Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot komunën e Pustecit. Në Pustec dy kryeministrat realizuan takim me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ndërkaq vizit edhe shkollën dhe do të dhurojnë pajisje për nxënësit, njofton Almakos. . Zaev shprehu mirënjohje për kryeministrin e Shqipërisë Rama për kujdesin që ai tregon për qytetarët e Shqipërisë me prejardhje etnike maqedonase. “Kjo është një mënyrë për të hapur dhe zgjidhur çështjet. Prania e dy njerëzve të parë të pushtetit ekzekutiv në Maqedoni dhe Shqipëri, këtu në Pustec, është një simbol i madh i promovimit të marrëdhënieve…
Author: Rilinda
Udhëheqësi i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski së bashku me anëtarët e komitetite ekzekutiv Vlatko Gjorçev dhe Aleksandar Nikoloski u takuan me sekretarin ndërkombëtar të PPE Patrick Waller. Gruevski shkurtimisht e njoftoi bashkëbiseduesin me zhvillimet aktuale në plan politik dhe ekonomik. Ai vuri në dukje se në Maqedoni ka një shkelje të sundimit të ligjit dhe të demokracisë. “Përndjekja klasike politike dhe hakmarrja në baza partiake kryhet. Artistët ndalohen vetëm për shkak të mendimit të tyre të shprehur, duke u akuzuar për akte joekzistuese si terrorizmi. Për fat të keq, ne po bëhemi një vend ku, në vend të demokracisë, frika dhe…
Një 17-vjeçar nga Shkupi përdhunoi një djalë 10-vjeçar dhe 9-vjeçar , njofton Ministria e Brendshme. “Një grua 40-vjeçare nga rrethinat e Shkupit dje në orën 16:15 në stacion policor në Shkup raportoi se një 17 vjeçar kishte sulmuar seksualisht djalin e saj 10-vjeçar. Për të njëjtin incident, në të njëjtën stacion policor në orën 9.40, një grua 48-vjeçare nga Shkupi njoftoi se i njëjti 17-vjeçar, në muajin gushtit dhe para 10 ditëve, kishte ndërhyrë seksualisht me djalin nëntë vjeçar . 17-vjeçari është fqinji i tyre, dhe në momente sa herë që i gjente fëmijët në rrugë, i thirrte ata në…
Nën moton “Dilni për ajr të pastër”, banorë të kryeqytetit sot po protestojnë kundër nivelit të lartë të ndotjes së ajrit, duke u bërë thirrje institucioneve kompetente që të adresojnë urgjentisht problemin e ndotjes. Protesta u organizua në rrjetet sociale. Qytetarët thonë se do mbështesin bojkotimin e orëve, protestat dhe mosbindjet tjera civile, bllokimin e rrugëve etj. Nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi thonë se derisa të zgjidhet situata me ndotjen e ajrit, ata do të mbështesin të gjitha nismat civile të nënave, baballarëve, prindërve, shoqatave qytetare që janë të angazhuara dhe të cilët janë të përkushtuar…
Ministria e Arsimit nuk përjashton mundësinë e pushimeve dimërore duke filluar më herët për shkak të ndotjes së ajrit, përcjell Almakos. ” Nëse është e arsyeshme, do të shqyrtojmë premisën që pushimet dimërore të fillojnë më herët. Megjithatë, çdo ndërprerje e mësimit duhet të zëvendësohet. Kështu, në qoftë se pushimi dimëror fillon më herët, ditë jo-pune do të duhet të punohen dhe viti shkollor do të përfundojë më vonë se më 10 qershor. Edhe studentët do të mësojnë fundjavat gjatë gjysmës së dytë për shkak se ditët mësimore totale duhet të jetë 180″, thonë MASH. Megjithatë, Ministria nuk e mbështet…
Urgjentisht duhet të lëshohen nxënësit dhe fëmijët e vegjël nuk duhet të dërgohen në kopsht, këtë po kërkon Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” në Republikën e Maqedonisë, përcjell Almakos. “Duke marrë parasysh ndotjen e madhe të ajrit dhe ndikimin e saj shkatërruese mbi shëndetin, ne i kërkojmë qeverisë qendrore dhe lokale urgjentisht fëmijët të lëshohen në pushim dhe të gjitha objektet ku fëmijët qëndrojnë të mbyllur deri në përqendrimin e PM 10 dhe PM 2 5 të grimcave kur të jenë reduktuar në kufijtë me normalën, dhe derisa të merren masa përkatëse mbrojtëse nga institucionet kompetente. Përndryshe,…
