Author: Rilinda

Dy persona janë zhdukur në Shkup, ndërsa në polici rastet janë paraqitur ditën e djeshme, njoftojnë në MPB. Siç informon policia, mbrëmë në ora 23 në Stacionin policor në Draçevë, N.S (43) nga Shkupi, ka paraqitur se bashkëshorti i saj O.S (48) nga Shkupi nga arsye të panjohura është larguar në drejtim të panjohur. Poashtu gjatë ditës së djeshme në stacionin e policisë në Karposh, J.M ka paraqitur se para gjashtë ditësh i afërmi i tij D.T (84) është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur. Policia po merr masa për gjetjen e tyre.

Lexo më Shumë

Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski pas takimit në Ohër, me drejtorët e institucioneve kulturore të këtij qyteti njoftoi se do të ndërpriten punimet e restaurimit të Xhamisë së Ali Pashës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne do të ndalojmë projektin në mënyrë që të gjejmë një zgjidhjeje të përbashkët. Nuk do të kishim lejuar që atje të ndërtohet dhe me atë ndërtim të shkaktohen tensione etnike, dhe i njëjti të jetë jashtë procedurave ligjore. Në këtë drejtim jemi të qartë”, tha ministri Allagjozovski. Sipas tij, shteti, por edhe ai në cilësi të ministrit, nuk janë kundër restaurimit të monumenteve kulturore-historike. ”Nuk kemi…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në orën 22:20 në rr. “Filipi i Dytë” automjeti “Volkswagen Bora” me targa të Shkupit, drejtuar nga Lj.Z. (36), ka goditur dy vajza nga Shkupi. Në fatkeqësi, lëndime pësuan dy vajzat të cilat me automjet tjetër u dërguan në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku iu ofrua ndihma mjekësore, kumtoi MPB. Tek njëra vajzë u konstatuan lëndime të rënda trupore dhe u mbajt për mjekim të mëtutjeshëm, përderisa tek tjetra vajzë janë konstatuar lëndime trupore dhe është dërguar në Klinikën për vesh, hundë dhe fyt pranë Qendrës klinike “Nëna Terezë” Ekspertizë në vendin e ngjarjes…

Lexo më Shumë

Ministri për punë të jashtme dhe tregti i Hungarisë , Peter Szijarto nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të kreut të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Siç njoftoi MPJ, në suaza të vizitës, është parashikuar ministri Szijarto të jetë i pranuar nga presidenti Gjorge Ivanov, nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe nga kryeministri Zoran Zaev. Ai do të realizojë takime edhe me zëvendësit e kryeministrit, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev. Në takimin e Szijarto me Dimitrov, do të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë, si dhe për gjendjen…

Lexo më Shumë

Në Shkup mbrëmë është djegur tërësisht një makinë, njoftojnë nga MPB. Sipas policisë mbrëmë rreth orës 23 e 40 në parkingun e rrugës Gjorgi Sugare, në Shkuo nga arsye të panjohura deri më tani është djegur në tërësi një makinë e tipit “Pezho 405”, me targa të Koçanit, në pronësi të S.Gj. Zjarri i makinës kapi edhe murin e jashtëm dhe kondicionerin e një dyqani. Zjarri u shua nga ekipi e zjarrfikësve. Policia është duke marrë masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kjo do të zgjidhë edhe dilemën nëse Aleancës për Shqiptarët do t’i merret Ministria e Shëndetësisë, për të cilën duket se ka pretendime LSDM, pasi dit më parë Kryeminsitri Zaev tha se ai post i ishte dhënë personalisht Arben Taravarit, i cili aktualisht është zgjedhur kryetar i Goistivarit. Jozyrtarisht njoftohet se Aleancës do ti ofrohet posti i Zëvendës Kryeministrit për Reforma dhe zëvendësministri i shëndetësisë. Ndërsa Ministri pa resor, i angazhuar për Investime të Huaja dhe posti i zv/Ministrit të Arsimit do të vazhdojnë ti takojnë BDI-së. Ashtu si edhe Ministria pa resor për integrimin e romëve, do të vazhdojë…

Lexo më Shumë

Bujqit që gjatë vitit do të shesin produkte në vlerë prej mbi 1 milion denarë, që është rreth 16 mijë euro, do t’u kthehet tatimi personal. Nga Ministria e Bujqësisë, thonë se nuk ka asnjë mundësi që bujqit të mos e paguajnë aspak këtë tatim. Arsyeja për këtë është nevoja të regjistrohet puna e tyre, por paratë e paguara do tu kthehen. Kjo do të thotë se rreth 65,000 bujq në fillim të çdo viti në llogarinë e tyre do të marrin një shumë të barabartë me tatimin e mbajtur”, tha Ministri i bujqësisë, Lupço Nikolovski. Pritet që shkaku i…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër për disa orë do të jenë pjesë të Gjorpe Petrovit, Karposhit dhe Qendrës për shkak të ndërhyrjeve teknike të caktuara të EVN Maqedonisë në rrjetin distributiv elektrik. Prej orës 9:00 deri në orën 10:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve në rrugët “Cërnogorska”, “Kuzman Shapkarev”, “Gostivarska” dhe “Beaz Kule” në Gjorçe Petrov. Prej orës 9:00 deri në orën 11:00, shfrytëzuesit një pjese të bulevardit “Mitropolit Teodosij Golloganov”, më saktë prej nur. 98 deri në nr. 114 në Karposh dhe prej orës 10:00 deri në orën 14:00, një pjesë e konsumatorëve në “Maksim Gorki”…

Lexo më Shumë

Mbi 150 punonjës turistik, përfaqësues të agjencive turistike, hotele, restorante, bodrume verërash, muze. udhërrëfyes turistik, transportues, studentë dhe përfaqësues qeveritar do të marrin pjesë në Bursën e dytë turistike në Maqedoni që do të mbahet më 21 dhe 22 dhjetor në Shkup. Në fokus të ngjarjeve, që nën slloganin “Të gjithë jemi pjesë e rrëfimit të njejtë turistik” e organizon Asociacioni nacional për turizëm ardhës të Maqedonisë (ANTAM), janë gjendjet dhe perspektivat e turizmit ardhës. Në këtë mënyrë, sipas krytearit të ANTAM, Vllatko Sulev, do të rritet vetëdija për rëndësinë e turizmit ardhës në Maqedoni si destinacion turistik dhe do…

Lexo më Shumë

Jemi në pritje të raporteve të shërbimeve, dhe ngadalë jemi duke krijuar kushtet që të mund të kemi vendime përfundimtare lidhur me projektin “Shkupi 2014”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në intervistë për Radio Evropa e Lirë. “Pjesë e përmendoreve nuk janë nën Qytetin e Shkupi, në këtë projekt janë të përfshirë edhe Komuna Qendër dhe Ministria e Kulturës. Të ndërtohet ura e rrotës panoramike, pa rrotën panoramike do të kushtojë rreth 4,5 milion euro. Mungojnë mjete që kjo të ndërtohet, dhe do të fitonit një urë ultra të shtrenjtë për këmbësorë. Të pastrohet korita e lumit…

Lexo më Shumë

Ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli se Maqedonia do të përparojë deri në vitin e ardhshëm në rrugën e saj drejt BE-së. I keni reformat të cilat duhet të përfundojnë, gjë që varet plotësisht nga ju dhe keni problemin me emrin, i cili poashtu duhet të zgjidhet. Shohim dritare të mundësive për zgjidhje gjatë vitit të ardhshëm, kur në të dy vendet nuk ka zgjedhje, thotë në një intervistë për TV24, ambasadori evropian Samuel Zhbogar. “Gjithmonë është mirë të jeni optimist, në vend se të jeni të pa vullnet dhe të thoni se nuk mund të bëni asgjë. Nga…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, i ka ftuar kryeministrat e vendeve “partnere” të Ballkanit Perëndimor, për një tubim joformal në Bruksel, ditën e hënë, më 18 dhjetor. Në njoftimin nga Zyra e Mogherinit, theksohet se në këtë takim, që është i treti i këtij lloji në vitin 2017, “do të diskutohet për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivën për vitin 2018, vit i cili partnerëve në rajon do tu ofrojë një mundësi unike për avancim në rrugën integruese të BE-së”. “Bashkimi Evropian është i përkushtuar për forcimin e angazhimit…

Lexo më Shumë