Author: Rilinda

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Në mëngjes do të ketë reshje të dobëta të borës në pjesët perëndimore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të varjojnë prej minus dy deri katër, ndërsa gjatë ditës prej tre deri 10 gradë maksimumi. Në Shkup do të ketë mot me diell me vranësira të vogla. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 0 gradë, ndërsa ato të ditës do të arrijnë deri në gjashtë gradë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski ka parashtruar kërkesë për dorëheqje nga posti. Në aryetimin e dorëheqjes theksohet se kjo bëhet si akt i tij personal. Çiçakovski paraqiti dorëheqjen pasi që në opinion u zbulua se anëtarët e KSHZ-së kishin marrë kompensime të larta për ciklet e fundit të zgjedhjeve dhe një peticion në internet për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit. Mandati i këtij komisioni do të përfundojë në vitin 2020. Çiçakovski është njeriu i parë i KSHZ-së që nga viti 2015 pas arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos.

Lexo më Shumë

Komisioni për Çështje Evropiane, i udhëhequr nga Artan Grubi i BDI-së ka filluar sot seancën për Ligjin e Gjuhëve, duke llogaritur se kjo seancë nuk mund të mbahet pa përfaqësues të propozueave të ligjit, respektivisht nga Ministria e Drejtësisë. Pasi e filloi seancën Grubi e anuloi atë për shkak se diskutimi për amendamentet nuk mund të mbahet pa prezencën e propozuesve. Grubi madje theksoi se e ka ditur qe ministri është jashtë vendit. “Ne e dishim se ministri është jashtë vendit, por nuk e dinim për zëvendësministrin”. I pyetur nga gazetarët a bëhet kjo në koordinim me Qeverinë që t’u…

Lexo më Shumë

Nëse Maqedonia heqë dorë nga qëndrimi dhe deklaratat se janë pasardhësit e vetëm të Aleksandrit të Maqedonisë, unë do të jem i pari që do të mundësoj që Greqia ta garantojë perspektivën zhvillimore dhe të sigurisë në Maqedoni. Këtë mesazh e dërgoi nga Serbia kryeministri grek ,Aleksis Cipras. Mesazhi vjen vetëm dy ditë para takimit të ndërmjetësuesit në negociatat Metju Nimic me ekipet negociuese të të dyja vendeve. Ky do të jetë takimi i parë që nga ndryshimi i qeverisë në vend. “Ndoshta viti 2018 mund të jetë vit ku mund të kemi zgjidhje pozitive për problemin shumëvjeçar, nëse qeveria…

Lexo më Shumë

Qendra për strategjitë evropiane dhe Fondaciojni Shoqëri e Hapur- Maqedonia sot organizoi një prezantim të studimit dhe panel diskutimit mbi: “Menaxhimi Instrumentit të Paraqasjes – Praktikat dhe Sfidat”. Dokumenti analizon përdorimin e fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (2007-2013). Theksi vihet në fondet e menaxhuara përmes një sistemi të decentralizuar të zbatimit. Objektivi kryesor është gjetjet nga analiza të mund të përdoren për të nxitur përdorimin më të mirë të fondeve evropiane, sidomos si rekomandime që mund të përdoren për ndihmën e para-aderimit për periudhën 2014-2020 (IPA2). Panel diskutim duhet të…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajë Komisioni për çështje evropiane, në të cilën në rend dite është Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë. Komisioni do t’i shqyrtojë amendamentet e parashtruara rreth tekstit të propozuar. Më pas ligji në lexim të dytë do të shkojë sërish në mbledhje plenare në debat, pas çka do të pasojë deklarimi final i deputetëve rreth tekstit. Nevoja për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve u votua nga deputetët më 15 nëntor të këtij viti. “Pro” votuan 66 deputetë, ndërsa 41 ishin “kundër”. Debati i ligjit të…