Disa nxënës të shkollave të mesme nga Shkupi, dje në autobusin me numër 65 në Autokomandë janë sulmuar nga një grup e dhunuesve, informojnë nga MPB. Në incident disa nxënës kanë marrë lëndime të cilët janë dërguar për kurim në Spitalin e Qytetit të Shkupit. Pas dhënies së ndihmës mjekësore, nxënësit janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Amerikanët kanë kërkuar propozim se “si të zgjidhet ndotja në Shkup”. Ambasada e SHBA-së, në kontekst të ndotjes së lartë të kryeqytetit, në rrjetet sociale i ka pyetur qytetarët se “çfarë propozoni që të ketë ajër më të pastër në Maqedoni?”, ndërkaq me postimin kishte të bashkëngjitur një fotografi me mjegull të dendur. Ambasada ruse iu përgjigj pyejes së Ambasadës Amerikane në Shkup,të cilët nëpërmjet një postimi në twitter pyetën se cila është idea juaj për të patur ajër më të pastër në Maqedoni. Pasi që miqtë tanë nga Ambasada e SHBA-së kërkojnë ide për ndotjen e ajrit në Shkup,…
Ndotja e ajrit në Shkup ka bërë që qytetarët të reagojnë dhe të organizohen në protesta të qeta për të kërkuar që kjo çështje të merr seriozitetin dhe trajtimin e duhur. Pas paralajmërimeve për bojkot të procesit mësimor të mërkurën e javës së ardhshme, një tjetër protestë është paralajmëruar në rrjetet sociale. Për ditën e nesërme është thirrur një protestë para Qeverisë së Maqedonisë, protestë që duhet të filloj në ora 12:00, pra në mesditë. Sipas përshkrimit, protesta nuk organizohet nga ndonjë parti politike, por nga vetë qytetarët. Ndryshe, qyteti i Shkupit së bashku me qytetin Indian Kollkata dhe Daka…
Të nxitet diskutimi i gjerë publik për reformat e parapara për ndjekjen e komunikimeve është qëllimi i debatit të sotëm “Reforma në ndjekjen e komunikimeve – ndryshime esenciale ose kozmetike?” Debati, siç theksojnë organizatorët, duhet t’i mundësojë Qeverisë që t’i identifikojë dhe mënjanojë pikat problematike në reformat e parapara, por edhe të nxisë debat tek deputetët që në mënyrë aktive të inkuadrohen në modelimin e tyre dhe në këtë mënyrë t’i mbrojnë interesat e qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur. Në ngjarje do të prezantohen ndryshimet ligjore kyçe të parapara në sistemin për ndjekjen e komunikimeve dhe do t’u ekspozohen…
Kontesti me emrin që e ka Greqia me Maqedoninë u nis nga pika e vdekur pas takimit në Bruksel mes ndërmjetësuesit Methju Nimic dhe negociuesve nga të dyja vendet. Sipas burimeve diplomatike ky është tentimi i parë për përafrimin e qëndrimeve pas ngecjes trevjeçare. “Takimi i parë në kontestin, e vjetër pothuajse tri dekadësh, nuk mund të japë pasqyrë të plotë për gatishmërinë e Greqisë për kompromis, edhe pse të dyja palët tregojnë optimizëm për zgjidhjen e tij”, theksojnë diplomatët, duke shtuar se për momentin nuk është e dobishme të spekulohet me propozim konkret për emrin, sepse është më me…
Në fillim pritet që të konstatohen dorëheqjet e deputetëve Vasko Kovaçevski, i cili shkon në vendin e drejtorit në REK Manastir dhe Stevo Pendarovskit i cili është zgjedhur për koordinator nacional të NATO-s. Në vendet e tyre të deputetëve do të vijnë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski. Në orën 11 është caktuar seanca e 26-të në rend dite të së cilës është Propozimi i plotësuar i Buxhetit për vitin 2018, Propozim-programi për shënim të përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2018, si dhe propozim-ndryshimet e Ligjit për sigurim invalidor dhe pensional me procedurë të…

