80 prej gjithsej 81 kryetarëve të komunave përdorin Fejsbukun, ka treguar analiza e përbërë nja ekip specialistësh të rrjeteve sociale të udhëhequr nga Bojan Kordalov në periudhën prej 4 deri 15 dhjetor 2017.
E dyta për nga lista pason Instagrami. Kështu, Fejsbuk profile në këtë media sociale kanë 21 kryetarë komunash, ndërsa numri më i ulët është në Tviter- ku këtë media sociale aktivisht e përdorin vetëm 5 prej 81 kryetarëve të komunave.
Madje, kryetarët e komunave janë më aktiv në Fejsbuk, krahasuar me deputetët dhe ministrat.
“Kjo është një përqindje e lartë e kryetarëve të komunave që janë aktiv në mediat sociale me qëllim të informojnë qytetarët për punën e tyre në komuna. Ajo që mungon tek disa prej tyre është të jenë të pranishëm online dhe të dëgjojnë mendimet, kritikat dhe propozimet që vijnë përmes mediave sociale”, ka thënë Bojan Kordalov, specialist për media të reja dhe komunikim me opinionin, njëherësh edhe autor i kësaj analize.

