Komuna e Çairit njofton se trajtimi human i qenve endacak në territorin e Qytetit të Shkupit dhe komunave të saj, duke përfshirë këtu edhe Komunën e Çairit po bëhet nga Shërbimi për trajtim human të qenve të pastrehë në kuadër të NP “Higjiena Komunale – Shkup”. Trajtimi i kësaj kategorie të qenve po realizohet në bazë të principit “gjuaj, sterilizo, lësho”. Ky program është në nivel të Qytetit të Shkupit i miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe i përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO)”, thonë nga Komuna e Çairit. Qytetarët që vërejnë grup më të…
Author: Rilinda
Policia e Kërçovës ka kryer kontrollë në dyë shtëpi me ç’rast ka gjetur një sasi të konsiderueshme të marihuanës. Kontrollet janë kryer në shtëpitë e personave A.A (45) dhe E.A(47), që të dy nga fshati Arangjel i Kërçovës. Gjatë kontrollit, janë gjetur 30 kilogram marihuanë. Personat e lartëpërmendur janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ndërmerren masat e duhura juridike siç parashihen me ligj.
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30 në një ekspoziturë të “Sparkasse Bank” në Kërçovë, autor i panjohur duke iu kërcënuar më armë nga një punëtore ka marrë 100.000 denarë, 2.500 euro dhe rreth 2.800 dollarë. Plaçkitësi pasi që ka marrë paratë është larguar. Policia ka bërë inspektin në vendin e ngjarjes, po ndërmirren gjitha masat për gjetjen e autorit.
Profesori Temelko Ristevski, njohës i së drejtës kushtetuese dhe profesor i administratës publike në Universitetin FON, thotë se përgjegjësia e institucioneve duhet të jetë e lartë, pasi punonjësit e tyre duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo për pasurimin e tyre. Sipas tij, rasti në fjalë (bonuset në KSHZ) edhe një herë ka ngritur nevojën e pasjes së një sistemi të fuqishëm të ndjekjes, por edhe të përgjegjësisë për çdo shkelës të ligjit. “Ata janë në shërbim të qytetarëve dhe nuk duhet të shfrytëzojnë funksionin e tyre në vjedhjen e qytetarëve. Atje ku janë konstatuar keqpërdorime të pozitës…
Gjykata e Apelit ka caktuar 25 dhjetorin si ditë për të mbajtur seancën publike ku duhet të vendoset për ankesën e avokatëve të kryeministrit Zoran Zaev. Të njëjtën ditë duhet të diskutohet nëse një video në Youtube mund të përdoret si dëshmi në procedurë në Gjykatën Penale për lëndën ”Ryshfeti”, ku Zaev është i akuzuar për marrje ryshfeti. Akuza e rëndon Zaevin për kërkim ryshfeti nga një afarist i Strumicës për një tokë ndërtimore. Bëhet fjalë për një shumë prej mbi 160 mijë euro, ose 2 euro për metër katror.
Mbrëmë në Shkup janë përzgjedhur gazetarët më të mirë për vitin 2017 të cilëve u është dhënë çmimi ”Jean Monnet” nga ana e Ambasadës së BE-së në Shkup. Aleksandar Manasiev, gazetar i Tv Telma e mori çmimin për storjen më të mirë për falsifikimin e diplomave të gjuhës angleze për kandidatët për prokuror në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik. Gjorgji Liçovski, fotorepoter i SDK e mori çmimin për fotografi më të mirë gjatë dokumentarit për peshkatarët në liqenin e Dojranit. Të përzgjedhurit janë shpërblyer me nga 1000 euro.
Praktika e dëshmuar në rrethin bashkëkohor është se nuk ekziston vend i cili vetëm mund të ballafaqohet me të gjithë sfidat e sigurisë, për këtë arsye, për Republikën e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër përveç integrimeve euro-atlantike, porositi shefi i Shtatmadhorisë (SHSHM) të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski para përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së të cilët kishin mundësi, për herë të parë nga ana e SHSHM-së të dëgjojnë për përpjekjet të cilat Maqedonia i bën në sferën e mbrojtjes. Siç njoftuan nga ARM-ja, Veliçkovski i cili është për vizitë në SHBA, dje ka pasur fjalim në Kongresin e SHBA-së së bashku…
Dyzet e tre-vjeçarja S.T. (43) nga Shkupi dje në Stacionin policor Aerodrom ka paraqitur se disa herë gjatë muajit të kaluar dhe këtë muaj ka qenë fizikisht e keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj I.T. (46) dhe më pas ka pësuar lëndime të rënda trupore. MPB informon se shkupjanja ka theksuar se gjatë një keqtrajtimi ka qenë edhe e dhunuar nga ana e tij. E dëmtuara ka përmendur se I.T. çdo ditë e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht, për çka disa herë ka paraqitur ankesa dhe keqtrajtim. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.
Vitin e ardhshëm, mund të kemi një zgjidhje për çështjen e emrit, tha ndërmjetësi Matthew Nimic në Bruksel, pas raundit të parë të bisedimeve midis Athinës dhe Shkupit për të kapërcyer mosmarrëveshjen, shkruan e përditëshmja greke Kathimerini, përcjell Almakos. Nimetz tha se bisedimet e Brukselit ndërmjet negociatorëve Adamandios Vasilakis dhe Vasko Naumovskit shkuan “shumë mirë në atmosferë” dhe se qeveria e re maqedonase e ka caktuar këtë çështje si përparësinë e saj kryesore dhe synon të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë. Ndërmjetësi, gjithashtu tha se vlerësimi në anën greke është se zgjidhja e mosmarrëveshjes do të çojë në stabilizimin e rajonit.…
Në Gjykatën e Selanikut sot(e mërkurë) duhet të mbahet seancë gjyqësore për kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë për ekstradimin e ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe të punësuarin në DSK-së, Nikolla Boshkovski. Sipas sqarimit të avokatëve, seanca paraprake është anuluar për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve të tjerë që gjykohen për këtë rast. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë hudhur poshtë gjitha akuzat dhe kanë kërkuar të mos ekstradohem, pasi nëse kthehen në Maqedoni, jeta e tyre do të jetë në rrezik”, shkruajnë mediat greke. Ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski mbesin në paraburgim ekstradues.…
Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën “Transportuesi” të Prokurorisë Publike Speciale, në të cilin i akuzuari i parë është ish-kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski dhe 20 persona të tjerë. Vladimir Talevski dhe 20 të dyshuarit ngarkohen me veprën penale Shpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare në organizimin e transportit të nxënësve në komunën e Manastirit. Specialja akuzon këto persona për keqpërdorimin e mbi 360 mijë eurove./Almakos
Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare në pjesët perëndimore. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës në mëngjes. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura do të lëviz prej gjashtë deri në 15 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të arrijë deri në nëntë gradë Celsius. Në ditët në vijim, temperaturat do të jenë relativisht të larta. Të mërkurën vranësira do të rritet, nëpër luginat do të ketë mjegull, ndërsa reshje të shiut do të ketë…