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet për çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, pas pauzës trevjeçare, sot dhe nesër në Bruksel do të ketë takim me përfaqësuesit e të dy vendeve Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. Takimi, siç paralajmëroi Zyra e Nimicit, është pjesë e përpjekjeve të KB-së që t’u ndihmohet të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit. Është parashikuar që ndërmjetësuesi të ketë takime të veçanta me përfaqësuesit e të dy vendeve, ndërsa nesër, varësisht nga rrjedha e bisedimeve, do të mbahet një takim i përbashkët. Tani për tani, nuk…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Strumicë nga Prokuroria Publike Themelore Strumicë, ngriti padi penale kundër Z.J. (38) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Strumicës i përcaktoi arrest në kohëzgjatje prej 30 ditësh. MPB kumtoi se pardje rreth orës 13,50 në afërsi të digës Vodoça, i denoncuari së bashku me shtatë persona të tjerë ka qenë në gjah. Në një moment ka gjuajtur një fishek me pushkë pronë e një personi nga Belotina dhe ka qëlluar personin Zh.I.…

Lexo më Shumë

Nuk do të shtypen kartela të reja elektronike, ndërsa mjekëve të cilëve deri në fund të vitit u skadon afati i kartelës që të mund të futen në sistemin shëndetësor duhet të furnizohen me certifikatë digjitale. Problem me kartelat elektronike ka tashmë tre vite, por këtë vit problemi është më serioz pasi skadoi afati i kartelave të më shumë se 500.000 qytetarëve, njofton KOHA. Qeveria e kaluar nuk nënshkroi në kohë tender për përzgjedhje të firmës e cila do ti shtyp kartelat e reja, ndërsa ish ministri Arben Taravari, i cili tani është kryetar i Gostivarit, gjatë verës th se…

Lexo më Shumë

Kjo është dhoma e vetme, ku familja Sallahi nga Gazi Baba mund të gjejë pak ngrohtësi. Në këtë shtëpi jeton Xhejlane Sallahi me djalin dhe vajzën e saj. Ajo ankohet për kushte të vështira financiare. Burri i saj është burgosur pata tre vjetësh. Nga ajo ditë, kjo familje, të ardhura mujore ka vetëm 4 mijë denarë ndihmë sociale. 3000 denarë shkojnë vetëm për qiranë e shtëpisë, ndërsa me një mijë denarët e tjera, ajo duhet të mendoj se si do ta kaloj muajin. “Disa herë ma kanë ndal ndihmën sociale, edhe atëherë nuk kishim asgjë, dhe shikonim kush do të…

Lexo më Shumë

Në margjinat e Forumit parlamentar të sigurisë në Uashington, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, u takua me koordinatorin e grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB në Asamblenë Popullore të Republikës së Bullgarisë, Cvetan Cvetanov. Ato biseduan për tema me interes të përbashkët, me ç’rast u theksua se Republika e Bullgarisë, si kryesues i ardhshëm i BE-së, e di rëndësinë e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye do të jetë përkrahës i fuqishëm në këtë drejtim. Temë tjetër për të cilën biseduan ishin projektet infrastrukturore rajonale. Kryetari i Kuvendit të…

Lexo më Shumë

Edhe pse kjo rrugë ka përreth institucione të rëndësishme shëndetësor, arsimore dhe sociale, ajo vazhdon të jetë një problem i madh për qytetarët e Tetovës, të cilët kërkojnë rregullimin sa më të shpejtë të saj sepse është në interes të të gjithëve. “Duhet, duhet patjetër shiko si duket, duam që komuna të rregulloj këtë rrugë”…“Pengon duhet të hapet kjo rruga,është rruga kryesore e lidhe spitalin,entin për punësim. Kur bie shi nuk kalohet këtu, grumbullohet ujti dhe s’mund të kalon. Duam nga komuna që të rregulloj këtë rrugë pasi prej 2001 është ndërtuar kjo urë se 17 vite , prej atëherë…

Lexo më Shumë