarëve të KSHZ-së lëvizin mes 60.000 dhe 70.000 denarë. Në 18 muajt e fundit, tre herë, kanë ndarë gjithsej 12 kompensime dhe aspak nuk e kanë informuar opinionin për atë. Ambasadori e theksoi KSHZ-në si shembull për institucion të korruptuar e cila punon pa transparencë”, thuhet në peticion. /Portalb/ Dorëheqja kërkohet për: Aleksandar Çiçakovski – kryetar Rexhep…
Akademi solemne në vigjilje të festës së nesërme shtetërore Shën Klimenti i Ohrit, në Teatrin popullor të Maqedonisë mbajti sonte Kisha ortodokse e Maqedonisë nën patronatin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. “E mira e përgjithshme duhet të jetë udhëzuese dinjitoze për çdo njeri dhe sa jemi zhvilluar si njerëz në praktikimin e veprimeve për të mirën e përgjithshme, kjo është masa se sa jemi rritur dhe jemi zhvilluar shpirtërisht. Përmes veprave të ndërgjegjshme që i lëmë pas nesh, vetëm vlera mund të ndërtojnë gjeneratat pas nesh”, tha në fjalim Zaev. Shën Klimenti i Ohrit, theksoi,…
Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 i konfirmoi në tërësi vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake, me të cilat ishte pranuar propozimi i prokurorisë kompetente për përcaktim të masës së paraburgimit për deputetët Kërsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov, si dhe masë arresti shtëpiak për Johan Tarçullovskin dhe Zhaklina Peshevskën. “Duke vepruar sipas ankesave të deklaruara kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për përcaktim të masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak, ndërkaq sipas propozimit të PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 solli vendim me të cilin vendimet…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në orën 13 do të dorëzohet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2017. Në sferën e edukimit dhe arsimit çmimin do ta marrin profesori dhe shkrimtari Venko Andonovski dhe historiani Naim Alimi. Në sferën e kulturës dhe artit çmimi sivjet u ndahet artistit muzikor Garabet Tavitjan, shkrimtarit Jordan Plevnesh dhe filmologes Ilindenka Petrusheva. Vendimin e solli Këshilli organizativ për çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut Vllado Kambovski. “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë…
Kryetari Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e festës Shën Klimenti i Ohrit. “Themeluesi i Shkollës së Letërsisë së Ohrit na obligon në solidaritet, urtësi dhe kultivimin e vlerave civilizuese. Krijimi i alfabetit cirilik dhe përhapja e iluminizmit është një shembull i ndritshëm në ruajtjen dhe avancimin e trashëgimisë për të gjithë popujt”, thuhet në urim. Në të shtohet se kremtimi i çdo feste është një mundësi e mirë që të përkujtohemi në domosdoshmërinë dhe përfitimet nga respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi dhe ndihma si dhe t’i dëshirojmë njëri-tjetrit paqe dhe mirëqenie.
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Ivo Vajgl ka bërë të ditur se një nga çështjet që duhet të arrihet në takimin ”Jean Monet” është çbllokimi i proceseve politike që do të ndihmojnë në euro-integrimet. Në intervistën për Nova Tv, Vajgl thotë se një nga çështjet do të jetë ndryshimi i Rregullores së Kuvendit që të mos ndodhin bllokime të tilla siç ndodhën këtë vit. Qëndrimi i Vajg është që Maqedonia duhet të jetë e para për në BE dhe se është optimist për përparimin e Maqedonisë. https://www.youtube.com/watch?v=qPThGTYHHTk
Për shkak të punimeve ndërtimore sot nga ora 14:00, do të ketë ndryshim të regjimit të trafikut në rrugën kryesore A2, gjegjësisht rruga Strugë- pika kufitare Qafë Thanë. Regjimi i trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore, lajmërojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dje ka realizuar një takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Siç njoftojnë nga kjo parti politike, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, si edhe për përkrahjen e vazhdueshme të BE-së për Maqedoninë. Gjithashtu është diskutuar për sfidat që e presin Maqedoninë në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Palët janë dakorduar për takime tjera të këtilla konsultuese edhe në të ardhmen.
Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell i shoqëruar me vranësira në orët e pasdites . Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, veçanërisht përgjatë Vardarit dhe në lindje. Temperaturat do të lëvizin prej 4 deri në 11 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe ftoftë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në pesë gradë. Nga e mërkura deri të premten gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.
Maqedonia ka nënshkruar Marrëveshje për mbrojtje vizitorëve me Shqipërinë. Kjo ujdi u mundësoh shoferëve kompenzim më të shpejtë dhe më efikas të dëmeve në rast të ndonjë aksidenti të komunikacionit. Ujdia është nënshkruar ndërmjet Zyrës kombëtare për sigurime të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Marrëveshje të ngjashme janë nënshkruar me Greqinë, Truqinë, Zvicrën, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Luksemburgun, Serbinë, Kroacinë, Bullgarinë dhe Slloveninë. Sipas marrëveshjes, të dëmtuarit në Shqipëri pas kthimit në Maqedoni duhet të drejtohen të Zyra kombëtare për sigurime për të mundësuar përgatitjen më të shpejtë të dokumenteve dhe informacioneve të nevojshme për t’u siguruar kompenzimi. Ujdia në…
Në Gjykatën Penale sot mbahet seancë për rastin “shuplakat” në të cilin të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangellova si edhe 11 persona të tjerë, njofton Almakos. Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot sërish do të duhen të përballen me “bombat” e rastit “Dhuna në qendër” apo “Shuplakat”. Në Gjykatën Penale, në rastin “Shuplakat” është i pranishëm të dëshmojë edhe ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Kësaj radhe seanca është duke u inçizuar me dy videokamera,…

