Në fillim pritet që të konstatohen dorëheqjet e deputetëve Vasko Kovaçevski, i cili shkon në vendin e drejtorit në REK Manastir dhe Stevo Pendarovskit i cili është zgjedhur për koordinator nacional të NATO-s. Në vendet e tyre të deputetëve do të vijnë Samka Ibraimovski dhe Dalibor Bogdanovski.
Në orën 11 është caktuar seanca e 26-të në rend dite të së cilës është Propozimi i plotësuar i Buxhetit për vitin 2018, Propozim-programi për shënim të përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara për vitin 2018, si dhe propozim-ndryshimet e Ligjit për sigurim invalidor dhe pensional me procedurë të shkurtuar.
Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet e Ligjit për përdorim të gjuhës maqedonase në lexim të dytë, si dhe për Propozim-vendimin për publikimin e shpalljes publike për zgjedhje të revizorit kryesor shtetëror dhe për disa ndryshime ligjore nga sfera financiare, të dorëzuara nga deputetët nga shumica parlamentare.
Pas përfundimit të seancës së 26-të duhet të vazhdojë seanca e 21-të në të cilën mbetet të prononcohen për Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së në misionin “Altea”, si dhe për Propozimin për përfundimin e Buxhetit për vitin 2018 me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të seancës së 11-të janë ndryshimet e Ligjit për kulturë, Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, Ligjit për siguri të komunikacionit në rrugë dhe ndryshimet e Ligjit për regjistrim të pagesave me para të gatshme.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
- Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori
- Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutimi ishte i sinqertë, serioz dhe i hapur, për herë të parë diskutuam emra të përveçëm
- Bordi i Paqes: Hamasi pranon të dorëzojë armët dhe të heq dorë nga qeverisja
- Mbyllet protesta e 88-të radhazi kundër Ramës dhe qeverisë: Nesër më shumë!
- ‘Hallakatet’ Egli Tako, kështu provokon në këto orë të vona të natës!
- Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
- Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia


