Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Çiçakovski ka parashtruar kërkesë për dorëheqje nga posti.
Në aryetimin e dorëheqjes theksohet se kjo bëhet si akt i tij personal. Çiçakovski paraqiti dorëheqjen pasi që në opinion u zbulua se anëtarët e KSHZ-së kishin marrë kompensime të larta për ciklet e fundit të zgjedhjeve dhe një peticion në internet për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit.
Mandati i këtij komisioni do të përfundojë në vitin 2020. Çiçakovski është njeriu i parë i KSHZ-së që nga viti 2015 pas arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos.