Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni është normalizuar pasi është paguar pjesa e dytë e pagës së të punësuarve në HM SHA Tansport Shkup, që ishte shkak për bllokimin e qarkullimit hekurudhor për mallra dhe udhëtarë në dy ditë e gjysmë të kaluara. Dushko Çakarovski, makinist në HM Transport SHA Shkup për MIA-n konfirmoi se tashmë janë transferuar paratë në llogaritë e të punësuarve për pagën e tetorit dhe se të gjitha trenat për mallra dhe udhëtarë, do të qarkullojnë në pajtim me itenerarin e rregullt të qarkullimit. Trenat e parë do të nisen pas orës 16 edhe atë nga Shkupi për…
Author: Rilinda
Kësaj atmosfere e cila ndërpreu shqyrtimin e amendamenteve për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve, i parapriu kërkesa e deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për fjalë procedurale. Pasi Rexhep Memedi propozoi amendamentin që propozimi të Quhet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe jo ligj për përdorimin e gjuhëve, e që propozimi nuk u pranua nga ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane Artan Grubi i dha fjalën deputetit Vesel Memedi. Pas fjalës së Memedit të gjithë deputetët e BDI-së prezent në sallë u paraqitën për replika. Ndërkohë Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa akuzonte për shkelje…
Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, vizitoi Shkollën e Mesme ‘ Saraj’ ku nga afër ndoqi se si po rrjedh procesi edukativo-arsimorë, Programi për Arsimin e të rriturve. Me këtë rastë, Bexheti, takoi edhe udhëheqësin e Shkollës së Mesme, ku I inkurajoi për të vazhduar me punë si deri më tani, duke ju ofruar mbështetje nga ana e Komunës së Sarajit për çdo nismë që është në të mire të qytetarëve të saj e sidomos kur bëhet fjalë për arsim dhe edukim. Ky takim u vlerësua si një mundësi e mire për bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen për…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve, EVN Maqedoni e shënoi gjysmëvjetorin e parë të aktiviteteve të realizuara së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e deritanishëm të programit „EVN Vullnetarizon”. Mirënjohje për aktivitete vullnetare të kryera me sukses, i’u ndanë të gjithë ekipeve vullnetare dhe vullnetarëve individualisht. Më të mirët prej tyre fituan edhe mirënjohje shtesë në kategoritë „Ekipi më i mirë”, „Udhëheqësi më i mirë i ekipit” dhe „Menaxhimi më i mirë i harxhimeve”. Të pranishmive i’u drejtua z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni: „ E di që shpërblimet dhe mirënjohjet e vërteta që i…
Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë ende nuk kanë një zgjidhje konkrete mbi funksionimin e ardhshëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjes së tetë nga nëntë anëtarët e këtij institucioni lidhur me akuzat për jotransparencë gjatë ndarjes së pagave shtesë për veten e tyre. Dorëheqjet duhet të konstatohen nga Kuvendi, i cili edhe ka bërë emërimin e tyre, por kjo dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj do të jetë e vështirë, pasi për këtë nevojiten dy të tretat e votave, pra mbështetjen edhe të opozitës, e cila për momentin bojkoton punimet e Kuvendit. Kryeministri Zoran Zaev thotë se çështja do…
“Sektori përkatës i administratës së komunës së Tetovës, konstatoi se zgjedhja e Kryetarit të Këshillit nuk është në pajtueshmëri me nenin 47 paragrafi 2 nga Ligji për Vetqeverisje Lokale dhe nenit 19 paragrafui 1 nga Rregullorja për punë e Këshillit të komunës së Tetovës. Prandaj në bazë të këtij konstatimi juridik e informojmë publikun se Kryetari i Këshillit Komunal në komunën e Tetovë nuk është zgjedhur” thuhet në kumtesën e kësaj komune. “Procedura në vazhdimin e sotëm të seancës u zbatua sipas Ligjit për vetadministrim lokal, si dhe Statuti dhe rregullorja për punë e Këshillit të komunës së Tetovës. Pesëmbëdhjetë…
Procedura për mjedis të pastër dhe për ajër të pastër nuk është procedurë me shpejtësi të filmit, e as, performancë në rialiti shou. Kjo është punë e ndërlikuar në të cilën të gjithë duhet të përkushtohen, por edhe të heqin dorë nga disa shprehi, nëse duam të kemi mjedis të shëndetshëm jetësor. Këtë sot e theksoi kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ajrin e ndotur në Shkup. Njëra prej masave që ndërmerren, tha Shilegov, është mbyllja e furrës së Drislas, si dhe disa dënime të shqiptuara nga ana e inspektorëve të cilët janë…
Mali i Zi sivjet u bë anëtarja e 29-të e NATO-s, por do të kemi simetri të bukur nëse mundemi t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë si anëtare e 30-të e Aleancës në Podgoricë vitin e ardhshëm. Këtë sot e deklaroi Methju Nimic, drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Stejt Departamentin në Uashington, pas takimit me Komisionit për partneritet të SHBA-së – Karta e Adriatikut, që u mbajt në MPJ-në e Maqedonisë. “Zgjidhja potenciale e çështjes për emrin gjithashtu do të paraqesë nxitje për stabilitetin rajonal dhe e përshëndesim ripërtëritjen e bisedimeve midis Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Palmer. Ai…
Sot në Shkup filloi punëtoria tre ditore PeaceTech Exchange: Macedonia në të cilën marrin pjesë mbi 30 Organizata të Shoqërisë Civile nga i gjithë vendi dhe 12 ekspert të teknologjisë informatike nga regjioni dhe SHBA-të. Kjo punëtori organizohet nga Shoqata për Avancimin e Demokracisë – Democracy Lab, PeaceTech Lab nga Uashingtoni dhe me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Prof. Etem Xheladini Dukuri e shumtuar në Kumanovë, në pjesën ku shumicë janë popullatë shqiptare, në afërsi të institucioneve shkollore, çerdhave të fëmijëve, institucioneve kulturore, sportive, fetare, të tregu i gjelbërt, në afërsi të taksive, si këpurdha po mbinë institucionet e lojërave të fatit, në veçanti kazinove (CASINO) , ku me të drejtë brengosen disa intelektual e arsimdashës. Duke u nisur nga kjo dukuri e zymtë që çdo ditë po e pushton qytetin tonë, e në veçanti pjesën ku me shumicë është popullata shqiptare, ku si këpurdha po na lindin institucionet e lojërave të fatit, pa kurfar kriteresh, në veçanti…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov e hapi Ambasadën e Maqedonisë në Brazil, që paraqet Ambasadën e parë të Maqedonisë në Amerikën Latine. “Hapja e Ambasadës së Maqedonisë në Brazil është fillimi i miqësisë së re dhe bashkëpunimit midis dy vendeve”, porositi Ivanov në hapjen solemne të Ambasadës në Brazilia. Duke shfaqur shpresë se edhe Brazili do ta hapë ambasadën e saj në Maqedoni, presidenti Ivanov vlerësoi se liberalizimi i vizave midis të dyja vendeve paraqet stimul plotësues për zhvillimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës, veçanërisht në sferën e turizmit. “Përveç transformimit dixhital, kontakti personal është i pandryshueshëm dhe prania juaj…
Papunësia tek bashkësia etnike rome në Maqedoni paraqet 75 për qind, që është dyfish më shumë se mesatarja nacionale e papunësisë. Pjesa më e madhe e tyre apo 88 për qind kanë arsim jo të plotë apo të plotë fillor, 4,4 për qind arsim të plotë apo jo të plotë të mesëm, tregojnë të dhënat e Fondit arsimor të romëve (REF). Këto të dhëna, dhe nevoja për përmirësim të gjendjeve, ishin shkaku për realizimin e projekteve “Përfundimi i shkollës si rrugë drejt punësimit” dhe “Përmirësimi i punësimit përmes arsimimit dhe trajnimeve”, rezultatet e të cilëve treguan se arsimimi është mënyra…

