Author: Rilinda

Deklaratë për “Universitet pa korrupsion” do të nënshkruhet sot në Rektoratin e Universitetit “Shën Kirilit dhe Metodi” në Shkup, në organizim të Institutit për hulumtime strategjike dhe edukim – ISIE. Në nënshkrimin e deklaratës janë të ftuar rektorët e universiteteve publike në shtet. Sipas paralajmërimit, njëherit në Rektorat do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët me temë “Mundësitë e ligjit për mbrojtjen e informatorëve si vegël për parandalimin e korrupsionit në universitetet në Maqedoni”. Organizatori paralajmëron fjalime të ministres së Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska dhe ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli. Ngjarja organizohet me mbështetjen e Ambasadës së…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Siarto sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov Siç njoftoi MPJ, në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Siarto të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev. Ai do të realizojë takime edhe me zëvendësit e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev. Në takimin e Siartos me Dimitrovin, do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor sonte në Bruksel do të marrë pjesë në takimin joformal me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së Federika Mogerini. Në takimin e tretë joformal të kryeministrave me Mogerinin do të bisedohet për ngjarjet aktuale në rajon dhe për perspektivat për vitin 2018, kur partnerëve evropianë në rajon do t’u ofrohet mundësi e vetme që të avancojnë në rrugën e integrimit në Union. “Bashkimi Evropian është i përkushtuar në përforcimin e angazhimit drejt vendeve të rajonit me qëllim që të sigurojë që gjashtë shtetet nga Ballkani Perëndimor t’i…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kinës sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane do të nënshkruajë Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, me të cilën Qeveria e Republikës Popullore Kinеze do të sigurojë grante Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Siç njoftojnë nga SÇE-ja, dokumenti do të nënshkruhet nga zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë me reshje lokale të borës, sidomos në perëndim. Do të fryjë erë mesatare veriore. Nën ndikimin e masës së ftohtë të ajrit prej nesër deri të premten moti do të jetë stabil dhe shumë i ftohtë me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit e këtyre ditëve do të ulet në interval prej -10 deri -3, ndërsa e ditës do të lëvizë rreth zeros.

Lexo më Shumë

Edhe sot aktivistë të VMRO-së kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë. Edhe sot ata kërkuan lirimin e bashkëpartiakëve të tyre dhe të burgosurve tjerë për ngjarjet e 27 prillit. “Detyrimisht të mbetemi të bashkuar, sepse ajo është mënyra e veteme që rezistenca jonë të jetë e fuqishme dhe të mbijetojë Maqedonia. Sonte jemi këtu për Maqedoninë dhe për të përkrahur mbrojtësit e Kushtetusës”, tha gjatë fjalimit të saj Marija Andonova. VMRO kërkon të ndalohet ndalja e “proceseve të përndjekjes politike dhe lirim të personave të përndjekur”, siç vlerësojnë ata.

Lexo më Shumë

Logos-A kanë prezantuar dy botime mbi partinë Xhemijeti në ditën e përvjetorit të saj të 98-të. Partia me përcaktime kombëtare dhe me identifikim islam, ka patur rol kyç në pengimin e eksodit gjatë vitit 1919 deri në vitin 1925 respektivisht mes dy luftërave botërore kur ka vepruar si parti politike e cila bashkon shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës në periudhën e sundimit të Mbretërisë serbo-kroate dhe sllovene. Siç shpjegoi autori i dy librave Skender Asani, njëri libër i është kushtuar monografisë së partisë Xhemijeti, ndërsa tjetri libër është mbështetje faktografike e veprimit të partisë dhe madje orientimit properëndimor, Skender…

Lexo më Shumë

80 prej gjithsej 81 kryetarëve të komunave përdorin Fejsbukun, ka treguar analiza e përbërë nja ekip specialistësh të rrjeteve sociale të udhëhequr nga Bojan Kordalov në periudhën prej 4 deri 15 dhjetor 2017. E dyta për nga lista pason Instagrami. Kështu, Fejsbuk profile në këtë media sociale kanë 21 kryetarë komunash, ndërsa numri më i ulët është në Tviter- ku këtë media sociale aktivisht e përdorin vetëm 5 prej 81 kryetarëve të komunave. Madje, kryetarët e komunave janë më aktiv në Fejsbuk, krahasuar me deputetët dhe ministrat. “Kjo është një përqindje e lartë e kryetarëve të komunave që janë aktiv…

Lexo më Shumë

Maqedonia ka natyrë të bukur, megjithatë vetëm dashuria për natyrën dhe pasioni nuk mjaftojnë për zhvillimin e aktiviteteve bjeshkatare si dhe për vetëdijesimin e njerëzve nga përfitimet fizike, shpirtërore dhe ekologjike nga këto aktivitete. Bjeshkëtaria përgjithësisht në trojet shqiptare ka marr hov të madh, ku veprojnë një numër i madh klubesh të cilat organizojnë aktivitete të ndryshme bjeshkatare. Vështirësitë por gjëja kryesore është masivizimi dhe unë bëj thirrje këtu në Maqedoni që kush ka mundësi ti mbështes shoqatat shqiptare për të rritur masivitetin. Duhet patjetër të ketë mbështetje institucionale si nga pushteti vendor ai qendror dhe bizneset – deklaroi Artur…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk do t’i zbardhë emrat e kandidatëve për kryetarë të ardhshëm të partisë që mos të favorizojë dikë. Deri më sot në Këshillin Qendror të partisë nuk ka arritur ndonjë aplikim. Afati përfundimtar është deri të enjten në ora 15:00. Në këtë ditë, partia edhe zyrtarisht do të njoftojë se kush është paraqitur për postin e kryetarit. Në opinion nga ana tjetër qarkullojnë emrat e disa anëtarëve. Sekretari i përgjithshëm, Hristijan Mickoski për Alsat M sot konfirmoi se ende nuk ka dorëzuar kandidaturë, ndërsa Ilija Dimovski nuk iu përgjigj mesazheve. Krahas këtyre, për kolltukun e partisë lakohen edhe emrat…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Qeveri. Sipas pohimeve të kësaj partie, presin rikthimin e liderit të tyre Ziadin Sela nga SHBA-të, por ata theksojnë se zyrtarët e tyre qeveritar kryejnë detyrat e zakonshme dhe janë në komunikim edhe me kryeministrin. Zv/ministri për punë sociale Elmi Aziri dhe zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Memedi ishin pjesë e seancës së përbashkët qeveritare me Qeverinë e Shqipërisë. Duke folur për lansimet e fundit të lajmeve që krijojnë opinionin kundër ASH, nga kjo parti thonë se “struktura të caktuara duan që ASH të…

Lexo më Shumë

Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së ka zbuluar policin që ka fotografuar Mitko Çavkovin, ish ministrin e brendshëm në oborrin në Shutkë, njofton “Alfa” duke u thirrur në burime të policisë. Gjykata i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim Çavkovit për shkak të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill.

Lexo më Shumë