Author: Rilinda

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca për rastin “Tarifa”.Prokuroria Speciale Publike për rastin “Tarifa” heton shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – ERP Sistemit për nevojat e SHA ELEM, shkruan MIA. Sipas aktakuzës të dyshuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare i kanë mundësuar personit juridik – konzorcium, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë. Vlera e marrëveshjes së lidhur për furnizim…

Lexo më Shumë

Diskutim publik për ndryshime të mundshme të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik do të mbahet sot në Shkup në organizim të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministrit pa portofol i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. “Hapja e dialogut me komunitetin mediatik dhe organizatat civile për çështjen e nevojës të ndryshimeve eventuale të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, është paraparë konform Planit 3-6-9 të Qeverisë së RM-së, dhe me qëllim që të këmbehen mendime lidhur me zgjidhjen…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari Talat Xhaferi, e në përbërje të të cilit janë edhe deputetët Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska – Naumovska dhe Rexhep Memedi, prej sot qëndron për vizitë treditore në Republikën e Shqipërisë. Është paraparë që nesër kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, gjatë vizitës në Shqipëri, të realizojë takime me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi, zëvendës kryetaren e Qeverisë Senida Mesi, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Në ditën e fundit nga vizita tij, është paraparë që Xhaferi ta vizitojë edhe Liqenasin, ku…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë me reshje lokale të borës, sidomos në perëndim. Do të fryjë erë mesatare veriore. Nën ndikimin e masës së ftohtë të ajrit prej nesër deri të premten moti do të jetë stabil dhe shumë i ftohtë me erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit e këtyre ditëve do të ulet në interval prej -10 deri -3, ndërsa e ditës do të lëvizë rreth zeros.

Lexo më Shumë

Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë për të përshpejtuar integrimin e rajonit në BE, kanë qenë tema kryesore e bisedimeve në Bruksel mes Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dhe kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Siç kanë njoftuar nga zyra e Mogherinit, viti 2018 do të ofrojë një mundësi unike për rajonin që të bëjë hapa të pakthyeshëm përpara në integrimin në BE, me kusht që prioritet maksimal t’u jepet reformave të nevojshme, në veçanti reformave për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore. “Me një dinamikë të përtërirë…

Lexo më Shumë

Këshilli Drejtues i Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavel Shatev” e shfuqizoi konkursin për pranimin e 60 dëgjuesve në trajnimin fillestar të kandidatëve për prokurorë publikë. “Këshilli Drejtues i Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” në seancën e mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2017 mori vendim për tërheqjen e shpalljes publike të Akademisë për pranimin e 60 dëgjuesve në trajnimin fillestar të kandidatëve për prokurorë publikë, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nga 30.08.2016 dhe në gazetat ditore “Lajm” dhe “Nova Makedonija”, theksohet në vendimin e publikuar në faqen e internetit të Akademisë.…

Lexo më Shumë

Një njoftim për një manifestim kulturor nxjerr në pah përdhosjen që i bëhet rregullave të gjuhës shqipe. Gabime ka në çdo fjali, duke filluar nga fjala e parë: Tubim është shkruar Tubimun, ndërsa është degraduar edhe fjala e lartë, duke u shkruar e lart. Më tej, salla është shkruar gabim: sala, ndërsa është shkruar lartëpamësia në vend të largpamësia. Është shkrur gabim dhe fjala ligj, duke u degradur: ligjë Gabime ka edhe në pjesën e fundit, ku përmenden organizatorët e manifestimit.

Lexo më Shumë

Kreu i RDK-së, Vesel Memedi sot përmes një konference me gazetarët ka paralajmëruar se do të sqarojë pozicionin e tij në Qeveri pas zërave dhe akuzave të ndryshme ndaj tij. Parashtrohet pyetja se përse pikërisht ka zgjedhor të hënën kur pritet të caktohet fati i ASH-se së Selës në vazhdimin ose jo të participimit në koalcionin qeveritar? Ai i pyetur dje për të shprehur qëndrimin e tij politik lidhur me zhvillimet aktuale dhe votimin e plotësimit të vendeve vakante në Qeveri, ka theksuar se këtë do ta shprehë përmes një konference me gazetarët që do ta organizojë në Kuvend. Përgjigja…

Lexo më Shumë

Nëntë seanca për lëndë në Prokurorinë Speciale Publike janë caktuar këtë javë në Gjykatën Penale. Për sot dhe për të mërkurën janë caktuar seanca për lëndën “Shuplaka” në të cilën akuzohen 14 persona për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, faj për ngjarjet para Komunës Qendrës në qershor të vitit 2013, ka pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski. Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona të tjerë, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski,…

Lexo më Shumë

Me 18 dhjetor në ora 10:00 në Shkup, ambasadori Jess Baily do t’i bashkëngjitet ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në hapjen e punëtorisë PeaceTech Exchange për të punësuarit e Qeverisë. Stafi përgjegjës për komunikim dhe të dhëna të hapura në Zyrën për Komunikim të Qeverisë, Kuvendit, në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale, Agjencinë për Rini dhe Sport, dhe në Qytetin e Shkupit, së bashku do të debatojnë dhe do te gjejnë mënyra inovative për të potencuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies të qeverisë. Punëtorinë e organizon PeaceTech Lab nga Instituti Amerikan i…

Lexo më Shumë

Fituesi i zgjedhjeve të fundit lokale për të parin e Dibrës, Ruzhdi Lata bëri shumë premtime në fushatën e tij parazgjedhore, të cilat tha se do t’i realizojë. Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë. Në debatin parazgjedhor Debatpernime në Dibër, Lata prezantoi programin e tij ku mes tjerash premtoi se do të vazhdon me punë, në rregullimin dhe sistemimin e gjithë Dibrës. Ai tha se gjatë mandatit të kaluar ka investuar në infrastrukturë dhe se për këtë mandat ka ngelur të rregullohet edhe rruga që çon për në Strugë, rruga në lagjen…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “shuplakat” në të cilin të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangellova si edhe 11 persona të tjerë. Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot sërish do të duhen të përballen me “bombat” e rastit “Dhuna në qendër” apo “Shuplakat”. Përndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, Llazarov, i akuzuar për dhunë, bashkë me persona të tjerë, ka nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër…

Lexo më Shumë